Mustafa kërkon hetime për vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani

Periskopi.com Lajme

Me rastin e vdekjes tragjike të një 26-vjeçari sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes të të ndjerit.

“Jam trishtuar nga vdekja tragjike e të riut 26-vjeçar nga Gjilani. Lajmi për humbjen e tij na tronditi të gjithëve. Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të LDK-së t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike të gjithë familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Mustafa.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u ka bërë thirrje po ashtu institucioneve përkatëse që të punojnë në drejtim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që çuan drejt kësaj vdekje tragjike që ka tronditur qytetarët e vendit.

Ndryshe, 26-vjeçari nga Gjilani, i ardhur dje nga Gjermania në Kosovë, ka kërkuar që të mos vendosej në karantinë për shkak të problemeve shëndetësore, por që kërkesa e tij u refuzua. Ai ka kërcyer nga kati i pestë në konviktet e Qendrës së Studentëve, e cila shërben si karantinë për personat e dyshuar me COVID-19.

Vjosa Osmani, nga kundërshtare krah i djathtë i Isa Mustafës

Periskopi.com Lajme

Emri i Vjosa Osmanit u përfol shumë si kandidate për ta udhëhequr LDK-në.

Por në kuvendin e nëntë, kur pritej kjo kandidaturë, Osmani heshti.

Për më tepër bënte thirrje për unitet në kohën kur pritej që Isa Mustafa të konfirmohet si kryetar i LDK-së.

Por a ishte një marrëveshje paraprake mes udhëheqësve të LDK-së, që Vjosa Osmani të mos kandidoj për kryetare ?

“Nuk ka të bëjë kjo punë me tërheqje pasi s’ka pas shpallje të kandidaturave secili prej nesh kemi shiqiuar se cila do të jetë rruga që na bashkon pas tre gushtit. Besoj ka kohë…puna e parë është që përgatitemi për zgjedhje nacionale për parë si do ti fitojmë zgjedhjet….”, ka thënë Osmani.

Deputetja e LDK-së, në këtë intervistë për T7, nuk ka treguar nëse do të jete kandidate për kryeministre nga partia e saj, siç u përfol në media.

“Këto nuk janë çështje që po diskutohen tani, pas shpërbërjes së Kuvendit tek atëherë organet e LDK-së dhe këshilli i përgjithshëm do të vendos se si është mënyra më e mirë që LDK ti fitoj zgjedhjet dhe cili është ekipi më i mirë…. Pra nuk duhet që tani debatin ta shndërrojmë në emra individual, ne duhet të punojnë si ekip…..Ta sqaroj një gjë unë nuk jam pjesë e asnjë marrëveshje…nejrzitë që flasin për marrëveshje për poste nuk flasin ato i kanë të bazuar spekulime, nuk kam kërkuar kurrë poste nga LDK-ja”.

Osmani nuk ka treguar kur do të zgjidhet kryesia e re LDK-së pasi sipas saj tani janë të fokusuar vetëm për t’u mobilizuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Besoj ka kohë…puna e parë është që përgatitemi për zgjedhje nacionale për parë si do ti fitojmë zgjedhjet…. Dhe prej sot e tutje është vetëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm për ti ktheyer qytetarëve shpresën për të cilën kanë nevojë dhe për ta drejtuar Kosovën në binar të drejtë pas një shkatërrimi që ja ka bërë qeveria në të gjitha sferat”.

Deri disa ditë para Kuvendit të LDK-së, Osmani është përfolur si njëra prek kandidateve që do ta sfidonte Isa Mustafën për kryetar të LDK-së, por në momentin e fundit ajo u tërhoq duke i dhënë mundësi rizgjedhjes së Mustafës edhe për një mandat katër vjeçar.

Isa Mustafa uron Ursula von der Leyen për detyrën e re

Periskopi.com Lajme

Me rastin e zgjedhjes së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i shpreh urime dhe i dërgon telegram.

Mustafa thotë se e ka marrë me gëzim të thellë këtë lajm.

“Znj. von der Leyen ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë qeverinë e shtetit të Saksonisë së Ulët dhe nga viti 2005 si ministre në Qeverinë Federale të Gjermanisë, fillimisht si Ministre e Çështjeve Familjare dhe Rinisë (2005 – 2009), pastaj Ministre e Punës dhëÇështjeve Sociale (2009 – 2013) dhe në fund si Ministre e Mbrojtjes (2013 – 2019)”, thuhet në këtë telegram urimi.

Ja telegrami i plotë:

“Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. UrsulavonderLeyen, Presidente e Komisionit Evropian. Znj. vonderLeyen vie nga partia simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane (EPP).

Znj. vonderLeyen ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë qeverinë e shtetit të Saksonisë së Ulët dhe nga viti 2005 si ministre në Qeverinë Federale të Gjermanisë, fillimisht si Ministre e Çështjeve Familjare dhe Rinisë (2005 – 2009), pastaj Ministre e Punës dhëÇështjeve Sociale (2009 – 2013) dhe në fund si Ministre e Mbrojtjes (2013 – 2019).

Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e znj. vonderLeyen Presidente e Komisionit Evropian duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Kosovës dhe BE-së në rrugëtimin tonë drejt proceseve integruese në rrafshin afatgjatë dhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në rrafshin afatshkurtër”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e urimit.