Edi Rama jep sinjalet e para të zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Në një moment kur situata politike është tejet e tensionuar, dhe Partia Socialiste shkon në zgjedhje pa rival, Edi Rama ka dhënë sinjalet e para për zgjidhjen e krizës. Ai shprehet i gatshëm që në 1 korrik të ulet me Bashën për të gjetur zgjidhje, ndërsa deklarata e Erion Veliajt, ishte më e drejtpërdrejtë, kur tha se me shumë gjasa Rama në 1 korrik e fton Bashën në zgjedhje të parakohshme.

Partia Socialiste, po shkon për herë të parë pas rënies së  komunizmit, pa rival në zgjedhjet vendore.

Edhe pse Partia Demokratike  dhe aleatët e saj nuk u regjistruan në garën e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama u shfaq i prerë që në krye të herës për të mos e lëvizur datën, strategji kjo shumë pak e kuptueshme. Por në kulmin  tensionit politik dhe kur zërat ndërkombëtar janë shtuar ndejshëm, për zgjidhjen e krizës politike pas votimeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama,  ka dhënë sinjalin e parë, pikërishT në ditën që mbylli fushatën elektorale.

Kryeministri tha se ai  është i gatshëm që të ulet për dialog me Bashën qysh të hënën e 1 korrikut.

“Kam kërkuar dialog, dialog, dialog. Jam i gatshëm të ulem në dialog, të hënën, direkt dhe të diskutojmë jo për krizën e PD, por të diskutojmë çfarë marrëdhëniesh bashkëpunimi mes opozitës së rrugës dhe shumicës qeverisëse”, deklaroi Rama.

Përtej artikulimit të kryeministrit, bindja u forcua me deklaratën e një figure tjetër me mjaft peshë në Partinë Socialiste, Kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ai ishte pothuajse i bindur se me 1 korrik, Edi Rama, do ta ftojë kreun e opozitës në zgjedhje të parakohshme.

“Unë vë bast, nëse Edi Rama i thotë në 1 korrik dhe me gjasë do e bëjë një ftesë, i thotë Luli hajde të bëjmë zgjedhje nuk ka shans në botë që PD me 15% dhe LSI me 1 % të jenë gati për disfatën e radhës”, u shpreh Veliaj.

Në bllok, pothuajse të gjitha selitë diplomatike të vendeve të bashkimit evropian por dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar që në 30 qershor opozita të shmangë përplasjet, duke e vënë theksin tek një marrëveshje politike  e mundshme që i jep zgjidhje krizës duke filluar që nga 1 korriku./oranews/