Rama për Kurtin: Nuk jam nga ata që i thonë Isa Mustafës kriminel, e pastaj e thërrasin profesor

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka polemizuar me analistin Ron Gjinovci. Rama ka akuzuar Gjinovcin se po shpif për rrëzimin e teatrit dhe ka thënë se shoqëria civile është në nivelin më të ulët të mundshëm nëpër studiot shqiptare.

Gjinovci tha se nuk do të qëndrojë në një studio ku përhapet propagandë, ndërsa Rama iu përgjigj se faktet nuk janë propagandë.

Tutje Rama tha se nuk e njeh zëvendëskryeminsitrin në detyrë të Ksovoës, Haki Abazi. Rama u pyet për akuzat e Abazit se Shqipëria ka lënë në duar të oligarkëve dhe rrëzimi i teatrit është shëmbull për këtë.

‘’Kur një zëvendës ministër thotë kso shpifje është nivel shumë i ulët’’

‘’Teoria e këtyre që orientojnë ndërtimin e teatrit të ri nga oligarika tregon nivel e tyre që nuk ka qenë’’, tha ai.

Tutje ai ka thënë se akrrierën e tij politike e ka nisur nga shoqëria civile dhe se nuk ka pasur nevojë të shpifë asnjhëerë.

‘’Unë në jetën time asnjëherë nuk e kam quajtur Sali Berishën vrasës. Nuk e kam quajtur hajdut. Nuk e kam quajtur kriminel’’

‘’Njëherë është Isa Mustafa krimineol pastaj profesor. Njëherë thotë eja ti bëjmë varrin kriminelit, pastaj bëhen bashkë. Mua këso akuza nuk më kan hije. Nuk dua të ndërtoj këso kauza”, shton ai.

Eskalon debati mes Edi Ramës e Rron Gjinovcit: Kryeministri i thotë aktivistit ‘mos ma tund dorën, s’ke faj që je ky që je’

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kapur në debat drejtpërdrejtë me aktivstin kosovar, Rron Gjinovcit, pasi ky i fundit i tha se prapa tij qëndrojnë oligarkë që vendosin për vendin.

Rama i ka thënë Gjinovcit se nuk e njeh fare, por që shpifjet e fabrikimet vijnë e nxiten nga njerëz si ai.

“Mos te vij keq se ti nuk ke faj që je ky që je. Nëse ty faktet të duken propagandë ky është problemi yt. Nëse ty akuzat, shpifjet dhe fabrikimet e nxitura nga njerëz si ti, se unen uk të njoh fare, apo nga njerëzit si vegël që ke ardhur të bësh punën aty.

Mos më ndërprit, sepse ti nuk ke të drejt të më thuash mu që unë po gënjekam këtu, e ti po e thua të vërtetën. Mbaj oligarkët për vete, ti dhe të gjithë ju bashkë që e mendoni politikën duke anatemuar të tjerët. Nuk e di aktivist i kujt je ti.

Mos ma tund dorën, sepse injoranca nuk është argument”, ka thënë Rama në T7.

Ndër të tjera, në këtë debat po diskutohet për rrëzimin e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Rama ia kthen Mustafës: S’të kam quajtur tinëzak

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kthyer një përgjigje kryetarit të LDK-së Isa Mustafa i cili tha se Rama e cilësoi si “politikan tinëzak” në një intervistë televizive.

Rama përmes një postimi në Twitter e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai iu drejtua Isa Mustafës duke i thënë se ka rënë pre e lajmeve me tituj të deformuar, derisa shtoi se nuk e ka quajtur dhe as s’e ka menduar ta quaj ‘tinëzak’.

Kryeministri shqiptar ka shkruar po ashtu se nuk ka deklaruar se është folur për “Mini-Shengenin” në kuadër të Procesit të Berlinit, derisa i ka thënë Mustafës se është i saktë kur thotë se është pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quajti ‘politikan tinëzak’.

Ai sqaroi se gjatë kohës sa ishte kryeministër nuk ka biseduar as me kryeministrin shqiptar dhe as me të tjerët për idenë e të ashtuquajturit Mini-Shengen – duke pretenduar se kështu ka deklaruar Edi Rama.

Rama e etiketon si tinëzak në politikë, reagon Isa Mustafa

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryetari i LDK’së është një lider tinëzak, dhe se ai e ka ditur për shengenin ballkanik që një kohë të gjatë.

“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë”, tha Rama.

“Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakorduar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha.”

“Për këtë anën ekonomike jemi dakorduar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, ka thënë Rama në T7, përcjell Periskopi.

Por, për këto deklarata të Edi Ramës, ka reaguar kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i cili ka thënë se nuk dëshiron ta cilësoj ashtu siç e meriton.

“Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.
Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mustafa në Facebook./Periskopi/

Edi Rama: Nëse e bëjmë idenë e Albinit na hidhet mbi qafë Brukseli e Washingtoni

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për një medium kosovar të quajtur T7 e në të cilën ka shprehur qëndrimet e tij politike.

Ai ka komentuar edhe idenë e kryeministrit kosovar, z.Albin Kurti, i cili përmendi në vizitën në Tiranë idenë e MakroShengenit shqiptar

“Për një ide të tillë i kemi në kurriz edhe Washingtonin, edhe Brukselin,” tha ai, përcjell Periskopi.

Kryeminstri shqipriot deklaroi se ShBA-ja dhe BE-ja i frikësoheshin idesë së bashkimit të shqiptarëve pas heqjes së kufirit.

Rama ka vazhduar ta mbrojë idenë e Shengenit Ballkanik, duke deklaruar se ai e ka bindur presidentin serb Vuçiq që ta pranojë këtë ide.

Rama jep lajmin e madh, për herë të parë në Shqipëri do të ndërtohet parku Fotovoltaik

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot për herë të parë në zonën e Karavastasë do të ndërtohet parku Fotovoltaik.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bëri me dije se ky park do të ketë si synim prodhimin e energjisë diellore, me një kapacitet prodhues prej 140 megavat.

“Ky vit shënon zgjerimin e hartës së burimeve energjitike të Shqipërisë me investimin në energjinë dillore për Parkun e Parë Fotovoltaik, që do të ndërtohet në zonën e Karavastasë, me një kapacitet prodhues 140 megavat”, ka shkruar Rama.

Linja ajrore Prishtinë-Beograd, Rama: Hap i rëndësishëm, mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Përmes një postimi në Twitter, duke e cituar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ky është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Postimet në Twitter Rama i vazhdoi duke e përmendur kryeministrin në detyre Ramush Haradinaj, për të cilin tha se bëri mirë që e përshëndetin këtë hap.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap👍 Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit👎”. ka shkruar Rama.

Padia e Edi Ramës, ky është dënimi që mund të marrë Ramush Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Përkundër takimeve zyrtare, që shpeshë-herë i ikën, tani më kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe  kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të takohen në ambient më ndryshe, duke përjashtuar pozitat e tyre zyrtare.

Kjo pasi që Rama ka nisur një rrugë ligjore kundër Haradinajt.

Përmes një padie të dërguar dje nga Edi Rama në Gjykatën Themelore në Prishtinë, thuhet se Haradinaj po akuzohet për shpifje ndaj homologut të tij nga Shqipëria, andaj si rrjedhojë, Rama ka kërkuar edhe kompensim të dëmit.

Sipas padisë, Haradinaj në disa debate televizive, e kishte quajtur Edi Ramën, si tradhëtarë dhe duke e bërë atë si mbështetës të idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Kjo si duket nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, pasi që i njëjti dje është detyrar që të  ngre padi ndaj këtyre deklaratave.

Po ashtu, në padi, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme.

Në bazë të ligjit për shpifje dhe fyerje në Kosovë, barra e provës për të dëshmuar ekziston tek paditësi, ku në këtë rast Edi Rama obligohet që të dërgojë prova në gjykatë të cilat do të dëshmonin se Haradinaj ka shpifur ose jo në drejtim të Ramës.

Njohësi i çështjeve juridike, Anton Ndrecaj, thotë për IndeksOnline se për ta argumentuar padinë e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duhet ti dërgojë gjykatës prova mbi akuzat.

“Ligji parasheh, veprimet e personit i cili padit një person tjetër për shpifje, ai duhet ta argumentojë barrën e provave, si e kami pa që thelbi kryesor i padisë është akuza e Ramushit që e ka bërë Edi Rama për atë pjesën e shkëmbimit të territorëve, për me argumentu padinë e tij ai duhet me i ofru gjykatës dëshmi, se nuk është ai tradhëtari siç thuhet se ka thënë Haradinaj”.

Por, nëse gjykata përmes vendimit të saj, bazuar në argumentet që i ka dërguar pala paditëse, vërteton që akuzat e njejta janë të vërteta dhe qëndrojnë, Haradinaj mund të dënohet me gjobë apo deri në 3 vjet burg.

Avokati Ndrecaj thotë, se në të kundërtën nëse gjykata vërteton se akuzat mbi Haradinajn janë të paargumentura apo të pavërteta, at’herë, Haradinajt i happen rrugët që ta padisë homologun e tij, Edi Ramën, për dëmtin të imazhit.

“Nëse vërtetohet se padia e Ramës është e argumentuar dhe qëndron, Haradinaj mund të dënohet me 3 vjet burg, apo edhe me gjobë pra me të holla, vetëm se masën nuk e di. Por nëse ato për çka Edi Rama e ka paditur Ramush Haradinajn, rezultojnë të pavërteta, at’herë lënda bie poshtë dhe Haradinajt i hapën rrugët për ta paditur Edi Ramën për dëmtim të imazhit”, tha Ndrecaj.

Tutje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje përmes një shkrimi në “facebook”, i’u kundërpërgjigj Ramës, duke i thënë se kjo padi është e pabazuar dhe se ai është i gatshëm të i dalë me një përgjigje në padi.

Rama: Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë të pa pastruar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video nga pastrimet e rrënojave që po bëhen në zonat e prekura, ndërsa theksoi se deri në fund të këtij muaji duhet të pastrohen të gjitha rrënojat.

“Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie”, shkroi Rama në Facebook.

Rama i gëzohet lindjes së dy bebeve pas tërmetit: Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është gëzuar lindjes së dy bebeve  pas tërmetit.

Ai iu dëshiroj jetë të gjatë dhe të lumtur e me prindër dy bebeve.

Njëra nga bebet ka lindur në Prizren, kurse tjetra në një çadër të Durrësit.

Postimi i Edi Ramës:

KA NJE KOHË PËR TË VDEKUR DHE KA NJË KOHË PËR TË LINDUR

Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri si kokrra e mollës. Edhe 100 dhe shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit e me kë t’u dojë zemra e vogël, që u bëftë sa më e madhe

Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëri.

Rama njofton se Vuçiq ka nisur nga Serbia një ekip shpëtimi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se shtetet fqinje, Mali i Zi e Serbia kanë nisur ekipet shpëtimtare.

Këtë ia kanë konfirmuar dy kryeministrat e vendit, Markoviq e Vuçiq.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç” shkruan Rama në njoftim.

Edi Rama: Po bëhet maksimumi për të marrë “Po-në” e merituar për çeljen e negociatave

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se po bëhet maksimumi për të marrë “Po-në” e merituar për çeljen e negociatave, ndërsa theksoi se “më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces”.

Këtë deklaratë Rama e ka bërë përmes një video-mesazhi, ku ka thënë po ashtu se një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian pasnesër, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell atsh.

Sipas tij, kancelarja Angela Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një “Po”, për të dyja vendet ndërkohë që qëndrimi i presidentit francez Emanuel Macron sipas tij, nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

“Nuk jam as optimist as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë ‘Po-në’ e merituar dhe se më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Pak por e sigurt është se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu sikundër kërkon sot shumë më tepër nga vetë BE-ja se sa nga Shqipëria apo nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë Rama.

Rama takon presidentin francez Macron

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish presidentit të Francës, Jacques Chirac.

Ai me këtë rast ka takuar presidentin aktual francez, Emmanuel Macron.

Siç shihet në foto Rama-Macron, kanë raporte të afërta miqësore.

Më herët kryeministri Edi Rama, së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë takuar edhe ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Edi Rama takohet me Donald Trump

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Rama këtë e ka bërë të ditur duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Zaptimi i plazheve publike, Rama: Ligj i ri për mbrojtjen e vijës bregdetare

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar hartimin e një ligji që do të mbrojë vijë bregdetare. Ky ligj i ri, thotë ai do të dërgohet për votim në Kuvend gjatë Vjeshtës.

Reagimi i Kryeministrit vjen pas aksioneve të Policisë së Shtetit për lirimin e plazheve publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Sipas Ramës, ligji i ri do të mbrojë dhe administrojë nga shteti të gjithë vijë bregdetare shqiptare.

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qëndrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton. Në vjeshtë në Kuvend, ligji i ri për mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti. Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët që nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve.

“ZeroTolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes”, shkruan Rama në Facebook. /tvklan.al/

Rritet me 11% numri i turistëve, 220 hotele më shumë këtë vit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se në 6 mujorin e parë të këtij viti kemi rritje me 11% të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

“Në 6 muajt e parë të vitit kemi rritje me 11% të vizitorëve të huaj, krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të shkuar dhe sot që flasim janë 220 hotele më shumë të çelura në dispozicion të mikpritjes se një vit më parë”, tha ai.

Kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp ku foli për rezultatet e qeverisjes në gjysmën e parë të këtij viti dhe për prioritetet shtator 2019- korrik 2020./asth

Rama pret që opozita në Shqipëri të reflektojë, ajo që bënë ishte katastrofë për ta

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi edhe një herë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën në të mirë të vendit.

Në një intervistë për “Al Jazeera-n”, kryeministri Rama deklaroi se është i gatshëm për dialog me opozitën dhe se politika e ka për detyrë që të bashkojë vendin.

Rama tha se bojkoti ishte një katastrofë për opozitën, por e ardhmja sipas tij, duhet parë me optimizëm.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por natyrisht që duhen dy veta për të kërcyer një tango. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë, do të reflektojnë dhe do të kuptojnë që ajo që bënë ishte një katastrofë për veten e tyre”, deklaroi Kryeministri Rama.