Haradinaj për aderimet e estradës në AAK: Nuk është keq me ardhë edhe Sellma

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth aderimeve të fundit në partinë e tij, ku pjesë e këtyre aderimeve është floktari, Kaci Lleshi.

Haradinaj ka thënë se “nuk do të ishte keq që partisë së tij t’i bashkohet edhe grimerja e njohur Sellma Kasumoviq”.

“…edhe Sellma nuk është keq me ardh”, ka thënë Haradinaj.

Disa nga këngëtarët e estradës kosovare janë bërë pjesë a Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

AAK-së iu bashkuan figura të ndryshme nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndër ta janë: Faton Xabarri, Shkumbim Sopjani, Driton Kuka, Kaci Lleshi, Besim Aliu, Afërdita Kastrati, Adelina Berisha, Aida Doçi, Gjon Culaj, Hyzri Llabjani, Yllka Behluli, Resul Sinani, e të tjerë.