Bahtirit nuk i pëlqen që Qeveria po akuzohet për vdekjen e të riut nga Gjilani

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj akuzave të partive opozitare drejtuar Qeverisë në detyrë për shkak të vdekjes tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani dje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Opozita ka drejtuar gishtin e fajit kah Qeveria Kurti për vdekjen tragjike të Agon Musliut që u kthye nga Gjermania dje u vendos në karantinë përkundër kërkesës që të shkojë në vetizolim për shkak të problemeve shëndetësore.

“A ju ka mbetur një pikë ndërgjegje disa politikanëve, të cilët humbjen e jetës së një personi po e shfrytëzojnë për sulme politike ndaj Qeverisë? Turp ju qoftë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook, teksa ka shprehur ngushëllime familjes Musliu nga Gjilani.

Bahtiri njofton se një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës është në vet-izolim

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv.

“Po ashtu edhe një pacient i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultatet e testimit të tij, nuk kemi siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.

Pra, për shkak të kësaj situate i lus qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, përveç kur kanë raste urgjente. Gjithashtu i lus qytetarët e qyteteve tjera, që për aq sa kanë mundësi t’i shmangin shërbimet në Spitalin e Mitrovicës dhe të drejtohen direkt për në ShSKUK, pasi që spitali ynë po përballet me vështirësi në ofrimin e shërimeve pas rasteve të fundit”, shkruan Bahtiri.

Ai gjithashtu njofton se nesër në ora 11:00 ka ftuar mbledhje urgjente të Shtabit Emergjent i Komunës së Mitrovicës, ku do të marr pjesë edhe Drejtori i Spitalit Mitrovicës, nga e cila do të dalim me qendrim të përbashkët për situatën e krijuar, ku do të bëhen të ditur hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për menaxhimin e situatës.

“Po shpresojmë shumë që Mitrovica do ta kaloj këtë pandemi pa asnjë të infektuar me COVID-19”, përfundon Bahtiri.

Bahtiri: Kurti do ta zhvillojë Kosovën me Trepçë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë jashtëzakonisht i interesuar për veriun e Mitrovicës.

Në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova, ai ka thënë se së bashku me Kurtin janë angazhuar vazhdimisht që ta ndalojnë ndarjen e veriut.

“Meritor janë të gjithë qytetarët e Kosovës sidomos ata që kanë votuar për ndryshim. Sot ndodhi ajo e shumëpritura dhe kjo që ka ndodhur sot është një datë historike për t’i quar proceset përpara dhe për t’i realizuar ato për të cilat jemi zotuar”.

“Nuk jam ai që kërkoj ndonjë post politik, jam një kryetar i Komunës që jam zgjedhur nga qytetarët e Mitrovicës dhe unë do të jem besnik ndaj tyre”.

“Prej mandatit të kaluar nuk kam pasur mbështetje dhe tash do ta kem. Puna do të shkojë mirë në Mitrovicë dhe qytetarët do ta vlerësojnë punën time”.

“Zhvillimi ekonomin do të ndodhë në të gjithë Kosovën dhe sidomos në Mitrovicë. Unë mendoj se kjo do të arrihet me zhvillimin e Trepçës”.

“Unë e di shumë mirë dhe jam dëshmitar i të kaluarës. Ai [Kurti] ka qenë jashtëzakonisht i interesuar për veriun e Mitrovicës. Nga viti 2014 me Kurtin kemi bërë shumë për të mos u ndarë veriu. Në të ardhmen do të kemi edhe një fuqi më të madhe në aspektin e normalizimit të situatës”.

“Unë mendoj që koalicioni më i suksesshëm është ky për arsye se qytetarët e kanë shprehur me votën e tyre të lirë. Kjo qeveri nuk do të jetë vetëm e katër viteve, por 4+”.