Zaev: Nuk jam i pari që kam rënë pre e mashtrimeve telefonike, më vjen keq

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, në një pres-konferencë ka thënë se ai nuk është i vetëm që ka rënë pre e mashtrimeve telefonike.

Ai thotë se kjo ngjarja me mashtrimet telefonike ju ka ndodhur edhe shumë kryetarëve dhe kryeministrave të vendeve tjera po edhe funksionarëve publik, por se i vjen edhe keq për atë çfarë ka ndodhur.

Sipas Zaevit, lista e të përfshirëve është shumë e gjatë. Ai thotë se propagandat e tilla nuk janë në favor të vendit dhe se po shpërndahen nga mediume nga anti-NATO.

Zaevi tha se në bisedën e përgjuar është dëgjuar duke thënë se është kundër ndryshimit të kufijve dhe ka shfaqur besimin për zgjidhjen e Marrëveshjes së Prespës./AlsatM/

Ndryshime në Qeveri, Zoran Zaev do të jetë ministër i Financave

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev do të ketë rol të dyfishtë në Qeveri pasi do të jetë edhe ministër i Financave.

Këtë vendim e ka marrë pasi në planin e tij qëndron se këtë vit fokusi kryesor do të jetë në ekonomi.

Edhe më tej, ministri aktual i financave, Dragan Tevdovski, i cili deri më tani është i vetmi të cilin me plotë kuptimin e fjalës e ka kapur operacioni “Fshesa”, do të mbetet pjesë e kabinetit. Ai do të jetë këshilltar i Zaevit ndërsa do të jetë edhe pjesë e përbërjes së ardhshme të Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

“Do të ketë vendime të guximshme, ku dobinë duhet ta shohin qytetarët, por që të gjithë qytetarët, edhe në aspektin social edhe në aspektin e bujqësisë, në pjesën e pensioneve, rrogave dhe çdo gjë që do të thotë zbatim i dobive, kur tashmë janë tejkaluar çështje e mëdha politike në vend. Mbetet tani ta rrisim standardin ekonomik në vend”, tha Zaev.

Alsat tentoi të kontaktojë ministrin Tevdovski, por ishte i pakapshëm.

Ndryshe, kryeministri Zaev publikisht nuk u ankua nga puna e Tevdovskit. Por, para një viti kur opinioni kërkoi përgjegjësi nga zyrtarët që ishin pjesë e skandalit që e tronditi Fondin e inovacioneve, kryeministri tha se është vështirë të gjenden njerëz të aftë që do t’i zëvendësonin të njëjtit./AlsatM