Voziste me shpejtësi si i trentë, ndalohet shtetasi i Maqedonisë në Kroaci

Periskopi.com Lajme

Në natën e Vitit të Ri, policia e Kroacisë e ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i cili nëpërmjet autostradës në afërsi të Nova Gradishka ka vozitur me shpejtësi pothuajse të pabesueshme.

Siç teransmeton Portalb.mk, shtetasi nga Maqedonia e ka vozitur automjetin me targa të Gjermanisë me shpejtësi prej 254 kilometra në orë

Pasi e ka vërejtur patrulla policore e ka ndaluar, e ka përjashtuar nga komunikacioni dhe i ka shqiptuar gjobë.

Gjithashtu, të njëjtit i është ndaluar për një muaj që të drejtojë automjet të kategorisë B.

Policia kroate kumtoi se vozitësi është 31-vjeçar, ndërkaq identitetin nuk e ka kumtuar. /Periskopi

Protestojnë shqiptarët që luftuan në Kroaci, kërkojnë njohjen e statusit të veteranit

Periskopi.com Lajme

Pjesë e luftës në Kroaci ishin edhe disa shqiptarë nga Kosova. Ata luftuan kundër Serbisë deri në shkëputjen e Kroacisë nga Jugosllavia. 

Por, 23 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë, disa nga ish pjesëtarët shqiptar të e ushtrisë kroate sot po protestojnë për mos njohjen e statusit të veteranit e invalidit të luftës nga shteti kroat, raporton Indeksonline.

Ata sot me pankarta e flamuj kroat po protestojnë para ambasadës së Kroacisë në Prishtinë duke kërkuar që tu njihet statusi i veteranit e invalidit të luftës.

Ndonëse numri i tyre nuk është i madh ata po këmbëngulin që kjo temë duhet të trajtohet edhe njëherë nga Kroacia.

Para ambasadës vërehet edhe një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po e sigurojnë objektin për çdo rast.

Emigrantët përleshen me policinë në kufirin Bosnjë-Kroaci

Periskopi.com Lajme

Në kufirin mes Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë, qindra emigrantë janë përfshirë në një konflik fizik me policinë boshnjake. Madje ata arritën që të kalojnë pengesat policore duke kaluar në pjesën kufitare kroate.

Mllefi i emigrantëve erdhi pasi kaluan dy natë në të ftohtë në një kamp me tendencë për të kaluar në vendin ballkanik.

Thuhet se emigrantët janë nisur drejt qytezës së Bihaqit. Temperaturat gjatë natës kanë qenë deri në -5 gradë celcius.

Kroaci – Angli, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Kroacia dhe Anglia luajnë sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dyja ekipet nuk kanë asnjë fitore me nga një ndeshjeve të zhvilluar. Kroatët janë turpëruar nga Spanja me rezultat 6:0, teksa ‘Tre Luanët’ po ashtu humbën nga kombëtarja e njëjtë 2:1.

Ndeshja luhet në stadiumin e Rijeka, pa tifozë dhe fillon nga ora 20:45./Periskopi/

KROACIA: Livakovic, Jedvaj, Lovren, Vida, Pivaric, Kovacic, Rakitic, Perisic, Modric, Kramaric, Rebic.

ANGLIA: Pickford, Walker, Chilwell, Dier, Stones, Maguire, Barkley, Henderson, Kane, Sterling, Rashford.

“Çdo kroat në kufi me Serbinë duhet të ketë armë”

Periskopi.com Lajme

kroati i partisë qeveritare HDZ Stevo Culej është përpjekur që çdo kroat i shëndoshë në rajone kufitare me Serbinë të ketë armë në shtëpi. 

Gjatë debatit për propozim ligjin për armët., Culej ka thënë se do të lehtësohej sikur “çdo kroat i shëndoshë psikikisht e fizikisht që gjendet në rajonet kufitare me ish–armiken Serbinë, duhet të ketë armë në kontroll dhe në duar, sepse kush e di se çfarë sjell e ardhmja”, përcjell Hina.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate në opozitë Nenad Staziq i ka thënë Culejit se po paraqet teza raciste.

Culej më pas ka pyetur kolegun pse Kroacia ishte çarmatosur në vitet e 90-ta.

Reagimi i mediave serbe pas takimit të Haradinajt me kryeministrit kroat, alarmohen nga ‘raportet e mira’

Periskopi.com Lajme

Afërsia dhe raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të cilat u shpalosën gjatë një takimi në Dubrovnik, ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe atij kroat, Andrej Plenkoviç, duket se nuk iu kanë pëlqyer fort mediave serbe. 

“Kroacia është një partner ekonomik shumë i rëndësishëm për Kosovën”, kështu ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi që po mbahet sot në Dubrovnik, ku po marrin pjesë edhe kryeministrat e rajonit.

Haradinaj gjithashtu ka falënderuar kryeministrin kroat për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kroacia tradicionalisht e ka mbështetur Kosovën”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Ai gjithashtu ka shtuar se Kroacia është një partner i rëndësishëm ekonomik për Kosovën, dhe trendi i investimeve kroate do të vazhdojë të rritet në të ardhmen, shkruan mediumi serb ‘telegraf’.

“Kroacia e mbështet hyrjen e Kosovës në BE, proces nëpër të cilin po kalon Kosova, e në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë edhe për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe INTERPOL”, ka shtuar Haradinaj.

Edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, ka konfirmuar raportet e shkëlqyera me Kosovën dhe mbështetjen që shteti i tij i jep Kosovës në rrugën drejt integrimit në BE.

“ Ne do të jemi partneri më i fuqishëm ndërkombëtar për lobim që të njihet subjektiviteti i Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare”, ka thënë Plenkoviç.

Ndërkohë disa ditë më parë, gjatë një takimi në Berlin, Plenkoviç derisa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Prishtinës, ka dalë kundër idesë për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Muzeu në Kroaci zemëron shqiptarët, përdor term fyes

Periskopi.com Lajme

Një muze në Zarë të Kroacisë po justifikohet pasi u gjet duke përdorur një term fyes për shqiptarët në një ekspozitë të vjetër – për të cilin tha se ekspozita datonte në vitet 1970, kur termi nuk kishte të njëjtin kuptim që ka sot.

Muzeu është vënë nën presion nga pakica shqiptare e vendit, pasi u zbulua duke përdorur një term fyes për shqiptarët në një ekspozitë.

Gazeta Novosti e Kroacisë njoftoi përdorimin e fjalës të enjten në një panel të një ekspozite dygjuhësore në kroatisht dhe anglisht në Muzeun Arkeologjik në Zarë.

“Pasardhësit linear të ilirëve janë shqiptarët e sotëm ose ‘Shiptari’”, thuhet në këtë shkrim.

Jakov Vuçiq, kreu i muzeut, pohon se përdorimi i fjalës fyese “Shiptari” për shqiptarët është për shkak se bordi daton në një ekspozitë mbi historinë ilire të përpiluar në vitet 1970.

“Autori ishte i ndjeri Sime Batoviq, i cili e bëri atë në fillim të viteve ’70. Për sa kohë që unë e di, ne kurrë nuk kemi marrë ndonjë ankesë për këtë”, tha ai, duke pretenduar se fjala ndoshta nuk kishte të njëjtin kuptim negativ atëherë.

“Nëse në ndërkohë ky u bë një term nënçmues, nuk e di; Unë personalisht [akademikisht] nuk merrem me këtë temë”, tha Vuçiq.

Termi “shiptari” i përdorur në një ekspozitë dygjuhëshe në Zarë të Kroacisë. Foto kortezi nga Hrvoje Simicevic

Ai tha se muzeu do ta hiqte fjalën nëse ajo do të bëhej problematike, pasi është “vetëm një fjalë në një ekspozitë masive”.

Bashkimi i Bashkësive Shqiptare të Republikës së Kroacisë, megjithatë, ka shprehur pakënaqësinë e saj.

Kjo bashkësi tha për Novosti: “Ne shqiptarët nuk jemi të kënaqur duke u referuar si ‘Shiptari’. Prapa kësaj fjale nuk qëndron asnjë kontekst pozitiv”.

Përfaqësuesja e pakicës shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj, tha se termi “Shiptar” është përdorur në një kontekst negativ gjatë gjithë shekullit të 20-të dhe se situata nuk ishte e ndryshme tani.

“Është e pakuptueshme që një term i tillë të përdoret në një institucion akademik, i cili synon të shërbejë si rol model ndaj të tjerëve në aspektin e punës dhe besueshmërisë së tij”, tha ajo për BIRN.

Lekaj Prljaskaj i bëri thirrje Muzeut të shpjegonte ‘kontekstin specifik’ në të cilin përdoret termi nënçmues.

Termi përdoret në disa vende ish-Jugosllave për shqiptarët, veçanërisht Serbi – më së shpeshti në fushatat shpifëse në tabloide.

Shqiptarët janë një nga 22 pakicat kombëtare të njohura në Kroaci, me 17,513 anëtarë sipas regjistrimit të vitit 2011.

Stefanoviq i reagon kryeministrit kroat: Nuk mund të flasësh për kufijtë e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, kundër prekjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur reagime të menjëhershme në Serbi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, ka qenë i pari që ka reaguar, duke thënë se Kroacia po bënë gjithçka për të parandaluar një zgjidhje që do të thoshte më shumë stabilitet dhe paqe në rajon.

Stefanoviq madje në reagimin e tij ka çuar një mesazh tek Plenkoviç duke i thënë se nuk është i thirrur të flasë për kufijtë e Serbisë.

“Pas deklaratës së sotme të kryeministrit kroat Plenkoviç është e qartë se të gjithë ata janë kundër Serbisë. Kjo është konfirmuar nga qëndrimi i tyre kundër një marrëveshjeje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ata po bëjnë çdo gjë për të shmangur çdo vendim që do të thoshte më shumë stabilitet dhe paqe”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Tanjug.

“Pas deklaratës së sotme me kryeministrin kroat Plenkovic, është e qartë se të gjithë ata që janë ndryshe kundër Serbisë, pozita e tij është konfirmuar nga fakti se kundër marrëveshjes në mes të serbëve dhe shqiptarëve, dhe janë duke bërë çdo gjë në fuqinë e tyre për të shmangur çdo vendim që do të do të thotë më shumë stabilitet dhe paqe, “tha Stefanoviç në deklaratën e Tanjugut.

Deklarimet rreth zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Plenkoviç i ka bërë gjatë një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Plenkoviç ka thënë ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të hapte kutinë e Pandores.

Turistja rrahet me shufër hekuri, refuzoi të paguaj çmimet e larta në hotel

Periskopi.com Lajme

Një studente është rrahur brutalisht me një shufër hekuri pasi refuzoi të paguante më shumë para për hotelin ku ajo kaloi pushimet.

Laura Denmar 26 vjeçe, u sulmua brutalisht pasi të dashurin e saj e kishin vënë me shpatulla pas murit duke mos i lënë mundësinë të lëvizë. Studentja britanike e Dramaturgjisë, udhëtoi muajin e kaluar në Kroaci.

Sipas Daily Mail, ajo dhe i dashuri i saj Jeremy, 39 vjeç, rezervuan një hotel me një çmim prej 60 paund nata përmes një faqeje në internet.

E reja tha se pronari i hostelit ku ata qëndruan iu paraqiti një tjetër çmim nga ai që kishin rënë dakord në fillim.

Ajo tha:

U thashë se ishte e paarsyeshme dhe nuk pranova të jepja më shumë para, kështu që na u tha që do të thërrisnin policinë nëse nuk largoheshim menjëherë. Ne vendosëm të largoheshim, por pastruesja mbylli derën duke na lënë brenda derisa një burrë mbërriti. Ai mbërtheu të dashurin tim pas murit, ndërkohë që filluan të më godisnin mua me një shufër hekuri. Ishte e tmerrshme. Ne jemi mirë tani që jemi kthyer në Britaninë e Madhe por ishte një përvojë e tmerrshme. Jemi me fat që dolëm gjallë nga aty dhe dëshirojmë të paralajmërojmë të tjerët të kenë kujdes para se të rezervojnë qëndrimin e tyre nëpërmjet internetit.

 

​Daliq mbetet trajner i Kroacisë

Periskopi.com Sporti

Pas suksesit të madh në Kampionatin Botëror, kroatët duan ta mbajnë trajnerin e tyre.

Zlatko Daliq do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kombëtares kroate.

Nën udhëheqjen e tij, Kroacia arriti deri në finale të Kampionatit Botëror, ku u mund nga Franca.

Megjithatë ky ishte një sukses shumë i madh për kroatët që ishin befasia më e këndshme e Botërorit.

“Për mua ishte shumë e rëndësishme të diskutoja hapur me presidentin, të gjitha temat e mundshme. Falënderoj Davor Shuker për mirëkuptimin për gjithçka që nuk e kam konsideruar korrekte”, është shprehur trajneri kroat.

“Mendoj se i kemi zgjidhur këto probleme, kështu që presim të ecim përpara për sfidat e reja që na presin”, ka theksuar ai.

Daliq pritet të vazhdojë kontratën deri në përfundim të Euro 2020.

Kjo është paga mesatare në Zagreb

Periskopi.com Lajme

Të dhënat e fundit të publikuara nga institucionet Kroate tregojnë se paga mesatare në Zagreb për muajin prill ishte 7235 kuna (afër një mijë euro).

Sipas këtyre të dhënave pagat mesatare më të larta në atë muaj kanë marrë të punësuarit në shërbime financiare rreth 11,966 kuna si dhe ata që punonjë në e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror që arrijnë në 11,259 kuna.

Bazuar në këto të dhëna, pagën mesatare më të madhe se dhjetë mijë kuna e kanë pasur të punësuarit në industrinë farmaceutike, 10 mijë e 772 kuna. Rritja e pagave në kryeqytetin Kroat ka shënuar një shifër prej 5.1% krahasuar me një vit më parë.

Besoni apo jo, ky është çmimi i Luka Modric

Periskopi.com Sporti

Luka Modric tek Interi nuk është thjesht një hipotezë e afatit kalimtar, por një mundësi reale që po u shfaqet zikaltërve në këto momente.

Sipas medieve italiane, lojtari ka udhëzuar përfaqësuesit e tij që të nisin bisedimet konkrete dhe kjo është arsyeja pse një nga menaxherët e tij sot është parë në Milano.

Vlado Lemic, një nga përfaqësuesit e lojtarit, është ai që po bën ndërkohë negociata me Real Madrid që ta mundësojë transferimin e futbollistit në Milano.

Modric kërkon të largohet nga Reali, por klubi spanjoll për momentin ka vendosur veton, duke bërë të qartë se nëse 32-vjeçari kërkon të largohet, dikush duhet të paguajë klauzolën e tij që është 500 milionë euro.

Lemic insiston që të bëhet i mundur transferimi i tij në formën e huazimit, e vetmja mënyrë në të cilën mund të veprojë Interi, me pagesën vitin e ardhshëm të një shifre shumë më të vogël nga zikaltërit sesa është pretendimi i madrilenëve.

Për të kënaqur Perez, ai është gati të bindë Milinkovic-Savic të bëhet pjesë e madrilenëve, pasi vetëm afrimi i një mesfushori të këtij kalibri mund të bëjë të mundur që klubi të lejojë largimin e kroatit.

44 milionë dollarë për tunelin që nuk të çon askund

Periskopi.com Lajme

Kroatët në jug të vendit po ankohen për një tunel që iu ka kushtuar taksapaguesve 280 milion kuna (44 milionë dollarë) dhe që ‘nuk të çon askund’.

Sipas kanalit televiziv ‘RTL’ në Kroaci, ndërtimi është ndalur në një tunel prej 1.471 metrash nëpër një varg malor pranë qytetit Omis, i cili kishte për qëllim lidhjen me një ByPass ekzistues dhe zgjidhjen e problemeve të rënda të trafikut të qytetit.

Tuneli duhej të lidhej me Urën e Omis dhe u konsiderua si pjesë e një ‘projekti të rëndësishëm të infrastrukturës’ për të siguruar një lidhje më të shpejtë për banorët midis qytetit dhe rrugës kryesore bregdetare.

Shpresohej gjithashtu se rruga do të lehtësonte ‘bllokimet kryesore të trafikut’ që qyteti vuan gjatë sezonit të tij turistik.

Ndërtimet filluan gjashtë vjet më parë, por ‘RTL’ thotë se ‘çdo gjë është ndalur’ dhe paratë tani janë duke u shpenzuar diku tjetër.

Kjo ka shkaktuar që njerëzit e thjeshtë të ironizojnë mbi projektin.

Shumë banorë nga Omis janë ankuar në RTL rreth projektit.

‘Më duhet gjysmë ore për të arritur në shtëpinë time dhe tri orë për të shkuar në Split dhe Makarsa’, tha një banor.

Frane, një tjetër banor, thotë: ‘Kjo është e gjitha një lojë për ta, ndoshta ata mendojnë se Batman jeton atje’, ndërsa Ante shton: ‘Ky kryqëzim është më i keqi në Omis, por nuk ka para, kështu që s’mund të bëhet asgjë’.

Akil Gjakova rrëmben medaljen e artë në Kroaci

Periskopi.com Sporti

Akil Gjakova ka quar në piedestal xhudon kosovare në Grand Prix e mbajtur sot në Zagreb.

Në kategorinë 73 kilogramë Gjakova u tregua superior duke rrëmbyer medaljen e artë.

Ai në finale e mposhti xhudistin italian, Fabio Basile.

Kujtojmë se në gjysmëfinale ai kishte gjunjëzyar nënkampionin olimpik, Rustam Orujov nga Azerbajxhani.

Plas sherri, lojtari kroat e grushton serbin gjatë lojës (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Lojtari kroat e ka goditur me grusht kundërshtarin e tij serb gjatë një ndeshje në vaterpolo.

Ka përfunduar ndeshja midis Serbisë dhe kampionëve në fuqi të Kroacisë në sportin e vaterpolos.

Kanë qenë serbët ata që janë kualifikuar për në finalen e madhe duke e mposhtur Koracinë me rezultatin 9-7.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë ndeshje ishte inati i lojtarëve kroat dhe njëri prej tyre nuk i ka mbajtur dot nervat.

Në videon e më poshtme duket qartë se si një lojtar i Kroacisë e godet me grusht hapur fare lojtarin serb.

Macron në zhveshtoren e kroatëve, qetëson fëmijët e tyre

Periskopi.com Botërori 2018

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një gjest të madh pas humbjes së Kroacisë ndaj ekipit të tij kombëtar në finale të Kupës së Botës 2018 në Moskë.

Lideri francez, vendi i të cilit e fitoi trofeun më të madh në botën e futbollit për herë të dytë të dielën në Rusi, i vizitoi lojtarët kroatë në zhveshtoren e tyre në stadiumin kombëtar rus “Luzhniki Stadium”, transmeton Express.

Macron u fotografua duke i qetësuar fëmijët e lojtarëve kroatë pas humbjes, të cilët ndodheshin në zhveshtore.

Franca e mundi Kroacinë 4-2 duke u ngritur në majat e futbollit botëror për herë të dytë pas Kupës së Botës 1998 në Francë.

 

Tifozja seksi e Kroacisë mori vëmendjen edhe në ditën finale (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Tifozja më e popullarizuar kroate, Ivana Knoll, nuk ka mundur të mungojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Prezenca e bukuroshes në tribunat e Luzhniki Stadium ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fotografëve, të cilët i kanë publikuar disa fotografi të saj.

Ivana u bë e popullarizuar për fansat e futbollit që në fillim të Kampionatit të sivjetmë Botëror në Rusi.

Bukuroshja kroate mori vëmendjen e fotografëve gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Nigerisë në Kalinjingrad, të vlefshme për xhiron e parë të fazës grupore.

Që atëherë, ajo ka qenë vazhdimisht në faqet rozë, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar imazhe të shumta në mbështetje të kombëtares së saj.

Ndërsa para ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Rusisë, Ivana kishte pozuar së bashku me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic.

26-vjeçarja është shndërruar në një sensacion mediatik, por edhe në anën rozë të mediave në turneun më të madh ndërkombëtar.

Ivana, e cila në vitin 2016 ka konkurruar për ‘Miss Kroacia’ si përfaqësuese e diasporës, ka lindur në Gjermani, ndërsa nga mosha tetëvjeçare ka jetuar në Hercegovinë. Ajo studion në Fakultetin Grafik në Zagreb.

Shqiptari e ‘fikë’ bastoren, ia qëllon ndeshjen Francë-Kroaci me rezultat të saktë (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Një skedinë e çmendur po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë pikërisht për një biletë të luajtur për ndeshjen finale mes Francës dhe Kroacisë, ku një tifoz që ka luajtur nga qyteti i Elbasanit, ka gjetur rezultatin e ndeshjes në kokë.

Me një koeficient të çmendur 151, tifozi ka parashikuar rezultatin 4-2 në favor të “gjelave”, ndërsa në total ka fituar 750 mijë lekë të vjetra.

auto_skendia_syri.net1531683248

Trump e uron Francën pas fitores në Kampionatin Botëror, lavdëron edhe Putinin

Periskopi.com Botërori 2018

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka uruar Francën për fitimin e Kupës së Botës 2018, si dhe Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin, për organizimin e Botërorit.

Franca e fitoi Kupën e Botës për herë të dytë në histori, pasi në finale e mposhti Kroacinë me rezultat të thellë 4-2.

“Urime Francës, e cila luajti futboll të jashtëzakonshëm, për fitimin e Kupës së Botës 2018.

Urime edhe presidentit Vladimir Putin dhe Rusisë për organizimin e një turneu vërtet madhështor të Kupës së Botës – njëri nga më të mirët ndonjëherë!”, shkroi Trump në Twitter.

Francë-Kroaci, sot luhet edhe për Topin e Artë

Periskopi.com Botërori 2018

Për kualitetin teknik, dy lojtarët që mund të vendosin këtë finale janë Kilie Mbape dhe Luka Modriç.

Sipas analistëve, një duel i tillë mund të vendosë edhe një vend për në “Topin e Artë”.

Sigurisht që për talentin e madh francez fitorja e këtij trofeu individual mund të jetë diçka shumë e vështirë, pavarësisht rendimentit fantastik në Botëror.

Dështimi europian me PSG-në peshon shumë. Më i mundshëm është një triumf i Modriçit nëse fiton Kroacia.

Sepse ai ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit. Por sigurisht që dy “gjenitë”, Ronaldo dhe Leo Mesi, janë gjithmonë një hap përpara të gjithëve në këtë garë.