Nesër mbledhja e parë e kryesisë së Kuvendit, a do të caktohet ndonjë seancë?

Periskopi.com Lajme

Kryekuevndari Galuk Konjufca, ka thirrur Kryesinë për nesër në orën 10:00.

Në këtë mbledhje nga anëtarët e Kryesisë do të diskutohen disa pika si: shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave, shkruan Reporteri

Kujtojmë se për Konjufcën, kjo është mbledhja e parë e kryesisë si kryetar Kuvendi.

Ai u zgjodh si kryeparlamentar i këtij Institucioni më 26 dhjetor të vitit 2019.