Kurti tha se nuk frikësohet, por forca të shtuara sigurie e ruajtën në vizitën e tij në Trepçë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot pas vizitës në Mitrovicë ku qëndroi në Trepçë tha se ai nuk është person që frikësohet.

Ai tha se ata që e kanë kërcënuar, s’mund ta kenë pasur me të, se e din që tek ai nuk funksionojnë kërcënimet, por e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese.

Por pavarësisht kësaj dekalrate, një numër i shtuar i autoriteteve të sigurisë e shoqëruar Kurtin në vizitën e tij në Mitrovicë,  në ditë pas kërcënimeve që i janë bërë kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Përpos policëve dhe mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë që kujdesen vazhdimisht për sigurinë e Kurtit këtë vizitë e ka përcjellë edhe një Njësit Special.

Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Ekonomisë Rozeta Hajdari dhe Ministrin në detyrë të Financave Besnik Bislimi janë duke u takuar me menaxhmentin e “Trepçës”.

Ky takim është mbajtur brenda ambientit të “Trepçës”, por në një restorant që gjendet në Parkun Industrial të Mitrovicës ku i pranishëm është edhe kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri, transmeton klankosova.

Në ndërkohë, hyrja për në Parkun Industrial është e bllokuar nga ana e autoriteteve të cilët nuk e lejojnë që të futet askush që nuk ka autorizim me të cilin dëshmon se pse duhet të jetë në këtë vend ku po qëndron për vizitë kryeministri në detyrë Albin Kurti.

 

Kurti ankohet për veprimet e Thaçit, kësaj radhe tek Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian

Periskopi.com Lajme

Letra të shumta në adresë të shteteve të ndryshme, eurodeputetëve dhe mekanizmave të pavarur që janë të thirrur për interpretimin e çështjeve kushtetuese, i ka nisur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që prej rrëzimit të Qeverisë me mocion mosbesimi në Kuvend.

Ato janë letra informuese dhe denoncuese për presidentin Hashim Thaçi, pas vendimit të tij që ta kapërcejë partinë fituese duke ia dhënë mandatarin Lidhjes Demokratike.

Së fundi, Kurti iu drejtua me një letër Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku shkruan se presidenti Thaçi, i mbështetur nga disa parti po tentojnë realizimin e një skenari antikushtetues, raporton KOHA.

“Me ndërmarrjen e iniciativës së tij për ta formuar Qeverinë, duke keqinterpretuar kërkesat e fituesit të zgjedhjeve për sqarime mbi bazën kushtetuese rreth veprimeve e tij, dhe duke shpikur një afat që nuk parashikohet askund në Kushtetutë, presidenti ka vepruar qartë duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan në letrën e Kurtit, të cilën e ka publikuar KOHA.

Në Zyrën e kryeministrit thonë se letërkëmbimet janë në kuadër të komunikimit të rregullt që mbajnë me shtetet partnere, që prej zgjedhjes së Qeverisë.

“Në disa prej to ne kemi shprehur qëndrimet tona mbi çështje të rëndësisë nacionale, sikurse është dialogu me Serbinë. Njoftimi i shteteve partnere mbi qëndrimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës është praktikë krejt e zakontë, e cila madje është detyrim. Qëllimi i këtyre letrave, përpos mirëmbajtjes së komunikimit me ta, është mirinformimi i partnerëve tanë mbi punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, qëndrimet zyrtare të saj sa u përket çështjeve me interes të veçantë, por edhe informimi mbi zhvillimet politike dhe institucionale në vend. Për ne është tejet e rëndësishme, por edhe kërkohet ashtu që për punën e Qeverisë dhe çështjeve që ndërlidhen me fushëveprimin e saj partnerët tanë të njoftohen drejtpërdrejt nga ne”, ka thënë zëdhënësi, në një përgjigje me shkrim për KOHËN.

Kurti i ka dërguar letër edhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, por të cilën nuk e ka bërë publike.

Pas raportimit të mediave, Kurti javën e kaluar e ka mohuar se i është ankuar Penceit, në lidhje me rolin e ambasadorit Richard Grenell në bisedimet Kosovë – Serbi.

Sipas tij, letra është e para një muaji dhe se nuk ka të bëjë me ankesë, por me sqarim të pozicionit të Qeverisë në lidhje me dialogun.

A mund të ekzistojë koalicioni PDK-VV? Kjo është përgjigja e Kurtit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kryetar i Vetëvendosjes është pyetur sërish rreth një koalicioni të mundshëm me PDK-në e Kadri Veselit.

Kurti thotë se PDK së pari duhet të reformohet, ndërsa ka përjashtuar një koalicion me këtë parti.

“Ne besojmë që PDK duhet një herë të reformohet duke qenë në opozitë së paku për një mandat dhe dy të ndodh çkapja e shtetit nga mujsharët shpërdorues, shteti është ende i kapur dhe vetëm qeveria ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka ndodh reformimi i PDK-së siç ne kemi kërkuar, ajo merr kohë dhe rrjedhimisht PDK-në nuk mund ta shohim partner në koaliconin e ardhshëm, pasi nuk ka bërë pastrim të brendshëm dhe ndërrim kursi dhe në udhëheqje”, ka deklaruar Kurti në TV SYRI.

Ai ka thënë më tej se PDK nuk e kontrollon LDK-në, por presidenti Thaçi.

“Nuk mund të them se PDK e kontrollon LDK-në, mund të them më parë se presidenti i Kosovës e kontrollon udhëheqjen e LDK-së”, ka pohuar Kurti.

Haradinaj: Grenell nuk më takoi se e di qëndrimin tim

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk pati një takim zyrtar me ambasadorin amerikan në Berlin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, i ftuar në emisonin “Open” në Top Channel, Haradinaj tha se “pata një bisedë telefonike dhe shqetësimi i tij është taksa për mallrat serbe”.

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparim në zhvillimin ekonomik, tarifa prej 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të ndodhë në të njëjtën kohë kur Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, tha ambasadori Grenell, duke nënvizuar se këtë mesazh do të transmetojë edhe në Beograd ku pritet të qëndrojë të premten.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.
Haradinaj pranon heqjen e taskës, vetëm nëse ka një draft marrëveshje me Serbinë, lidhur me bisedimet mes dy vendeve.

A do të jetë AAK pjesë e qeverisë Kurti, flet Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë ofertë nga VV për koalicion, shkruan Periskopi.

Haradinaj ka thënë se nuk kanë komunikim me Albin Kurti dhe se projekti i tij është mashtrues

“Nuk kemi komunikim me Kurtin e as me VV. Projekti i Kurtit është mashtrim e kam qit edhe z. Kurtin mashtrues sepse qasja e ti ndaj temave të jetës nuk qëndron ashtu. Ne jem opozitë e kemi qëndru në detyra tona, pra nuk kemi asnjë komunikim me z.Kurti”, ka thënë Haradinaj në konferencën pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës./Periskopi/

Haradinaj sot mban mbledhjen e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur për sot mbledhjen e radhës të Qeverisë.

Kjo pritet të mbahet nga ora 13:00, më 10 janar është mbajtur mbledhja e kaluar

Çka po ndodh me vizat, flet Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave.

Ai ka pohuar se tani kjo është çështje politike e zhvillimeve të brendshme të Evropës dhe nuk lidhet me taksën që Kosova i ka vendosur Serbisë.

Haradinaj ka thënë për “Epokën e re” se nëse Kosova nuk hyn në agjendë në mbledhjen e parë të Këshillit të BE-së, që mbahet në fund të shkurtit apo në fillim marsit të këtij viti, atëherë dihet se kjo po bëhet me qëllim dhe dihet që është agjendë për ta mbajtur të izoluar.

Edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht zëvendëskryeministër, Enver Hoxhaj, mendon se liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me mospunën e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se mënyra se si BE-ja e ka trajtuar Kosovën dhe mënyra se si disa shtete anëtare e kanë trajtuar Kosovën ka qenë e padrejtë dhe ka dëmtuar edhe kredibilitetin e BE-së në Kosovë.

Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviqi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999, është e fabrikuar”.

“Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i  Haradinajt në Facebook:

Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”.

Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit.

Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.

Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon.

Haradinaj: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë duke thënë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë shtetit amë.

Ai ka uruar të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë.

“Me shqetësim po i përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët që pësuan dhe ata që presin me padurim lajme për familjarët e tyre. Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj: As plan s’e kam të pi kafe me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ka në plan për të pirë kafe me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, shkruan Periskopi.

“Nuk kam pirë pas zgjedhjeve. Në fakt me Vjosën nuk kam pasur shumë komunikim. Në raste të caktuar po, por jo shumë. Albinin e njoh nga koha e opozitë bërjes. Nuk jam kundër të pi kafe, por nuk e kam në plan”, ka thënë ai në Ora News.

Haradinaj ka thënë se e ka mik kushdo që punon për të mirën e vendit.

“Me siguri me kafe dhe me atë që i takon. Por e kam fjalën që nuk do të kërkoj marrëdhënie me individë, sa do kërkoj marrëdhënie për temat. Në ato tema që janë në interes të Kosovës, kushdo që i ndihmon, unë jam mik me të”, ka thënë ai.

Sipas Ramush Haradinaj, idea e Albin Kurtit për bashkim kombëtar është një retorik dhe folklorizëm dhe se nga fitorja e VV’së nuk sheh rrëzik për bashkim./Periskopi/

 

Haradinaj: Protestat studentore kthesë e madhe në historinë tonë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, iu ka uruar studentëve dhe profesorëve, fillimin e vitit të ri akademik.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka kujtuar protesën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë të ndodhur 22 vjet më parë, duke thënë se bëri një kthesë të madhe në historinë tonë.

“Sot, 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë tonë. Guximi i kësaj rinie që më 1 Tetor të ngrehin zërin dhe t’i thonë jo padrejtësive të regjimit serb si paralajmërim edhe i luftës për liri e pavarësi, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja. Po sot, të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.

 

Kryeministri në detyrë Haradinaj: Partneriteti ekonomik me Gjermaninë, i rëndësishëm për vendin

Periskopi.com Lajme

“Rrugëtimi ekonomik i Landit të Bavarisë, duke qenë motor i rëndësishëm në gjenerimin e vendeve të punës, është shembull i mirë që Kosova duhet ndjekur, duke zbatuar në praktikë politikat për arsimin dual, mbrojtjen dhe mbështetjen e investimeve”, kështu tha kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim një delegacion të Parlamentit të Landit të Bavarisë të kryesuar nga kryetari Thomas Kreutzer.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, para anëtarëve të Parlamentit të Landit të Bavarisë, ka shpalosur planet konkrete të qeverisë për zhvillim ekonomik, rritjen e investimeve direkte, duke shprehur gatishmërinë që në këtë drejtim të krijohet partneritet i qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë.

Kryeministri në detyrë Haradinaj e ka falënderuar delegacionin gjerman, për mbështetjen e vazhdueshme e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, konfirmimin për këtë proces nga Ministri i Brendshëm Seehofer, i cili vije po nga Bavaria, duke u zotuar se lëvizja e lirë e qytetarëve tanë, do t’i shërbejë frymës së këtij bashkëpunimi ekonomik dhe fuqizimit të partneritetit Kosovë – Gjermani.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës si në aspektin politik, po ashtu edhe në atë ekonomik, andaj kërkojmë që ky bashkëpunim bilateral të vazhdojë edhe më tutje në fushat e interesit reciprok, me fokus të posaçëm ekonominë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se Kosova ofron potencial konkret për të fuqizuar partneritetin dhe këmbimet tregtare me Gjermaninë.

“Ne kemi krijuar Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, si një oazë për investimet gjermane dhe kosovare dhe jemi angazhuar direkt që kjo të funksionojë dhe po vazhdojmë punën në këtë drejtim. Po ashtu, në pothuajse çdo sektor, Kosova ka çka ofron për tregun gjerman dhe ky është synimi ynë, orientimi i tregut drejt këtij partneriteti”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.Në këtë takim, është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks perspektivën euroatlantike të vendit, zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e shumta ekonomike që ofron Kosova, për investimet direkte gjermane.  Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se kontributi i kancelares Merkel në procesin e Berlinit është i rëndësisë jetike për fuqizimin e rolit të Kosovës në këtë proces.

Haradinaj thotë se rivalët nuk po e bindin se ia kanë dertin mjaftueshëm vendit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët e Junikut.

Ai ka folur edhe për rivalët e tij politikë në garën për kryeministër, para qytetarëve.

“Unë në Junik jam si në shtëpinë time, nuk është në rendin tonë me i sha të tjerët, por ju siguroj se nuk po më bindin, kur po i dëgjoj të tjerët, pra nuk po më bindin se ia kanë dertin mjaftueshëm vendit edhe nuk jam i sigurt që e ardhmja e vendit tim është mirë me atë që po dëgjoj prej kundërshtarëve apo partive tjera. Pra, nuk po më japin garancë që as dialogu, as kufiri, as territori, as temat tjera janë të sigurta”, ka thënë mes tjerash ai.

Haradinaj pas kthimit nga SHBA: Do të punoj për t’i kundërshtuar idetë e këqija

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur  në një konferencë për media pas kthimit të tij nga SHBA, shkruan Periskopi.

Haradinaj u shpreh se ka qenë më rëndësi që ai të jetë prezent në SHBA sepse sipas tij mund të mirren vendime e që më vonë po është problem me i ndalë.

Ai ka thënë se nuk ka pasur takime me palën serbe dhe  se temë e bisedës ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi

“Unë s’kom pas takime me palën serbe, kom taku dy aderesa Mathew Palmer që është i dërguar special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor  që i raporton z.Pompeut dhe Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilët kam bisedu me qartësu gjendjen e tashme dhe atë që vjen”, u shpreh Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se projekti i ndarjes ka dështu dhe do të dështon edhe Dodik Republika nëse dikush  dëshiron me bë.

“Projektet e ndarjes kanë dështu ashtu do të dështojë edhe Dodikë Republika kush do që dëshiron më bë. Do të punojë me i kundërshtu idetë e këqija”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se “ideja se na duhet ta marrim njohjen duke dhënë diçka është ende ne tavolinë”./Periskopi/

Haradinaj: Nuk dorëzohet Kosova, pa rënë dakord Peja

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ka mbajtur në Pejë një tubim me qytetarët e kësaj ane.

Haradinaj i ka dhënë një rëndësi të madhe Pejës, duke thënë se Peja është fuqi vendimmarrëse në nivel vendi.

Ai ka thënë se Kosovën nuk mundet ta dorëzojë askush, pa e dorëzu Pejën, duke iu referuar projektit për shkëmbim territoresh, “S’ka mujtë kush pa e dorëzu Kosovën, pa e dorëzu Pejën. E Pejën s’ka mujtë kush me dorëzu”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se për 20 vite është punuar për ta lodhur Kosovën dhe pastaj për ta ndarë atë, “20 vjet mas lirisë, kanë punu me e lodhë Kosovën. Me copëtu dhe me nda. Shkuam ne që jem këtu, i morëm detyrat dhe i kthym prapa këto plane”, ka theksuar ai para qytetarëve pejanë.

Haradinaj ka shprehur bindjen sa pa u dakorduar Peja, nuk dorëzohet Kosova. “Nuk mundet me ndodh kjo se s’ka ra Peja dakord. Pa ra dakord Peja nuk mundet me u dorëzu Kosova”, ka theksuar ai.

Këto janë 100 zotimet e Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD ka treguar 100 zotime e tij, shkruan Periskopi.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar ‘100 zotimet e mia’, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi.

Më poshtë gjeni 100 zotimet e Haradinajt:

PREMTIMET E 100% KOSOVË

  1. Kosova e 17 shkurtit, taksa deri në njohje, jo ndarje, jo “Dodik Republikë”
  2. Statusi i Kandidatit për BE (Aplikim deri në fund të vitit 2020).
  3. Përmbyllja e vendimit për liberalizimin e vizave brenda vitit 2020.
  4. Rritje ekonimike 6 % në pjesën e parë të mandatit, 8 % deri në fund të mandatit.
  5. 25-30 mijë vende të reja pune për çdo vit.
  6. Subvencionim nga shteti deri në 50 % të pagës, për çdo punësim fillestar të bizneseve prodhuese.
  7. Investim direkt për 10.000 të trajnuar për IT dhe programim.
  8. Paga minimale 250 Euro, deri në fund të mandatit 350 Euro.
  9. Rritje e pagave deri në 10% çdo vit.
  10. Buxheti mbi 3 miliardë deri në fund të mandatit
  11. Uljen e evazionit dhe ekonomisë joformale, së paku 4% në vit;
  12. Autostrada e Dukagjinit
  13. “Bondstili Ekonomik“ – Gjakovë ( funksionalizimi i plotë )
  14. Autostrada Hekurudhore e Kombit
  15. Termocentrali i ri – Kosova e Re
  16. Energji e ripërtëritshme shtesë. Minimum 30 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë.
  17. Prishtina e Re
  18. Aktivizimi i plotë i Trepçës
  19. Ndërtimi i unazës së jashtme (Qarkorja e Prishtinës) – Prishtinë
  20. Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman (funksionalizimi i plotë) – Prizren
  21. Investime në partneritet publiko-privat përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë
  22. Qendra Olimpike “Majlinda Kelmendi” – Pejë
  23. Qendra për Energji të Ripërtëritshme – Mitrovicë
  24. Stadium i Qytetit – Gjakovë
  25. Qendra Nacionale e Panaireve – Ferizaj
  26. Qendra Nacionale e rehabilitimit nga varësia e narkotikëve
  27. Ndërtimi i Spitalit të qytetit – Prishtinë
  28. 5 liqej akumulues – zgjidhje afatgjatë për ujë të pijes dhe ujitjes në nivel nacional.
  29. Përfundimi final i projekteve me rëndësi në infrastrukturë:
    • Prishtinë –Pejë (pjesa e mbetur Kijevë-Zahaq)
    • Prishtinë-Gjilan
    • Prishtinë-Mitrovicë
    • Prishtinë-Podujevë
    • Besi – Merdare (Rrjeti R7, Durrës-Morinë-Prishtinë-Merdare)
    • Klinë – Gjakovë
    • Zgjatja e pistës së Aeroportit “Adem Jashari”. Aeroporti më modern në rajon për aeroplan të distancave të largëta.
    • Modernizim i rrjetit hekurudhor (Fushë Kosovë – Hani i Elezit dhe Fushë Kosovë-Mitrovicë)
    • Zgjerimi i hyrjeve dhe daljeve të qyteteve Prizren, Gjilan dhe Ferizaj
  30. Zhvillimi i projekteve me partneritet publiko-privat i zonave rurale e turistike si Restelica, Kompleksi i Alpeve, Rugova dhe Parku i Sharrit.
  31. Ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Kosovës
  32. Rritja e pagesave direkte – subvencioneve për bujqësi:
  • Vreshtari nga 1000 € në 1300 € për hektar
  • Perimtari nga 300 € në 600 € për hektar
  • Drithëra nga 150 € në 300 € për hektar
  1. Shtesat e Fëmijëve – program nacional
  2. Ligji për mbrojtjen e Investimeve nga Diaspora
  3. Ligji për Qeverinë – Reduktimi i numrit të Ministrive
  4. Pasaporta e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës
  5. Mediat – pjesë e ligjit për sponzorizim.
  6. Harta e Gjelbërt e Kosovës – Brezi i ulët i gjelbërt përmes hapësirave unike gjelbëruese në tërë territorin e Kosovës.
  7. Program nacional për reduktimin e ndotjes – eleminimi i përdorimit të qymyrit nga bizneset dhe amvisëritë dhe minimizim të përdorimit të drurit për nxemje. Programe subvencionimi të vazhdueshme nga Qeveria.
  8. Zero taksë administrative për regjistrim të veturave. Taksa rrugore dhe ajo ekologjike do të ridizajnohet.
  9. Rritje e buxhetit për mbrojtje deri në 2% të BPV, sipas standardeve të NATO-s
  10. Thellim i partneritetit strategjik me SHBA-të në fushën e mbrojtjes
  11. Modernizim me pajisje dhe armatim ushtarak
  12. Qendra Kombëtare kundër Terrorizmit – Kosova pjesë e luftës kundër Terrorizmit
  13. Byroja Nacionale e Hetimeve – forcim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,
  14. Themelimi i Policisë Komunale të Prishtinës
  15. 2000 policë shtesë deri në fund të mandatit.
  16. + 100 gjyqtarë shtesë – mbështetje për sistemin e drejtësisë
  17. + 100 prokurorë të rinjë – forcim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit
  18. Pagesa e TVSH-së brenda vendit dhe në shitje (implemetim i ligjit për TVSH).
  19. Lirim nga TVSH për faturat e paarkëtuara.
  20. Lirimi nga tatimi i kallove dhe skrapit
  21. Pagesa e akcizës në shitje
  22. Rimbursimi i humbjes.
  23. Arka fiskale pa tarifa dhe ngarkesa tjera.
  24. Minimizimi i ndëshkimit të bizneseve nga ATK.
  25. Eliminimi i akcizës për gaz dhe naftë për bujqësi.
  26. Lirim nga Tatimi në fitim për produktet vendore të eksportuara.
  27. Vetëm 4% tatim në të ardhura për punëtorët në prodhim.
  28. Eliminimi i “maksigrafit” në furnizim të energjisë për biznese.
  29. Ligji për tregtinë e jashtme dhe të brendshme (mbron prodhuesit vendor)
  30. Lehtësira të veçanta fiskale dhe administrative për zona të veçanta ekonomike (me vendime qeveritare, p.sh. Zona Amerikane në Gjakovë, Zona Gjermane në Prizren, etj).
  31. Krijimi i Fondit për Zhvillim (për bizneset ekzistuese dhe investimet e reja)
  32. Krijimi i Fondit për Punësim (psh. punësimi pwrmes investimeve të reja subvencionohet pasi të dëshmohet nga ATK)
  33. Mbështetja e eksporteve (investim në degë të caktuara që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar)
  34. Themelimi i zonave ekonomike;
  • 2 me partneritet ndërkombëtar,
  • 1 virtuale,
  • 2 IT dhe shërbime,
  • 2 specifike.
  1. Mekanizma preferencial për tatimpagues të rregulltë si vegël për fiskalizimin sa më të madh të ekonomisë.
  2. Zgjerimi i games së produkteve me 8% TVSH;
  3. Themelimi i Fondit të Performancës së komunave për investime dhe vende pune (10 milion).
  4. Kalimi i pronave të nevojshme për zhvillim ekonomik nga AKP në pronësi të komunave.
  5. Rrjet unik kombëtar i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore.
  6. AgroFondi për sigurimin e dëmeve bujqësore
  7. Fondi për kosolidimin e tokave bujqësore (oazat bujqësore)
  8. Impiante për Trajtimin e Ujërave të Zeza për të gjithë Kosovën. Brenda mandatit qeverisës, kompletim i plotë i infrastruktures për trajtim të këtyre ujërave.
  9. Fondi për Sigurim Shëndetësor
  10. Pension i parakohshëm për sektorët specifik
  11. Depolitizim i punësimit në sektorin publik përmes rekrutimit digjital
  12. Ndërtimi i 40 qerdheve të reja publike varësisht nga nevojat e qyteteve.
  13. Mjeku në shkolla (standardizimi i kontrolleve sistematike mjekësore)
  14. Implementimi i kurrikulës standard në të gjitha kopshtet/çerdhet e Kosovës
  15. Rritja e kuotës për stafin e edukatorëve për secilën komunë
  16. Mësimi gjithëditor
  17. Riorganizimi i shkollave: të përmbushet standardi i numrit të nxënësve për klasë (15-25)
  18. Shujta të shëndetshme për nxënësit e shkollave fillore
  19. Pajisja e shkollave me laboratorët përkatës
  20. Digjitalizimi i literatures shkollore;
  21. Shkolla profesionale – Ridestinimi i tyre për nevojat e tregut;
  22. Edukimi digjital – Futja e lëndës së Kodimit në gjimnazet matematikore/natyrore;
  23. Fond për bursa për të gjitha nivelet për studime jasht dhe brenda vendit, në veçanti për programet deficitare;
  24. Biblioteka elektronike me qasje në bibliotekat ndërkombëtare
  25. Krijimi i Këshillit Kombëtar për Shkencë;
  26. Hapja e profileve në harmoni me potencialet minerale
  27. Fuqizim i plotë i institucionit të Mjekut Familjar.
  28. Institucionalizim i Kujdesit Shëndetësor Shtëpiak.
  29. Çdo vit do të inkuadrohen 200 mjekë të rinjë të specializuar në fushat më të rëndësishme të shëndetësisë, duke i përdorur projektet e veçanta.
  30. Decentralizim i sistemit të shërbimit shëndetësor sekondar.
  31. Rregull për siguri në ndërtim;
  32. Digjitalizimi i plotë i Administratës,
  33. Procedura transparente të tenderimit duke aplikuar “OPEN CONTRACTING DATA STANDARD”
  34. Zbatimi 100% i prokurimit elektronik.

 

Haradinaj: Vjedhja e bustit të luftëtarit të UÇK-së është akt i shëmtuar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar, shkruan Periskopi.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj.

“Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e tij të çmohet dhe respektohet”, ka shkruar Haradinaj.

Statusi i tij i plotë:

Haradinaj kujton viktimat e sulmit të 11 shtatorit: Bashkëndjejmë me Amerikën

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001 në ShBA.

“Kosova kujton çdo vit të rënët e këtij sulmi dhe bashkëndjenë me Amerikën. Ne do ta kthejmë në traditë që para se të filloj punën t’i kujtojmë të rënët e Amerikës. I konsiderojmë si tonet, se Amerika është garancë për lirinë tonë e të botës. Jem gjithherë me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.

 

 

Për nder të kësaj dite, do të zbulohet obelisku me shkrimin “Kosovo Remember”.

Puthje e zjarrtë mes Ramushit dhe Anitës pas golit të parë të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij, Anitën, i janë bashkuar shumë tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli në ambient të hapur.

Goli i parë i Kosovës në sekondat e parë të lojës solli një entuziazëm të madh te shumë kosovarë, njofton Klan Kosova.

Këtë vrull të golit Ramushi dhe Anita e shprehën me një puthje të zjarrtë.

Qejfin e çiftit Haradinaj nuk e prishën as pesë golat që Kosova mori në minutat e tjerë.

Më poshtë videon e plotë nga festa e tyre.

 

Haradinaj në shesh, kështu iu gëzua golit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten e tij, Anitën dhe disa nga bashkëpartiakët e tij, po e shikojnë në sheshin e Prishtinës, ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës.

Në faqen e tij zyrtare Facebook, ai ka postuar një video, ku shihet momenti kur Kosova shënon gol.

 

 

Një gol ky nga Berisha, derisa Anita dhe ai emocionohen tej mase.

“Fillim i hatashëm në Southampton. Përpara djem!”, ka shkruar ai.