Kryeministri australian: Orgjina e koronavirusit mund të jetë nga tregjet e kafshëve të egra

Periskopi.com Lajme

Kryeministri australian Scott Morrison tha se origjina e Covid-19 mund të jetë nga tregjet e kafshëve të egra, teksa bëri thirrje për një hetim të pavarur në origjinën e pandemisë.

“Origjina më e mundshme ka qenë në një treg të kafshëve të egra,” tha ai ditën e sotme.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që të kemi një hetim të duhur, një përmbledhje të pavarur, në mënyrë transparente, dhe të mësojmë nga këto gabime . Kjo është edhe ajo në të cilën përqendrohet Australia”, tha Morrison.

Deri më tani në Australi janë shënuar 96 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 15,621 të infektuar.