Haradinaj ngushëllon familjarët e zyrtarit policor që vdiq tragjikisht

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Arifi me rastin e vdekjes tragjike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës Adil Arifi.

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Adil Arifit, pjesëtarit të policisë, i cili më përkushtim punoi për një Kosovë të sigurt. Ngushëllime familjes Arifi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Adil Arifi (51) ka ndërruar jetë sot si pasojë e plagëve të marra gjatë një vet-aksidenti me traktorin e tij pesë ditë më parë.

Meta në Prishtinë, takon Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron në Prishtinë, ku është pritur nga kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se në proceset që po kalon Kosova, “angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, u shpreh Haradinaj në një postim në Facebook.