Tag: Kryetari i LDK

Abrashi tërhiqet nga gara brenda LDK’së: E kam respektuar vendimin e Kryesisë
20 July 2019, 14:23
Lajme
Hazir Borovci është zgjedhur kryetar i degës së tretë të LDK-ës në Prishtinë, megjithëse vendimi i kryesisë ishte që edhe Arban Abrashi edhe Hazir Borovci të tërhiqeshin nga kandidatura, raporton Periskopi.
Ky vendim ishte marrë pas përleshjeve që u bënë nga këta të fundit gjatë procesit të zgjedhjeve.
I kontaktuar nga Periskopi, Abrashi ka thënë se ai e ka respektuar vendimin e kryesisë së LDK-ës që të tërhiqej nga gara.
“Në mënyrë unanime është zgjedh Hazir Borovci kryetar i degës së tretë të LDK-ës në Prishtinë, unë e kam respektu vendimin e kryesisë dhe nuk kam hyrë në garë. Në mënyrë unanime është votuar dhe është zgjedhur kryetari i degës”, tha Abrashi. /Periskopi