Haradinaj përmend sukseset e qeverisjes së tij në pritjen e fundvitit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje për festat e fundvitit.

Me këtë rast Haradinaj ka përmendur sukseset dhe sfidat e qeverisjes së tij.

Ai tha se ftesa për të në Gjykatën Speciale ishte e papritur.

Sipas tij dorëheqja tregoi demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.

Postimi i plotë:

Rrena s’ka skaj: Haradinaj dhe vizat, historia e premtimeve qe s’merr fund

Periskopi.com Lajme

11 vite shtet i pavarur, por qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

Shumë premtime për viza u dhanë, por deri sot nuk pati rezultate pozitive në këtë drejtim.

Përkundër këtyre dështimeve me vizat, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj edhe sot ka dhënë një datë tjetër për liberalizim.

Haradinaj sot tha se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të ndodhë vetëm në pranverë të vitit të ardhshëm dhe jo këtë vit siç kishte paralajmëruar.

Sipas tij, shtyrjes së datës për liberalizim i ka kontribuar Vetëvendosja dhe LDK-ja të cilat po i zvarritin procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Premtime të tilla Haradinaj kishte dhënë qysh në vitin 2017 gjatë fushatës parazgjedhore, ku pati thënë se nën qeverisjen e tij liberalizimi i vizave do të ndodhë për 90 ditë.

“Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës në Qeveri për liberalizim të vizave me BE-në”, kishte thënë Haradinaj.

Ai shkeli edhe parimet e tij mbi të cilat kishte kërkuar votën në zgjedhjet e kaluara, duke e votuar demarkacionin me Malin e Zi, ku në një kohë thoshte se me atë po i bëhet padrejtësi Kosovës.

Votimin e Demarkacionit, Haradinaj e përdori si arsyetim për liberalizimin e vizave, mirëpo ato nuk ndodhën.

Një deklaratë tjetër për heqjen e vizave Haradinaj e dha edhe më 23 mars 2018.

“Liberalizimi i vizave ka ndodhur, ka ndodhur pardje”, deklaroi i bindur në fjalët e veta Haradinaj, mirëpo as kjo prognozë e kryeministrit në detyrë nuk doli të jetë e saktë.

Një tjetër lajm se vizat u liberalizuan Haradinaj e dha edhe në maj të këtij viti, gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ai tha se në Berlin ka marrë mbështetje nga Gjermania për liberalizimin e vizave.

“Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në takim në ka konfirmuar këtë qëndrim: na ka thënë “po” për vizat”, kishte deklaruar Haradinaj.

“Nuk është po e analizave dhe mendimeve por e njeriut në detyrë – ministër i Brendshëm. Na ka thënë po menjëherë. Kosovë urime liberalizimi i vizave”, kishte  thënë tutje  Haradinaj.

Ndërsa pas kësaj deklarate, në qershor ai tha se gjasat janë shumë reale, që vendimi për vizat të merret në shtator.

“Ka gjasa reale, mundësitë janë shumë reale që do të merret vendimi në shtator. Nuk do të kishte logjikë që këshilli i ministrave të na vonojë më shumë këtë vendim” kishte deklaruar Haradinaj.

Ndërsa në nëntor të këtij viti, Haradinaj ka thënë se presin zhvillime pozitive në dhjetor për liberalizimin. Hyrja në fuqi e vendimit mund të vonohet ndonjë javë por jo me muaj kishte deklaruar ai.

“Pra një pjesë e punës mund të ndodh edhe tani në fund të nëntorit. Presim zhvillime pozitive në dhjetor për liberalizimin. Hyrja në fuqi e vendimit mund të vonohet ndonjë javë por jo me muaj, po presim seriozisht që të ndodh. Kemi merita që i kemi përmbyll krejt kriteret por kemi edhe faj që ende nuk e kemi liberalizimin e vizave”, kishte deklaruar Haradinaj.

Që nga koha kur Haradinaj e ka bërë këtë premtim, e deri tani  kur edhe ka rënë Qeveria e tij, qytetarët e Kosovës nuk i janë gëzuar këtij premtimi.

Ndërkohë opozita në Kosovë e kishe kritikuar shumë herë Haradinajn, duke e quajtur qeveri të kaosit, e zhvatjes së buxhetit, e izolimit të lidershipit të Kosovës, e dështimit të diplomacisë dhe çnjohjeve për shtetin e Kosovës./Lajmi.net

Haradinaj për emërimin e Grenell: Angazhim i përbashkët rreth dialogut pa kushte

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Haradinaj shtoi se do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

“Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani z. Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi. Do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Haradinaj: Amerikanët nuk kanë problem me taksën, por duan vazhdimin e dialogut

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka folur për vizitën e tij në Amerikë, shkruan Periskopi.

Haradinaj ka thënë se agjenda e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit ka një adresë dhe ai është Matthew Palmer i cili është kyq në temat e Ballkanit dhe se sipas tij kjo adresë e bën me të mirë gjendjen.

Haradinaj ka treguar se çka është biseduar në takim me Palmer.

“Palët me u kthy në tavolinë dhe e thekson shqetësimin që taksa është pengesë. E shpreh qëndrimin që dialogu është i nevojshëm. Ata nuk kanë problem me taksën por dëshirojnë më e vazhdu dialogun”, u shpreh Haradinaj në Debat Plus.

Tutje, ai ka thënë se është pro dialogut pa kushte dhe se për heqje të taksës duhet të këtë një kornizë marrëveshje.

“Unë jam pro dialogut pa kushte, aty me u dakordu në një kornizë marrvëshje, që kemi me negociu në kufijtë ekzistues dhe aty me u marr vesh qysh ka me kanë. Me suspendu taksën pa kornizië  e rrëzikon gjendjen e Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi/

Haradinaj: Në KEK në kohë zgjedhjesh kanë hapë konkurs për 130 vende pune, kështu nuk luftohet korrupsioni

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pasi u kthye në Kosovë ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor të koalicionit AAK-PSD në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Ai ka përmendur një konkurs që ka hapur KEK-u në kohë zgjedhjesh.

“Në KEK dihet kush menaxhon. Në kohë të zgjedhjeve, e pashë një konkurs për 130 vende pune. Imagjinojeni pra, fjala që do ta luftojmë korrupsionin, besoni se është sikur me fol për 1 Prill. Pra, kur po flet Kadri Veseli dhe PDK-ja që kemi me e luftu korrupsionin e kemi me ndërru praktika është si me fol për 1 prill”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj merr mbështetje në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Në tubimin me qytetarë të Gjilanit, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të përkrahet koalicioni AAK-PSD, pasi që sipas tij, vetëm Qeveria e tij mund t’i kryej punët e nevojshme për Gjilanin dhe gjithë Kosovën.

Ajo që vërehet nga fotografitë dhe videot e tubimit është një përkrahje masive që duket se Haradinaj e ka si kandidat për Kryeministër nga banorët e kësaj ane Ai ka thënë se me zhvillimin e Gjilanit, forcohet edhe Lugina e Preshevës.

“Me shumë projekte zhvillimore ne mendojmë, se nëse e zhvillojmë Anamoravnë, kështu e përkrahim edhe Luginën”, ka shkruar ai. Haradinaj ka thënë se ka vetëbesimin e duhur se ka aftësitë menaxheriale dhe vendosmërinë për të marrë vendime. “Gjilan ata që kërkojnë besimin e juaj, nuk munden me punu. Pse? Në aspektin menaxherial dhe zbatues jam rritë për shkak të sfidave të ndryshme”, ka theksuar ai para turmës së njerëzve. Haradinaj ka theksuar se qeverisja e tij do të hapë çerdhe, do të sigurojë shtesat për fëmijë si dhe do t’i rrisë pagat e sektorit publik për 10% në vit. Në fund, Haradinaj i është drejtuar kandidatit për deputet nga kjo anë, Ahmet Isufit, duke i thënë se së bashku do të vijnë të festojnë në Gjilan më 6 tetor. “Ahmet, ia vlenë me fitu në Gjilan. Shpresoj që më 6 tetor, përveç në Prishtinë do të kthehemi edhe në Gjilan për me festu. Urime fitorja!”, ka theksuar Haradinaj.