Vjosa Osmani i reagon Lajçakut, e përkrah Kurtin në vendosjen e reciprocitetit

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka repilkuar me të Dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në Twitter për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës me Serbinë.

Lajcak ka thënë se ishte kundër vendosjes së reciprocitet, ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte reaguar duke thënë se vendosja e këtyre masave është e drejtë e cdo shteti sovran.

Edhe Osmani e përkrah këtë mendim të Kurtit, duke shtuar po ashtu se masa është e mbështetur në marrëveshje të arritura me herët me ndërmjetësimin e BE’së.

“Me gjithë respektin e duhur, të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun e udhëhequr nga BE-së. Shumica e tyre i referohen CEFTA (e cila përfshin edhe parimet e reciprocitetit) dhe disa kërkojnë në mënyrë të qartë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare”, shkruan Vjosa Osmani.

Për më tepër, Osmani ka thënë se marrëveshjet i referohen masave reciproke në tregti dhe dokumente dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, teksa i ka përkujtuar diplomatit sllovak se standardi më i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare është reciprociteti.

“Ajo që po Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”, ka shkruar Osmani.