Pas Francës edhe Gjermania me masa të reja për dëbimin e migrantëve

Periskopi.com Lajme

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer (CSU), azilkërkuesit duhet të dëbohen menjëherë, në rast se ata shkelin ligjin në Gjermani.

Seehofer do t’i paraqesë qeverisë gjermane propozime të reja për ndryshime të caktuara ligjore. Kërkesat e tij vijnë pas një sulmi të javës së kaluar në qytetin bavarez Amberg.

Më 29 dhjetor, katër azilkërkues të alkoolizuar nga Siria, Afganistani, Irani të moshës 17-19 vjeç sulmuan kalimtarë në rrugë duke i qëlluar. 12 vetë u lënduan. Aktualisht në Gjermani nuk ka të dhëna, se sa vetë dëbohen pas kryerjes së një vepre penale, në tërësi vitin e kaluar ka rënë numri i dëbimeve.

Në gjysmën e parë të vitit 2018 u dëbuan 12.300 vetë, krahasuar me vitin 2017, një rënie me 2%. Edhe ligji gjerman si rregull i ndalon dëbimet, nëse personi që do të dëbohet, kërcënohet nga tortura apo vdekja në vendin e origjinës, ose nëse jeta e tij vihet në rrezik për shkak të fesë, racës, nacionalitetit, bindjes politike apo përkatësisë në një grup social.

Të huajt që duan të jetojnë në Gjermani kanë nevojë për një leje qëndrimi, refugjatët dhe azilkërkuesit marrin vetëm një leje të përkohshme qëndrimi, për sa kohë, që trajtohet kërkesa e tyre. Në rast se kërkesa e azilit refuzohet, ata nuk kanë më të drejtë qëndrimi dhe duhet ta braktisin Gjermaninë brenda një afati të caktuar, (jo më larg se 6 muaj).

Nëse ky afat skadon, atëherë ata dëbohen me detyrim nga Gjermania në vendin e origjinës. Një person, i cili gjatë kohës së trajtimit të kërkesës së azilit dënohet me burgim të paktën deri në tre vjet, duhet teorikisht të dëbohet. Për personat e tjerë, që dënohen për vepra penale të vogla, ose nëse ata shihen si kërcënim për rendin publik, vendosin autoritetet vendore.

Dy autoritete e kanë kompetencën për dhënien e vendimit të dëbimit nga Gjermania – zyra e të huajve, që është pjesë e qeverive të landeve federale dhe Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF./TCh

Franca me plan të ri për pamundësimin e kalimit të migrantëve nepërmjet Kanalit të La Manshit

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Francës ka përgatitur një plan veprimi për reduktimin e emigracionit të paligjshëm përmes Kanalit të La Manshit drejt Britanisë së Madhe. Së pari Franca do të forcojë kontrollet në porte dhe zonat bregdetare.

Për këtë do të sensibilizohen edhe rojet në porte dhe qendrat e marrjes me qira të varkave, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner në Paris. Përveç kësaj do të zgjerohet lufta kundër bandave të kontrabandistëve.

Kalimi përmes këtij kanali duhet të ndalet, sepse është „jo vetëm i paligjshëm, por edhe i rrezikshëm”, ka thënë Castaner. Prandaj është në interesin e Francës dhe Britanisë së Madhe, „të bëjnë gjithçka për të penguar ngritjen e rrjeteve të reja të kontrabandistëve”.

Castaner viziton së shpejti Londrën për të koordinuar bashkëpunimin, për të cilin u ra dakord pak ditë më parë. Shkak është numri i lartë i refugjatëve me gomone që kalojnë Kanalin e La Manshit. 504 migrantë, sipas Castaner janë përpjekur vitin e kaluar të kalojnë përmes këtij kanali, shumica nga Irani. 276 vetë kanë arritur në brigjet britanike, 228 janë kthyer pas.

Qeveria në Londër flet për 539 persona që kanë bërë përpjekje të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, 80% e tyre nga tetori. Kalimi i Kanalit të La Manshit është i rrezikshëm jo vetëm për shkak të trafikut të dendur me anije, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrymave detare të rrezikshme. Në pjesën më të ngushtë të tij ky kanal është 40 km.

Sipas mediave britanike, emigrantët vendosen nën presion nga kontrabandistët, të kalojnë në Britaninë e Madhe para daljes së këtij vendi nga Bashkimi Europian, sepse pas kësaj do të forcohen më shumë kontrollet kufitare. /TCh

Kushte të mjerueshme nëpër kampet e refugjatëve në Greqi

Periskopi.com Lajme

Pas këmbanës së alarmit nga ana e Amnesty International dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, përsa i përket kushteve të tmerrshme dhe të rrezikshme të krijuara në qendrat e mbipopulluara të ishujve greke për emigrantët, qeveria greke ka filluar transferimin e tyre në qendrat e pritjes në Greqinë kontinentale.

Sipas agjencive ndërkombëtare numri i fëmijëve të pashoqëruar në kampet e ishujve është rritur me 30% nga viti i kaluar, ndërsa mbi 80% e 20.500 emigrantëve që strehohen në to, jetojnë në kushte të papranueshme higjenike, pasi 70 persona ndajnë një banjë të vetme.

Kreu i personelit gjerman në Mitilini për Mjekët pa Kufij, Florian Westfal deklaron se shumica e fëmijeve që ndodhen në kampin e Morias, të ardhur nga zonat e luftës, tashmë janë përsëri të pambrojtur, në një qendër ku në orët e vona të natës regjistrohen trazira e përdhunime. Të paktën katër prej tyre kanë tentuar të vetëvriten në javen e fundit- ka thënë ai.

“Kushtet në këto kampe janë të tmerrshme për çdo fëmijë të pashoqeruar dhe çdo kamp refugjatësh në mbarë botën është një situatë e tmerrshme për fëmijën. Dhe fëmijët janë të ekspozuar ndaj çdo lloj kërcënimi: kërcënimeve të drejtpërdrejta; abuzimit, dhunës, trazirave”, thotë Lucio Melandri, Koordinator UNICEF.

Sipas Agjencisë në Gjenevë gjendja krahasohet me një bombë që pritet të shpërthejë nga çasti në çast dhe autoritetet dhe populli grek të cilët kanë bërë aq sa munden për të ndihmuar të ardhurit e pambrojtur, nuk mund të përballojne më këtë situatë pa ndihmën e BE.

“Me kapacitet për të pritur 3.100 njerëz, qendra në Moria mban sot rreth 9.000 persona, midis tyre me shumë se 1700 fëmijë. Qendra në Samos, e cila është ndërtuar për 650 vetë, tani ka 680 fëmijë, dhe me shume se 4.000 njerëz”, thotë Melandri.

Per te lehtesuar sadopak kampin e Morias, autoritetet greke transferuan dje 100 nga 1200 refugjatet qe do strehohen ne nje qender te re pritjeje prane Selanikut, ndersa rreth 800 te tjere do te cohen ne Kavala dhe Janine./Tch

Fjalimi i fuqishëm i politikanit belg, Guy Verhofstadt në Këshillin e Evropës në mbrojtje të migrantëve

Periskopi.com Video