​Limaj u uron shërim sa më të shpejtë të prekurve me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook u ka uruar shërim sa më të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi, e të cilët vijnë nga komuna e Vitisë, Malishevës, Klinës dhe Podujevës.

Ai thotë se po i përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekura nga koronavirusi, se askush nga niveli qendror nuk po i del në ndihmë për ta kapërcyer këtë situatë.

“Kryeministër thirri në telefon kryetarët e komunave ku janë paraqitur rastet se nuk infektohesh nga komunikimi. A je duke i dëgjuar deklaratat e tyre publike se askush nga qeveria nuk ju ka ofruar asnjë ndihmë deri tani”, shkruan Limaj.

Limaj: Protestat e 1 tetorit i paraprinë luftës së lavdishme të UÇK-së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka përkujtuar sot protestat e 1 tetorit të vitit 1997 ku mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorë universitarë protestuan rrugëve të Prishtinës duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëheshin nga regjimi serb.

“Protestat e 1 tetorit dhe protestat tjera i kanë paraprirë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë bërë burim frymëzimi për shumë gjenerata”, shkruan Limaj në Facebook. Ai tha se protestat e 1 tetorit janë dëshmi e sakrificës për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mund dhe përpjekje të shumë brezave.

Ndryshe, këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Kjo lëvizje vlerësohet se ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-ja buronte nga populli liridashës i Kosovës.