Hoti: S’do të ketë përplasje mes meje e Thaçit për dialogun

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se dialogu me Serbinë do të drejtohet nga ai.

I pyetur për faktin se figurativisht mund të ketë një përplasje ‘gjelash’, duke nënkuptuar një ‘luftë’ mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi, Hoti tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Sipas tij, të gjithë do të respektojnë ato çka i njeh Kushtetuta.

“Nuk do shihni asnjëherë asnjë lloj konfrontimi mes institucioneve, për arsyen e thjesht pasi kompetencat tona kushtetuese janë të qarta sa i takon dialogut. Dhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë autorizimin që ka presidenti dhe kryeministri për dialogun. Për aq kohë sa secili qëndron brenda kompetencave kushtetuese, nuk besoj se do të ketë përplasje për krerët e institucioneve. Unë do zbatoj kompetencat që më jep Kushtetuta”, ka thënë Hoti në “Real Story”.

“S’do lejoj askënd që të kalojë atë kufi. Nuk dua dhe nuk do ta bëja dot. Nuk kam të drejtë të delegoj që përgjegjësitë e mija t’ja delegojë dikujt tjetër. Ajo që kemi bërë ne në ditët e fundit, kemi rikonfirmuar qëndrimet tona për dialogun. Qytetarët e Kosovës nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë të re, veç një qasje të strukturuar. Ne kemi betonuar parimet tona. Nuk kam mandat për të negociuar integritetin territorial të Kosovës dhe marrëveshja duhet te jete ne respektim të Kushtetutës. Unë si kryeministër, do t’i informojë në baza të rregullta forumin politik për dialogun. Do themeloj një këshill ekspertësh pranë zyrës së kryeministrit, në veçanti persona që kanë marrë pjesë në nivele negociuese”, tha Hoti.

Hoti për vendimet e Kurtit: Do t’i rishikojë, disa kanë qenë të motivuara politikisht

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do t’i rishikojë vendimet e Qeverisë Kurti.

Hoti ka thënë në RTK se disa nga vendimet e ish kryeministrit Albin Kurti ka qenë të motivuar politikisht, shkruan Periskopi.

Ai po ashtu u shpreh se vendimet do të rishikohen por nuk do të shfuqizohen nëse janë ligjërisht në rregull.

“Ne duhet të zbatojmë ligjshëmërinë tërësisht, disa vendime kanë qenë të motivuar politikisht. Do t’i rishikojmë, por nuk jemi këtu për t’i shfuqizuar”, u shpreh ai./Periskopi/