Marrëveshja e Thaçit nuk ishte sekrete, për të kishte folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po e pretendon shkarkimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, me konstatimin e nxjerrur se presidenti aktual e ka shkelur rëndë Kushtetutën në kohën kur ishte kryeministër.

Kurti po pretendon se Thaçi ka nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me sekretarin e Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit barti të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri, andaj sipas konkluzioneve të nxjerrura, Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, dhe duhet iniciuar procedurë për shkarkimin e tij.

Mirëpo kjo marrëveshje nuk është e fshehtë ashtu siç po pretendon Kurti. Për këtë kishte folur edhe vetë Sekretari aktual i NATO-s, Jens Stoltenerg.

Duke folur për mundësinë që Forcat e Sigurisë së Kosovës të shkojnë në veri të vendit, Stoltenberg kishte thënë në shkurt të vitit të kaluar se në bazë të marrëveshjes së vitit 2013 në Bruksel, FSK s’mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it.

Madje kishte thënë se një marrëveshje e tillë është në fuqi dhe duhet respektuar.

“Kemi një marrëveshje, marrëveshjen e Brukselit 2013 që thotë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it, dhe ajo marrëveshje është ende e vlefshme dhe duhet respektuar”, kishte thënë  Stoltenberg në shkurt të vitit të kaluar.

Rrjedhimisht, kjo marrëveshje nuk ishte sekrete, siç është quajtur nga Kurti dhe për këtë dihej në shumë deklarime të zyrtarëve të NATO-s për mandatin e FSK-së në veri.

“Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka potencuar faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje SEKRETE, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit]”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar Vjosa Osmanit.

Kurti tregohet ‘modest’ kurse vetura e Albulena Haxhiut qëndron e parkuar në trotuar

Periskopi.com Lajme

Derisa Kryeministri i vendit, Albin Kurti bënte filma sot në mëngjes duke ecur në këmbë për në punë, vetura e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka qëndruar e parkuar në trotuar përskaj kunjave pengues.

Kjo shihet edhe në një fotografi të siguruar nga Gazeta Metro, ku vërehet vetura e ministres së Qeverisë Kurti e parkuar në trotuar.

Fotografia është bërë afër gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë, derisa ende nuk dihet se për çfarë arsye ka qenë aty.

Theksojmë se sot Kryeministri Kurti bëri bujë nëpër media e rrjete sociale, pasi shkoi në punë të dielen, madje në këmbë.

Të gjithë këtë e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku shihet se fotografi e tij e ka përcjellur gjatë gjithë rrugës.

Kjo ka bërë që Kurti të duartrokitet nga shumë qytetarë, mirëpo nga disa të tjera, është cilësuar si tendencë për t’u treguar më modest dhe për të fituar poena politik.

Kurti: S’është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka shtuar se nuk pret ndonjë dialog thelbësor e as rezultate të shpejta derisa edhe Serbia është në prag të zgjedhjeve.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të tij.

Haradinaj arsyeton autostradën e Dukagjinit: Veç shkoni me kerr një herë asaj rruge

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Autostrada e Dukagjinit duhet të bëhet, shkruan Periskopi.

Haradinaj tha se kjo autostradë është e nevojshme për zhvillimin ekonomik.

“Zor që ndodh zhvillimi ekonomik pa infrastrukturë. Duhet mu shqyrtu gjithë parametrat s’ka parametra që e tregon sa vitale është ajo rrugë, a është koncentrimi i familjeve, bizneseve. Mjafton me shku me kerrin tuaj prej Pejës në Deçan e shihni si është gjendja e saj, e zgjidh problemin për 5 vjet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se edhe për Autostradën e Gjilanit e të Elez Hanit mund të ishin parë si të panevojshme, por pa këto nuk bëhët ekonomi.

Tutje, Haradinaj tha se këto autoudhë Kosova duhet t’i ndërtojë./Periskopi/

 

Haradinaj: Macron po planifikon që Samiti i Parisit të mbahet në shtator

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka biseduar përmes telefonit me këshilltarin e presidentin e Francës, Emanulel Macron i cili i ka treguar se Samiti i Parisit mund të mbahet në shtator, shkruan Periskopi.

Haradinaj në KTV tha se është telefonuar nga këshilltari i Macronr dhe i cili i ka shpejguar qëllimin e vizitës së Macron në Serbi.

“Samit të Parisit në shtator. Kanë këkru me ndodh dhe pritet të ndodh. Jam telefonu nga këshilltari i Macron dhe më ka shpejgu për qëllimin e vizitës dhe synimin që të gjendet një zgjidhje e çështjes Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj feston ditëlindjen, kafen e parë e pi me nënën

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen.

Ai ka mbushur 51 vjet, ndërsa kafen e parë e ka pirë më nënë e tij, para se të nisej për kryeministri, njofton Klan Kosova.

“Sot në ditëlindjen e 51-të, kafen e mëngjesit me nanën Rukë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, ku menjëherë ka marrë shumë urime për ditëlindjen e tij.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting