Banorët e “Lagjes së Spitalit” mbesin pa ujë, kjo është arsyeja

Periskopi.com Lajme

Banorët te “Lagja e Spitalit” sot kanë mbetur pa ujë për shkak se disa persona kanë ndërhyrë ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit.

Prishja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Malush Kosova” dhe “Holger Petersen”, njofton Klan Kosova.

Për këtë ka reaguar edhe KRU “Prishtina” duke njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë duke vazhduar punën e tyre në vendin e ngjarjes për të stabilizuar rrjetin.

Kjo kompani për më tepër ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët edhe për t’i zënë keqbërësit e sistemeve operative të rrjetit të ujësjellësit.

Pas rikthimit të furnizimit me ujë, banorët e lagjes janë përballur edhe me ujë të turbullt.

Ja reagimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë të lagjes së “Spitalit” në Prishtinë, konkretisht rruga “Malush Kosova” dhe “Holger Petersen”.

Gjatë ditës së sotme, e që po vazhdon ende, ju keni mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Mungesa e furnizimit me ujë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes ilegale të personave të papërgjegjshëm në rrjetin e ujësjellësit.

Pasojë e kësaj ndërhyrje ilegale, përveç që iu la pa ujë të pijshëm, pas rikthimit të furnizimit , ujin e kishit të turbullt, sipas informatave që ne i morëm nga ju.

Andaj, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, janë duke vazhduar punën e tyre në vendin e ngjarjes për të stabilizuar rrjetin, gjegjësisht sistemin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen e sipërpërmendur.

Qytetarë të nderuar, bashkëpunimi me ju, sjell rezultate dhe punë të shkëlqyeshme, madje edhe duke i zënë keqbërësit e sistemeve operative të rrjetit të ujësjellësit!