Pompeo: Ditët e Maduros në Venezuelë janë të numëruara

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Shtetit në ShBA, Mike Pompeo, ka thënë se presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, i ka “ditët e numëruara” pas përplasjes vrastare mbi ndihmat humanitare.

“Të caktosh ditët është e vështirë. Por jam i bindur se populli i Venezuelës do të sigurohet që ditët e Maduros janë të numëruara,” i ka thënë Pompeo CNN-it.

Dy njerëz vdiqën pas përplasjeve të së shtunës ndërmjet civilëve dhe trupave besnike ndaj Maduros, që bllokuan ndihmat humanitare.

I vetëshpalluri president i përkohshëm i vendit, Juan Guaido, tha se z.Maduro duhet të ofrojë dorëheqjen, përkthen Periskopi.

Guaido më tej kërkoi nga kombet e tjera që të shqyrtojnë “çdo masë” për ta rrëzuar Maduron.

Ndërkohë, Kolumbia dhe Brazili kanë thënë se do të intensifikojnë presionin ndaj Maduros që të heqë dorë nga pushteti. As presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka përjashtuar mundësinë e një përgjigjje të armatosur ndaj krizës në Venezuelë.

Z.Guaido muajin e kaluar e shpalli veten president të përkohshëm, dhe prej atëherë është njohur nga më shumë se 50 kombe, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ai thotë se parregullsitë e vërtetuara në zgjedhjet e 2018-s e kanë delegjitimuar lidershipin e Maduros.

Maduro në anën tjetër, mbetet i mbështetur nga aleatët ekonomikë përfshirë Rusinë, Kubën dhe Kinën. Ai beson se është president legjitim. Ai pretendon se dërgimi i ndihmave nga jashtë do të çelte rrugën për një intervenim ushtarak me ShBA-në. /Periskopi

Ish shefi i FBI: Trump do t’i shpallë luftë Venezuelës sepse tha “ata e kanë gjithë atë naftë”

Periskopi.com Lajme

Në korrikun e 2017-s në një takim privat me zyrtarë të inteligjencës, presidenti Donald Trump kishte pyetur se pse ShBA-të nuk ishin në luftë me Venezuelën, duke shtuar se “ata e kanë gjithë atë naftë dhe janë krejt afër derës sonë të pasme.”

Nëse kjo qëndron, atëherë vë në pikëpyetje qëllimet e Trumpit për ta rrëzuar diktatorin venezueljan Nicolas Maduron, dhe mbështetjen që i dha Juan Guaidos. Kjo tregon edhe se ai planifikon të dërgojë trupa në të ardhmen në atë vend, përkthen Periskopi.

Ky pasazh është marrë në librin e Andrew McCabe, ish ushtrues detyre i FBI, që jo befasisht ka marrëdhënie të keqe me presidentin.

Këto detaje ia kishte dhënë një agjent i FBI pas takimit me Trumpin. Sipas tij, Trumpi e kishte prishur takimin që duhej të ishte për spiunët rusë, por që doli të bëhej për Korenë e Veriut dhe vende të tjera.

Më pas, ai e kishte sjellur Venezuelën në tryezë: “Ky është vendi me të cilin dua të luftojmë.

Presidenti i Venezuelës: Amerika do të intervenojë që të na e marrë naftën por do t’ia bëjmë më zi se Vietnami

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, ka akuzuar Donald Trumpin dhe “grupet ekstremiste rreth tij” se po konspirojnë që ta rrëzojnë në mënyrë që t’ia marrin naftën Venezuelës, dhe ka paralajmëruar se ai po provon ta bëj vendin e Amerikës Jugore në një Vietnam të ri, përkthen në shqip Periskopi.

Në një video katër minutëshe në Facebook – të publikuar para protestave të reja opozitare gjatë ditës së sotme – Maduro pretendonte se liderët e ‘perandorisë” amerikane po konspironin “për t’ia marrë nga duart naftën” – ashtu siç kishin bërë në Irak dhe Libi.

Ai ka akuzuar edhe për Fake News Amerikën, në pamundësi që ta akuzonin vendin e tij për armë të shkatërrimit në masë, në mënyrë që të intervenonin.

“Nuk do ta lejojmë një Vietnam në Amerikën latine. Nëse ShBA-të mësyjnë intervenimin kundër nesh do ta marrin një përgjigjje edhe më të keqe se në Vietnam. Nuk do të lejojmë dhunë. Ne jemi njerëz të paqes,” tha ai. /Periskopi