Drecun: Dorëheqja e Haradinajt është lojë e vjetër

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt në posti i kryeministrit të Kosovës.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt në posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, është një lojë e vjetër.

Ai ka theksuar se një veprim i tillë i kishte sjellë rezultate në dy herë të kaluara kur ishte paraqitur para gjykatës ndërkombëtare, raportojnë mediat serbe.

Drecun ka thënë se Haradinaj në të kaluarën i kishte shpëtuar dënimeve për mungesë të provave dhe në këtë formë u bë hero kombëtar.

“Nga krimineli lokal, terroristi dhe keqbërësi, ai u bë politikani numër një mes shqiptarëve në Kosovë”, theksoi Drecun.