Nuk do ta njihni: Transformimi i madh i Myftiut Naim Tërnava

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dje ka mbajtur një ligjëratë para nxënësve të shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Ajo çka ka rënë në sy është transformimi i myftiut Naim Tërnava.

Duket se Tërnava ka humbur disa kilogramë në trupin e tij.

Naim Tërnava, u rizgjodh për të katërtën herë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës në vitin 2018.

Sipas Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës kriteret që duhet t’i plotësojë janë: të kenë mbaruar medresenë dhe arsimin universitar islam, që është në marrëdhënie pune në Bashkësinë Islame së paku 10 vjet, që gëzon autoritet e besim te myslimanët, që ka aftësi organizative, që nuk është më i ri se 40-vjet.

Myftiu i Kosovës, aktualisht udhëheq mbi 800 xhami në Kosovë dhe ka mandat 5 vjeçar.