Haradinaj ngushëllon familjet që po humbin anëtarë nga Covid-19: Do ta tejkalojmë bashkë edhe këtë vështirësi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që po humbin të dashurit e tyre nga virusi Korona.

Haradinaj ka falënderuar personelin mjekësor, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe punonjësit e mekanizmae të tjerë të sigurisë për punën që po e bëjnë.

“Me dhembje po i pranoj lajmet për vazhdimin e humbjes së jetës së qytetarëve tanë nga pandemia Covid-19. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e tyre. Falënderues personelit mjekësor, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë të sigurisë për punën e palodhshme, si dhe qytetarëve për durimin e dëshmuar në këtë kohë kritike. Edhe këtë vështirësi do e tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.

Viktima e fundit nga virusi u shënua në orët e para të ditës së sotshme. Ajo ishte një grua shtatzënë dhe vdekja e saj u konfirmua edhe nga QKUK.

Haradinaj: Kosova tashmë është në duar të sigurta, 6 tetori vulos fitoren

Periskopi.com Lajme

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur një takim të përbashkët me kandidatët për deputetë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, listën e këtij koalicioni për deputetë, e ka quajtur, “listë të fitores dhe sakrificës për vendin”.

Ai tha se Kosova tashmë është në duar të sigurta dhe se ky ekip e do shumë vendin, për të cilin do të punojë shumë.

“Vendi ynë tashmë është në duar të sigurta. Njerëz si ju e drejtojnë Kosovën dhe e zhvillojnë Kosovën. Gati gjysma e juaj janë për herë të parë në garë për deputet. Në këtë sallë është ndryshimi. 34 janë zonja të nderuara. Dhe secila ka një histori në veti. Janë pastaj 26 që nuk keni qenë në parti politike”, tha ai.

“Të gjithë ne e duam Kosovën deri në sakrificë. Jam i bindur se do ta ruajmë këtë dashuri për Kosovën. Kosova ka sfida dhe ju do t’ia arrini t’ia dilni. Ju siguroj se këta janë njerëz të shtëpisë, ne jemi Kosova dhe ftoj të gjithë qytetarët e vendit të ju përkrahin. Jam krenar që jam pjesë e kësaj liste. Fitorja jonë është me 6 tetor”, tha ai, raporton EO.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti tha se cilësitë kryesore që i posedon kjo listë janë, guximi, dija dhe përkushtimi.Ai tha se Kosova ka pasur edhe qeveri që është përfaqësuar nga 85 deputetë, por për të cilën tha se është frikësuar edhe nga vetvetja.

“Kemi pasur Qeveri që kanë pasur 2-3 të deputetëve, por që nuk ka marr vendime, sepse nuk ka pasur guximin. Një qeveri që ka guxim merr vendime dhe qeverisë ia jepin guximin deputetët dhe në këtë listë ka guxim. Nevojitet dija, për shkak se çdo politikë për shtetin kërkojnë dije. Dhe kjo listë ka kandidatë të dijshëm”, tha ai.

Haradinaj ngushëllon familjen e policit që humbi jetën tragjikisht

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë për vizitë ngushëlluese në familjen e pjesëtarit të ndjerë të Policisë së Kosovës, Adil Arifi.

Haradinaj tha se ishte për ndarë dhimbje me këta familjarë.

“Sot, në Bardhosh për ngushëllim në familjen Arifi, për ta ndarë dhimbjen me ta, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Adilit, pjesëtarit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Haradinaj: Pagat do të rriten minimum 10 përqind çdo vit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizioni i kësaj partie u dëshmua parimor dhe koncepti i saj 100% shtet, nga logjika e përshtatjes, e ka kthyer Kosovën në logjiken e vendimmarrjes sovrane.

“Krahas përmbylljes së temave madhore të interesit nacional, kemi rritë buxhetin për investimet kapitale në çdo komunë. Vetëm për Vitinë totali i investimeve në projekte kapitale gjatë këtyre dy viteve kapë shumën e 6 milionë eurove”.

“Përcaktimi i qytetarëve për konceptin 100% shtet, siguron që tërë energjia dhe koha jonë të kthehet në zhvillim ekonomik, duke e fuqizuar Kosovën në tërësinë e saj. Së bashku me strukturat e AAK-së në Viti, të vendosur për fitore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

‘Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë’

Periskopi.com Lajme

Në shtatorin e vitit 2017, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës e kishte zgjedhur Qeverinë e re, të përbërë nga një koalicion parazgjedhor i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Edhe pse Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, kundër kësaj Qeverie nuk pati asnjë votë, pasi që deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës e kishin lëshuar sallën e Kuvendit në shenjë proteste, pas refuzimit të kërkesës për debat rreth përbërjes së Qeverisë së re.

Qeveria ishte formuar në saje të një koalicioni të gjerë të përbërë nga 23 parti politike, e që është koalicioni qeverisës më i madhi i regjistruari ndonjëherë për nga numri i partive politike që e përbëjnë atë.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se duke qenë i tillë koalicioni, Qeveria Haradinaj ka bërë rritjen rekorde të numrit të ministrive në 21, e të cilat shoqërohen me tjetër numër rekord të mbi 70 zëvendësministrave.

Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, sipas Kryeziut, Qeveria Haradinaj ka emëruar edhe pesë koordinatorë nacionalë, të cilët në hierarki të Qeverisë janë në nivel të ministrave, kurse fushëveprimtaria e tyre interferon me ministritë aktuale.

“Një koalicion kaq i madh, me një kabinet qeverisës po aq të madh, pashmangshëm e bën Qeverinë joefikase, të pamenaxhueshme, subjekt të keqpërdorimeve dhe të cenueshme. Kjo për faktin se koalicioni prej 23 partive për asnjë moment nuk e ka dëshmuar se bashkëpunimi i tyre ka bazë plan-programet qeverisëse para interesave të tyre afatshkurta, e të ngushta. Prandaj, Qeveria Haradinaj brenda këtyre 21 muajve qeverisje është detyruar të ndërrojë 13 ministra në gjashtë ministri të ndryshme”, thotë Kryeziu.

Këto ndryshime në ministri të ndryshme, ndodhen për pak muaj qeverisje. Të parët që pësuan nga këto ndryshime ishin Albena Reshitaj e AKR-së dhe Bajram Hasani i partisë Nisma Socialdemokrate, anëtarë të partive në koalicion me PDK-në dhe AAK-në.

“Këto ndryshime kanë ndodhur për arsye të ndryshme. Nga ato politike në rastin e ministrave të Listës Serbe për shkak të bojkotimit të punës së tyre në Qeveri, deri te ato për arsye të ristrukturimit sipas kërkesave jo shumë mirë të arsyetuara të partnerëve të koalicionit qeverisës, sikurse në rastin ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe ish-ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj”, thotë Kryeziu.

Ministria e Punëve të Brendshme që prej fillimit është udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re dhe ka pësuar më së shumti ndryshime. Për një kohë të shkurtë, në këtë ministri u ndërruan tre ministra. Po ashtu, ministra u ndërruan edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në këtë rrugë është edhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ku së fundmi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit, Besim Beqaj.

Në fundin e marsit të vitit të kaluar, Lista Serbe mori vendim që të largohet nga Qeveria, pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili ishte futur në Kosovë pa lejen e autoriteteve kosovare. Me lirimin nga detyra të dy ministrave nga radhët e Listës Serbe, në dy ministritë përkatëse, atë të Bujqësisë dhe Administrimit të Pushtetit Lokal, menjëherë janë emëruar dy ministra tjerë nga radhët e komunitetit pakicë serbë.

Dalja e Listës Serbe nga Qeveria Haradinaj dhe ndryshimet në përbërje si rezultat, sipas anëtarëve të shoqërisë civile, nuk është se e kanë ndryshuar Qeverinë përmbajtësish, mirëpo për shkak të fragjilitetit të saj ajo është detyruar të jetë e cenueshme nga kërkesat e një partie opozitare, sikurse Partia Socialdemokrate.

Pas të gjitha këtyre ngjarjeve, analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se qeverinë Haradinaj po e mbanë në jetë interesi i partive politike që përbëjnë koalicionin qeveritar dhe pamundësia e opozitës për të krijuar numrat për ta rrëzuar këtë Qeveri.

Sipas tij, Qeveria Haradinaj mund të vazhdojë në këtë formë derisa ndonjëri nga partnerët e koalicionit t’i bëjë votat me opozitën për ta rrëzuar Qeverinë.

“Kjo Qeveri po funksionon ekskluzivisht duket për interesa të partnerëve të koalicionit. Nuk është qëllimi që të përmirësohet jeta e njerëzve të Kosovës, të cilët i kanë votuar subjektet politike dhe rrjedhimisht është krijuar ky koalicion qeveritar, por qëllimi është që sa më shumë të përfitohet partiakisht dhe politikisht, pavarësisht se siç e dimë, tash e një kohë të gjatë puna në Kuvend është e bllokuar”, thotë Mushkolaj.

Analisti Mushkolaj vlerëson se që nga fillimi, Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, nuk ka qenë e sigurt në kuptimin e vazhdimin e punës.

“Qeveria është jashtëzakonisht e dobët, por deri tash po ia del të mbijetojë. Tash është çështje tjetër se kjo mënyrë e funksionimit është e dëmshme për qytetarët, në kuptimin që shumë vendim për të cilat do të duhej të vendosej në Kuvend, në fakt nuk po arrin të kalojnë”, thotë Mushkolaj.

Me koalicionin aktual qeverisës që po ballafaqohet me faktin e humbjes së shumicës në Kuvend, opozita në Kuvendin e Kosovës vazhdon të kontestojë legjitimitetin e Qeverisë aktuale të Kosovës, por zyrtarisht nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë drejt ngritjes së ndonjë mocioni të mosbesimit, sado që kjo çështje përmendet si mundësi reale.

Megjithatë, bazuar në gjendjen aktuale, Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë, por zyrtarët e LDK-së thonë se do të provojë të sigurojë votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.