67 qytetarë të Gjilanit presin sot rezultatet për koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin për Emergjenca, në konferencën për media, ka paraqitur vlerësimin e gjendjes dhe menaxhimin e situatës përkundër që gjatë mbrëmjes janë konfirmuar 14 raste të reja në Gjilan.

Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësim, sepse gjendja nën kontroll me një gatishmëri të lartë profesionale të ekipit të gjerë që po merret me parandalim në interval kohor 24 me 7.

“Ne arritëm që ta ulim lakoren e infeksionit gati në pikën zero, por burimi i fundit i infeksionit i ardhur nga një klinikë private në Prishtinë, ka bërë që një infermiere dhe lehonë të dalin me rezultat pozitiv dhe si pasoj të kemi edhe 14 infektuar në natën e mbrëmshme. Aktualisht kemi 26 raste active me Covid-19. Sot janë marrë mostrat edhe për 67 qytetarë të Gjilanit dhe rezultatet do të tregojnë pasqyrimin real të gjendjes”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka njoftuar se nënkryetari Arbër Ismajli dhe ekipi i gjerë i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, kanë vizituar sot të

gjitha rastet e prekura me këtë virus dhe konfirmojnë se gjendja e tyre është me simptoma të lehta.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë me masa mbrojtëse, duke bartur maska e dorëza dhe duke e ruajtur distancën me fokus maksimal në higjienë.

Haziri konfirmon se Gjilani ka 23 raste të shëruara plotësisht nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit që ka mbajtur me Komitetin e Emergjencave, ka potencuar se Gjilani këto ditët e fundit është duke i kaluar me një qetësi në aspektin e rasteve me Covid-19, sepse nuk ka asnjë rast të ri.

“Nga takimi i sotëm është konfirmuar gjendje e qetë dhe pa raste të reja. Kemi konstatuar se nga 51 raste të infektuar, tashmë 23 raste janë të shëruar plotësisht. Dy të vdekur, tri raste janë të hospitalizuar dhe 23 raste janë në vetizolim. Gjatë ditës së sotme do të bëhen teste dhe urojmë që edhe këto të rezultojnë negative, sikur që këtyre ditëve kishim numër të madh të testeve negative”, ka thënë kryetai Haziri.

Ai ka thënë se 15 rastet e fundit që i kishte Gjilani, janë si pasojë e mospërfilljes së vendimeve të shtetit dhe rekomandimeve të ISHKP-së për masat mbrojtëse.

Kryetari Haziri, ka bërë të ditur punën e vazhdueshme që është duke u bërë për dëmet në sektorin e ekonomisë, konkretisht në bujqësi dhe sektorin privat gjatë përballjes me pandeminë.

Ndërkohë, duke folur për pakot sociale për familjet në nevojë, kreu i Gjilanit ka falënderuar donatorët për shpirtin e madh të solidaritetit në përballimin e kësaj pandemie.

Ndërron jetë i moshuari nga Gjilani me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë 72 vjeçari nga Gjilani i prekur nga Koronavirusi.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti  Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19”, thuhet në kumtesë.

“Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.

Tragjedia e familjes Bllaca: Nesër ditë zie në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.

“Me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për këtë ditë, si dhe do të vendosen flamujt në gjysëm shtizë, në të gjitha institucionet komunale”, thuhet në vendimin e kryetarit Haziri, të datës 20 shkurt 2020.

Ndryshe, pesë anëtarët e kësaj familje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojana”, të martën. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten

Haziri tregon se për çka do të mbahet mend Qeveria Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe njëkohësisht nënkryetar i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për dorëheqjen e Haradinajt dhe vendimet e kësaj qeverie, shkruan Periskopi.

Ai ka folur për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë duke drejtuar akuza ndaj qeverisë së koalicionit PAN.

“Kjo qeveri do të mbahet mend vetëm një vendim”, ka thënë Haziri në T7.

“Qeveria PAN do të mbahet mend vetëm për dorëheqjen e kryeministrit”.

Tutje Haziri ka shtuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve.