Kurti takohet me ish-presidentin e Shqipërisë Moisiu

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim ish-presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiu.

Moisiu i uroi Kurtit punë të mbarë në qeverisjen e vendit.

Ish-kreu i shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare.

Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për Moisiun, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen.

Biseda mes kryeministrit Kurti dhe ish-presidentit Moisiu ishte shumë e ngrohtë, njofton Qeveria e Kosovës .

Albin Kurti dorëzohet dhe shkel sërish premtimet: Heqë taksën pa reciprocitet?

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur të heqë dorë nga parimi kryesor i tij në fushatë – reciprociteti politik, tregtar e ekonomik me Serbinë.

Kreu i Vetëvendosjes, ka vendosur të heqë nesër në mbledhjen e Qeverisë tarifën 100 përqind ndaj Serbisë dhe nuk do të vendosë recipeocitetin e premtuar, duke iu nënshtruar kështu presionit ndërkombëtar dhe ultimatumit të LDK-së e cila i ka thënë se nëse nuk e heqë taksën pa reciprocitet mund ta rrëzojnë nga pushteti.

Burime të sigurta brenda LDK-së kanë treguar në kushte anonime se sot ministrat e kësaj partie e kishin paralajmëruar bojkotin e mbledhjes së Qeverisë, andaj kryeministri Kurti është detyruar ta shtyej atë.

“Dje jemi marrë vesh që në mbledhjen e radhës të Qeverisë duhet të hiqet taksa dhe mos të vendoset reciprociteti në këtë fazë pasi nuk po e pranojnë miqtë tanë ndërkombëtarë. Kur e kuptuam që kjo pikë nuk ishte në rend dite, e paralajmëruam kryeministrin se nuk shkojmë fare në mbledhje të Qeverisë. Andaj tashmë jemi pajtuar që nesër ora 12:00 Qeveria të merr vendim për heqjen e taksës sipas kërkesave të miqve ndërkombëtar pa reciprocitet”, tha njëri nga ministrat e LDK në Qeverinë Kurti në kushte anonime.

Zyrtarisht dy partitë e koalicionit qeveritar VV e LDK nuk kanë pranuar të deklarohen rreth vendimit që pritet të meret për heqjen e tarifës.

Ndryshe sot gjatë ditës Qeveria edhe zyrtarisht ka nkoftuar për anuliminne e mbledhjes së paraparë për sot të cilën sipas njodtimit e kanë shtyrë për nesër ora 12:00.

Kurti ka 80 mijë ndjekës në Instagram – ndjek vetëm një

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në faqen e tij në rrjetin social Instagram ka plotë 82.1 mijë ndjekës.

Ndërkaq ai ndjekë vetëm faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rrjet social.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale: Facebook, Twitter dhe Instagram.

A do t’ju ulen pagat edhe gjyqtarëve me vendimin e Kurtit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë pritet ta shfuqizojë vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave prej 100%.

Por, a pritet kjo të ketë implikime edhe tek gjyqtarët?

Ligji për Gjykatat, në nenin 35, thuhet qartë se kryetari i gjykatës supreme nuk guxon të ketë pagë më të ulët se kryeministri, ndërsa gjyqtarët sa 90 për qind e pagës së kryetarit të gjykatës.

Sipas këtij ligji, pagat e gjyqtarëve do të kthehen siç kanë qenë para vendimit të Haradinajt për rritje të pagave.