​PDK zbarkon në Prizren

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që ditën e mërkure, në nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore të PDK-së në kryeqytetin historik të Kosovës.

Lideri i PDK-së po ashtu ka ftuar konferencë për media duke mbajtur adresim nga Prizreni.

Sipas agjendës zyrtare për media, Veseli do të vizitojë edhe ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe do të vizitoj ndërtesën e muzeut të burgut të luftës së vitit 1945.

Kjo është agjenda e plotë:

1. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vendosë lule tek ndërtesa e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Koha: 10:00

Vendi: Prizren

2. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, viziton ndërtesën e muzeut të ish-burgut komunist.

Koha: 10:30

Vendi: Prizren

3. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban mbledhjen me Kryesinë Qendrore të PDK-së.

Koha: 11:00

Vendi: Selia e PDK-së në Prizren

4. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban konferencë për media.

Koha: 11:15

Vendi: Vendi: Selia e PDK-së në Prizren

Veseli viziton projektin e energjisë së ripërtëritshme në Bajgorë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar projektin më të madh energjetik që po zhvillohet në Bajgorë, ku do të prodhohen 105 megavat energji nga era.

“Kosova me projektet e energjisë shumë shpejt do të ketë pavarësi të plotë energjetike”- ka shkruar Veseli në Facebook.

“Objektivi kryesor i qeverisë së Kosovës dhe i gjithë klasës politike, nuk duhet të jetë konfliktualiteti apo emërimet politike nëpër borde siç po ndodh tani, por duhet të jetë tërheqja e investitorëve seriozë, për projekte shembullore që sjellin zhvillim e mirëqenie, sikurse Parku i Erës në Bajgorë”.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Vizitova nga afër punimet që po bëhen për të ndërtuar Parkun e Erës në Bajgorë, prej kompanisë “SOWI Kosovo” e cila është një ndërmarrje e përbashkët kosovare, gjermane dhe izraelite. Bëhet fjalë për një projekt gjigand të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme, duke vendosur 27 turbina, që vihen në punë prej erës, me një total të kapacitetit të instaluar prej 105 megavatesh.

Ky është një investim strategjik që forcon pavarësinë energjetike të Kosovës dhe që, duke përdorur fjalën e fundit të shkencës, mundëson prodhimin e një sasie të konsiderueshme të energjisë elektrike pa cenuar mjedisin apo shëndetin e qytetarëve.

Realizimi i këtij projekti, do të kushtoj mbi 180 milionë euro, duke përbërë kështu një nga investimet e drejtpërdrejta të huaja më të rëndësishme në vend.

Çka e bën edhe më të vlefshëm këtë projekt, është fakti që ky projekt ka mundësuar modernizimin e infrastrukturës për komunitetin e zonës përreth dhe ka hapur vende të shumta të reja të punës për banorët Shalës së Bajgorës.

Një tjetër gjë që më gëzoi gjatë bisedës në kantier, ishte fakti që edhe operacionet më të vështira të realizimit të projektit ishin duke u bërë nga ekspertët kosovarë.

Objektivi kryesor i qeverisë së Kosovës dhe i gjithë klasës politike, nuk duhet të jetë konfliktualiteti apo emërimet politike nëpër borde siç po ndodh tani, por duhet të jetë tërheqja e investitorëve seriozë, për projekte shembullore që sjellin zhvillim e mirëqenie, sikurse Parku i Erës në Bajgorë.

Veseli: Vdekja tragjike e të riut në karantinë mbartë përgjegjegjësi shtetërore

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për familjen e të riut 26 vjeçar nga Gjilani që vdiq sot në karantinën e qendrës së studentëve.

Veseli ka thënë se i ndjeri ishte nën kujdesin e instituciomeve të shtetit, andaj, ai tha se është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.

Deklarata e plotë e liderit të PDK-së në Facebook:

Ndarja nga jeta në karantinën e Qendrës Studentore, e djaloshit 26 vjeçar nga Gjilani, është shumë e dhimbshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve.

Humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjegjësi shtetërore, duke qenë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit.

Andaj, është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.

Veseli bisedë telefonike me përfaqësuesit fetarë rreth koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare shqiptare të Kosovës, myftiun Naim Tërnava si dhe ipeshkvin Dodë Gjergjin, në lidhje me situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Veseli i ka falënderuar ata për rolin konstruktiv që e kanë luajtur gjatë kësaj situate duke qetësuar njerëzit për të mos krijuar panik si dhe duke pranuar shmangien e ritualeve fetare në objektet e kultit që dëmtojnë distancën e nevojshme sociale.

“Kërkova prej tyre që të vazhdojnë të porosisin besimtarët tanë, për të ndenjur në shtëpi, për t’u kujdesur edhe më shumë për veten, për familjarët e sidomos për të moshuarit, të cilët edhe janë më të rrezikuarit. Të gjithë së bashku, duke mos e humbur besimin në Zot dhe duke u kujdesur për njeri tjetrin, kemi për t’ia dalë mbanë kësaj sfide”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Veselit në Facebook.

Veseli në veri të Kosovës, takon banorët shqiptarë në Leposaviq e Zveçan

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me kërkesë të banorëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, i ka vizituar sot ata për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, pas provokimeve të Serbisë me orë policore e karantinim dhe konfuzionit që u ka shkaktuar më pas Qeveria e Kosovës.

Kreu i PDK-së ka shkuar në veri, ku takuar banorët e fshatrave Cerajë, Bistricë dhe Kushtovë të Komunës së Leposaviqit. Më pas, lideri i PDK-së Kadri Veseli, shkoi në Komunën e Zveçanit ku takoi në Boletin, banorët shqiptarë të kësaj komune.

Banorët shqiptarë të veriut të vendit shprehën shqetësime se Qeveria e Kosovës i ka lënë në harresë dhe në mëshirën e zyrtarëve serbë që po marrin urdhra direkt nga Beogradi.

Përfaqësuesi i këtyre fshatrave, Shaqir Hetemi, tha se asnjë zyrtar qeveritar i Kosovës nuk i ka vizituar, ndërsa kanë nevoja të shumta si ushqimore po ashtu edhe shëndetësore pasi tash e disa ditë, siç theksoi Hetemi, banorët janë izoluar pas vendimit të Qeverisë së Serbisë dhe nga ora 13:00 nuk kanë të drejtë të lëvizin e të shkojnë në Mitrovicë për furnizime me ushqim.

“Vizita e kryetarit Veseli është një mbështetje morale. Ky vazhdimisht qysh nga vitet e 90’ta, pastaj më 2011 e deri sot, kur kemi vështirësi, vjen afër banorëve të këtyre tre fshatrave Bistricë, Kushtovë, Cerajë të komunës së Leposaviqit. Shqetësimet janë se Qeveria në ikje ka filluar fushatën për vota në këtë fshat dhe në këtë situatë nuk kanë ardhur asnjë pako ushqimore me ua afru këtyre banorëve. Pak u bë një ndërlikim. Ne jemi duke respektuar vetëm policinë e Kosovës, por nëse kanë diçka, i lutemi mos të na pengojmë sepse po na pengojnë në lëvizje kur kemi me shku me ble ndonjë ushqim ose kontrollime mjekësore kur kemi me shku në Mitrovicë po na pengojnë në rrugën magjistrale Leposaviç – Mitrovicë”, tha Hetemi.

Ndërsa, Shefit Behrami, baba i dëshmorit nga fshati Bistricë i Leposaviqit, tha se nuk ka provokim që mund t’i shtyej të lëvizin nga tokat e tyre, ndërsa e ka falënderuar kreun e PDK-së për vizitën.

“Vizitë me vend. Është ardhë në një vend ku kanë mbetur tre fshatra, kena mbet as qarkullim, atje ta mbyll, këndej është e kalueshme me shumë vështirësi. Veseli është i pari që ka qenë me na vizitu këtu prej udhëheqësve të Republikës së Kosovës. Mua gjallë askush prej këtuhit s’mundet me më qitë, prej këtij fshati”, tha Behrami.

Pasi dëgjoi kërkesat e banorëve të veriut të Kosovës në Leposaviq e Zveçan, kreu i PDK-së tha se ata do të ndihmohen me çfarëdo që kanë nevojë dhe i porositi që mos të bien pre e provokimeve të papërgjegjshme.

“Shqiptarët duhet të jenë unikë dhe bashkë, të respektojnë vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës, ndërsa qeveria nuk duhet të krijojë konfuzion dhe pasiguri tek qytetarët, në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë sa më mirë”, tha Veseli.

Sipas tij, banorët e kësaj ane të cilët përveç pandemisë, po ballafaqohen në këtë kohë edhe me sfidat e ndryshme të jetës, duhet të përkrahen më shumë.

Duke potencuar se mund dhe duhet të bëhet më shumë për këta njerëz, Veseli tha po ashtu se duhet të evitohet çdo pasiguri tek ta, për shkak të ambientit dhe rrethanave ku jetojnë.

Ai ka përsëritur se qeveria është dashur të jetë më e qartë rreth masave kundër pandemisë, dhe jo të krijojë konfuzion me vendime të dyanshme.

“Kam ardhur për t’i vizituar qytetarët tanë të cilët ndihen të shqetësuar me konfuzionin të cilën e ka krijuar panevojshëm qeveria jonë, e urdhrave të dyfishta të një shteti të cilin nuk e duam dhe nuk e njohim. Megjithatë, besoj se do të tejkalohet edhe kjo situatë. Këta janë njerëz të cilët kanë qëndruar këtu që 21 vjet, të cilët tani po ballafaqohen me pandeminë COVID-19 dhe me sfidat jetësore. Duhet të përkrahen më shumë, duhet të evitohet çdo pasiguri për këta njerëz, për vetë faktin se ambienti ku jetojnë është i tillë, dhe duhet t’ju ndihmohet. Kanë nevoja për ndihmë qoftë mjekësore, sociale. Mund të bëhet më shumë, duhet të bëhet më shumë. Qeveria e Kosovës nuk është dashur të krijojë vendime të dyanshme, është dashur të qartësojë nëse ka qenë në pajtueshmëri Republika e Kosovës me Republikën e Serbisë për masat ndaj pandemisë, ka qenë tërësisht në rregull, por është dashur vetëm të qartësohet dhe mos të krijohet konfuzion. Sepse në mënyrë të veçantë ka ndikuar ky qarkullimi dy orarësh, nga ora 5 është e institucioneve tona, pastaj nga ora 1 është e qeverisë së Serbisë. Vendosja e dy komunave në karantinë po ashtu ka krijuar një pakënaqësi sepse ka qenë një vendim në përputhje me gjendjen e jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë. Mesazhi është ky, me qëndru sa më shumë bashkë, mos me kriju pasiguri dhe konfuzion tek qytetarët nga ana e qeverisë tonë, dhe me tejkalu këtë situatë përmes informimit dhe transparencës”, ka thënë Veseli.

Në fund të vizitës në veri të Kosovës, kryetari i PDK-së ka vizituar edhe Kullën e heroit kombëtar Isa Boletini ku bëri homazhe.

Veseli me bashkëshorten takojnë qindra gra në Podujevë në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, kanë marrë pjesë në organizimin e qindra grave të PDK-së në Podujevë në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar të ardhshëm të Podujevës. 

Pikërisht këtë ditë, Naim Fetahu ka edhe ditëlindjen. Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Podujeva meriton më mirë dhe e meriton një kryetar të zoti si Naim Fetahu.

“Bashkë me Violetën sonte ishim në takim me qindra gra të nderuara të Podujevës, të cilat janë mbledhur për 8 Marsin dhe në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar të Podujevës, i cili po ashtu sot feston ditëlindjen. Podujeva meriton më mirë! Podujeva meriton një kryetar punëtor si Naim Fetahu”, ka shkruar Veseli.

Kadri Veseli për Azem Sylën: Në luftë apo paqe, drejtësia dhe e vërteta janë çdo herë me të drejtin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se Azem Syla ishte në të drejtën e tij edhe atëherë kur i printe UÇK-së.

I pari i PDK-së, këto deklarata i ka dhënë pas nisjes së Azem Sylës për intervistim nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale.

Shkrimi i plotë:

Nuk ka rëndësi, në luftë apo paqe, drejtësia dhe e vërteta janë çdo herë me të drejtin. Azem Syla është i tillë edhe sot teksa po bëhej gati të nisej për në Hagë. Ai ishte në të drejtën e tij atëherë kur i printe UÇK-së. Sepse ajo ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë.

Veseli i përgjigjet letrës së Kurtit: Shpreh shqetësimin për kursin ‘anti amerikan’ të qeverisë Kurti

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti i cili para pak ditësh ka kërkuar ta takoj për të diskutuar për dialogun, programin qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik.

Në letrën që Veseli ia ka kthyer më 3 mars Albin Kurtit, Veseli citohet ti ketë thënë se e mirëpret ta takoj në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar për fuqizimin e pozicionit të Kosovës përballë Serbisë, por Veseli i ka shprehur shqetësime Albin Kurtit për qëndrimet anti amerikane të tij.

“Shpreh shqetësimin tim me mungesën e qëndrimeve tuaja të qarta dhe të paqëndrushme përballë Serbisë dhe kursit konfrontues me aleatin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e liderit të PDK-së Kadri Veseli dërguar kryeministrit Albin Kurti.

Më tutje në këtë letër të Veselit thuhet se Kosova, jo vetëm sot, por edhe më parë, ka pasur dhe ka nevojën e dakordimeve të spektrit politik, sidomos për çështjet e rëndësisë nacionale.

“Por, të ftosh në takim konsultues dhe nga ana tjetër të marrësh në të njëjtën ditë vendime të njëanshme, kjo nuk i ndihmon nevojës së konsensusit nacional për temat që më keni ftuar në takim. Edhe njëherë, për hir të transparencës, edhe për hir të respektimit të hierarkisë institucionale, çështjet që keni kërkuar t’i flasim, si programi qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik, konsideroj se e kanë vendin për debat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, për tema të tjera, si politika e jashtme dhe se si ta forcojmë Kosovën përballë Serbisë, është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe konsensusi nacional. Jam i gatshëm në çdo kohë t’ju pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ju të keni dëshirë për takim. Por po ashtu, edhe unë, në çdo iniciativë që do të ndërmarr në interes të vendit, do të ju drejtohem dhe vij për takim me Ju si kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Veselit.

Në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë, Kadri Veseli viziton Prekazin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Prekazin ku bëri homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, lideri i PDK-së shihet në foto edhe me bashkëluftëtarë tjerë teksa bënë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Prekazi është simboli i lirisë.

“Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë! 🇽🇰“, ka shkruar Veseli.

 

 

Veseli kujton Hoxhë Kadri Prishtinën: Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot Hoxhë Kadri Prishtinën në 95 vjetorin e vdekjes.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Veseli ka shkruar se me iniciativën e Hoxhë Kadriut dhe patriotëve të tjerë, më 1918 u themelua komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me qendër në Shkodër.

“Sot mbushen 95 vjet prej ndarjes nga jeta të Hoxhë Kadri Prishtinës, njërit prej bijëve më të shquar të Kosovës. Me iniciativën e Hoxhë Kadriut dhe patriotëve të tjerë, më 1918 u themelua komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me qendër në Shkodër. Ky komitet ndërkombëtarizoi çështjen kombëtare dhe organizoi forcat mbrojtëse të trojeve shqiptare të Kosovës. Po ashtu, ai ishte ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjës, kuvendit mbarëkombëtar të vitit 1920, që mundësoi mbijetesën e shtetit të brishtë e të sapoformuar shqiptar. Me veprën e tij të ndritur si ulema, hoxhë, politikan, publicist dhe jurist shqiptar ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar”, ka shkruar Veseli.

Veseli: Vizioni im është lufta kundër korrupsionit, krijimi i shanseve për të rinjtë dhe zhvillimi ekonomik

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sonte në konventën ku u nominua për kryeministër të ardhshëm të Kosovës se askush më shumë se PDK-ja nuk e ka të qartë drejtimin që i duhet Kosovës.

Ai ka përmendur kauzën e tij për një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, për një ekonomi të fortë dhe aleancë me shtetet mike të Kosovës.

Lideri i PDK-së ka thënë se më 6 tetor do të fitojë për të mos i lënë që të tjerët ta dështojnë Kosovën.

Duke folir për vizionin e tij për qeverinë e ardhshme, Veseli tha se ajo do të ketë më së shumti ministra të rinj.

“Të gjithë duhet ta dimë se 6 tetori nuk është thjesht një ditë votimi.

Është referendum për të ardhmen e Kosovës. Nëse duam të ecim fuqishëm drejt rrugëtimit euro-atlantik, drejt ballafaqimit me sfidat reale të korrupsionit, nepotizmit, abuzimit, dështimit dhe rrezikimit të shtetit. Apo, të futemi në dilema, konflikte dhe ikje nga përgjegjësitë? Para nesh qëndron një moment kthese historike. Dhe, në të tilla momente, ajo që del në pah gjithmonë është Partia Demokratike e Kosovës.

Më 6 tetor, ne do të fitojmë për të mos i lënë të tjerët ta dështojnë Kosovën, ta izolojnë Kosovën, ta lënë Kosovën në stagnim e paqartësi. Më 6 tetor, ne do të fitojmë, me besimin qytetar, për t’u treguar të gjithëve se ky vend ka shpresë, se Kosova është besimi dhe jeta jonë, se burrat e gratë e Kosovës janë të zotë për ta  zhvilluar vendin e tyre. Më 6 tetor do të fitojmë, për t’u treguar të gjithëve se ata që promovojnë më shumë rininë dhe u japin atyre një shans të vërtetë, do ta udhëheqin vendin”, ka thënë Veseli.

“Në dy dekada liri, dhe një dekadë pavarësi, Partia Demokratike ka udhëhequr proceset vendimtare për Kosovën. Të tjerët, ose janë ankuar, ose vetëm na kanë shikuar dhe janë munduar të na gjykojnë. Por, kanë bërë pak ose aspak. Ka pasur edhe të tillë që janë përpjekur ta mohojnë dhe shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar tash e 20 vjet liri.

Edhe sot, ata nuk janë të zotët që t’u dalin ballë sfidave të shtetit. Ose ju mungon guximi, ose zgjedhin rrugën e gabuar! Kosovën nuk mund ta udhëheqë dikush që hyn në borxh para liderit dhe partisë, më shumë sesa para qytetarëve dhe Kosovës. Jo ata që s’kanë guxim të marrin vendime. Kryeministri i Kosovës duhet t’i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës dhe nevojave te qytetarëve.

Nuk mund të ndërtohet e ardhmja për shtetin e Kosovës nga ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin e shtetit të Kosovës, nga ata qe s’kanë zemër ta çojnë lart flamurin e Kosovës. Nuk mund të ndërtohet një e ardhme këtu nga ata që vënë në dilemë dhe cenojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Nuk mund të ndërtohet një e ardhme këtu nga ata që nuk kanë vullnet dhe guxim për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe abuzimet me pushtetin. Nëse duam ta luftojmë korrupsionin, gjëja e parë është ta pranojmë problemin dhe ta fillojmë ndryshimin nga shtëpia. Sepse, të gjitha partitë e Kosovës kanë qenë dhe janë në pushtet dhe kanë bërë e po bëjnë gabime.

Por, PDK është partia e vetme që ka edhe vullnetin, edhe guximin për t’i ndrequr këto gabime. Ne kemi një plan si ta luftojmë korrupsionin, si t’i mbajmë të rinjtë tanë këtu, si ta ndërtojmë një të ardhme. Ne do ta formojmë një Qeveri pa aktakuza.

Një Qeveri që do të jetë e vogël në numër, por shumë efikase dhe përfshirëse në punë. Një Qeveri me Ministra të rinj që do të punojnë për qytetarët. Do të jetë Qeveria me më shumti të rinj ndonjëherë”, tha ndër të tjera Veseli.

“Gjatë gjithë jetës sime, si shumica prej jush, unë kam punuar për Kosovën. Asnjëherë nuk kam pasur frikë të luftoj për vendin tim. As kur themeluam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e as tash kur ka nevojë që ta luftojmë korrupsionin dhe që ta zhvillojmë vendin tonë. Asnjëherë unë nuk kam vepruar vetëm për realizim të ëndrrës sime. Por, gjithmonë në bazë të një dëshire dhe një ëndrre të përbashkët të kombit tonë. Edhe sot, ëndrra jonë, vizioni ynë, nuk ka të bëjë vetëm me 6 tetorin. Është shumë më e madhe se kaq.

Shumë kohë para se ta dija se kishte zgjedhje, vendosa të veproj kundër fenomenit të korrupsionit dhe mashtrimit me listat e veteranëve. Shumë kohë para se ta dija se do të kishte zgjedhje, vendosa t’i largoj nga detyra këdo që kishte aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm. Sepse, besova që për të bërë ndryshimin, duhet që ndryshimin ta fillojmë nga vetja. Partitë tjera më shikuan, përfolën dhe akuzuan, por ju po e shihni se efekti po arrihet. Si standard i ri etik në politikë që po vendoset nga PDK, në institucione nuk do të ketë njerëz me aktakuza. Shumë kohë përpara se ta dija se do të kishte zgjedhje, promovova të rinj në pozita udhëheqëse në Qeveri dhe PDK, duke ua dhënë shansin atyre. Ata e dëshmuan veten. Shpëtuan miliona euro nga Buxheti i Kosovës, duke e luftuar korrupsionin dhe i kthyen ato në të mira për qytetarët”, deklaroi Veseli.

  

Veseli: Më 6 tetor do të fitojmë për të mos i lënë të tjerët ta dështojnë Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një tubim në Prishtinë sot ka shpalosur vizionin e tij si Kandidat për Kryeministër.

Veseli ka thënë se askush më shumë se PDK-ja nuk e ka të qartë drejtimin që i duhet Kosovës. Ai ka përmendur kauzën e tij për një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, për një ekonomi të fortë dhe aleancë me shtetet mike të Kosovës.

Lideri i PDK-së ka thënë se më 6 tetor do të fitojë për të mos i lënë që të tjerët ta dështojnë Kosovën.

Ky është fjalimi i plotë i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli:

Çfarë mbrëmje emocionuese.

Çfarë shpirti fitimtar.

Dje na fitoi Kombëtarja e Kosovës në Futboll.

Më 6 tetor, bëhuni gati për fitoren e madhe të Kombëtares tonë në politikë.

Fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Për secilin prej nesh është emocionues ky rrugëtim që po nisim.

Nuk është vetëm një ngjarje tjetër politike.

Nuk është vetëm një moment reflektimi për rrugën që kemi kaluar bashkë deri këtu.

Është zotim për rrugën që do ta bëjmë, për rrugën që do ta përcaktojë drejtimin e shtetit tonë.

Kemi arritur deri këtu me shumë sakrifica.

Kemi arritur suksese.

Kemi pasur edhe gabime.

Por, vetëm ata që e njohin rrugëtimin e Kosovës, i pranojnë vlerat, mundin, sakrificat, sukseset dhe gabimet, e dinë saktë se cili është drejtimi më i mirë që duhet ta marrë vendi ynë.

Të gjithë duhet ta dimë se 6 tetori nuk është thjesht një ditë votimi.

Është referendum për të ardhmen e Kosovës.

Nëse duam të ecim fuqishëm drejt rrugëtimit euro-atlantik, drejt ballafaqimit me sfidat reale të korrupsionit, nepotizmit, abuzimit, dështimit dhe rrezikimit të shtetit.

Apo, të futemi në dilema, konflikte dhe ikje nga përgjegjësitë?

Para nesh qëndron një moment kthese historike.

Dhe, në të tilla momente, ajo që del në pah gjithmonë është Partia Demokratike e Kosovës.

Më 6 tetor, ne do të fitojmë për të mos i lënë të tjerët ta dështojnë Kosovën, ta izolojnë Kosovën, ta lënë Kosovën në stagnim e paqartësi.

Më 6 tetor, ne do të fitojmë, me besimin qytetar, për t’u treguar të gjithëve se ky vend ka shpresë, se Kosova është besimi dhe jeta jonë, se burrat e gratë e Kosovës janë të zotë për ta  zhvilluar vendin e tyre.

Më 6 tetor do të fitojmë, për t’u treguar të gjithëve se ata që promovojnë më shumë rininë dhe u japin atyre një shans të vërtetë, do ta udhëheqin vendin.

Të nderuar qytetarë,

Zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë qëllimi. Ato janë mënyra e realizimit të vizionit dhe ëndrrës sonë të përbashkët për këtë vend.

A mund ta ndërtojmë një Kosovë të lirë, të barabartë, të sigurt, të drejtë, të begatë, për secilin qytetar?

A mund ta ndërtojmë një Kosovë pa korrupsion, pa nepotizëm, e me shanse të barabarta?

A mund ta ndërtojmë një Kosovë ku të rinjtë nuk na ikin, por qëndrojnë këtu, krijojnë familjen këtu, rrisin fëmijët këtu, e punojnë këtu?

A mund ta ndërtojmë një Kosovë ku nderohet lavdia e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe nuk përbuzet dhe as abuzohet me vlerat e saj?

A mund ta ndërtojmë një Kosovë ku ka zhvillim ekonomik, ku ka investime të jashtme e të brendshme, ku ka vende pune për të rinjtë, për gratë dhe burrat, për secilin që mbaron një shkollë ose ka një profesion?

A mund ta ndërtojmë një Kosovë që me zhvillimin e vet ekonomik, sundim të ligjit, imponon respektin e të huajve ndaj nesh?

A mund ta ndërtojmë një Kosovë që mbron territorin, sovranitetin, që promovon paqen, bashkëjetesën, dhe fuqizon aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian?

Ne e dërgojmë mesazhin e qartë nga këtu:

Se PO – NE, Partia Demokratike e Kosovës, do ta bëjmë këtë.

Ne dimë ta bëjmë këtë.

Ne kemi guxim dhe vizion ta bëjmë këtë.

Prandaj, zgjedhjet e ardhshme kanë të bëjnë me një pyetje të madhe:

Kush mund ta mbrojë dhe zhvillojë Kosovën?

Kush mund ta luftojë korrupsionin dhe t’i mbajë të rinjtë në Kosovë?

Kush mund ta ndryshoje ekonominë?

Kush mund ta ndalë agresionin e Serbisë kundër shtetit tonë?

Kush i ruan miqtë dhe partnerët, kush e forcon lidhjen e Kosovës me ta?

Ne do t’i bëjmë këto.

Ne dimë t’i bëjmë këto.

Ne jemi partia e lirisë, Partia Demokratike e Kosovës.

Te nderuar qytetarë,

Në dy dekada liri, dhe një dekadë pavarësi, Partia Demokratike ka udhëhequr proceset vendimtare për Kosovën.

Të tjerët, ose janë ankuar, ose vetëm na kanë shikuar dhe janë munduar të na gjykojnë.

Por, kanë bërë pak ose aspak.

Ka pasur edhe të tillë që janë përpjekur ta mohojnë dhe shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar tash e 20 vjet liri.

Edhe sot, ata nuk janë të zotët që t’u dalin ballë sfidave të shtetit.

Ose ju mungon guximi, ose zgjedhin rrugën e gabuar!

Kosovën nuk mund ta udhëheqë dikush që hyn në borxh para liderit dhe partisë, më shumë sesa para qytetarëve dhe Kosovës.

Jo ata që s’kanë guxim të marrin vendime.

Kryeministri i Kosovës duhet t’i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës dhe nevojave te qytetarëve.

Nuk mund të ndërtohet e ardhmja për shtetin e Kosovës nga ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin e shtetit të Kosovës, nga ata qe s’kanë zemër ta çojnë lart flamurin e Kosovës.

Nuk mund të ndërtohet një e ardhme këtu nga ata që vënë në dilemë dhe cenojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Nuk mund të ndërtohet një e ardhme këtu nga ata që nuk kanë vullnet dhe guxim për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe abuzimet me pushtetin.

Nëse duam ta luftojmë korrupsionin, gjëja e parë është ta pranojmë problemin dhe ta fillojmë ndryshimin nga shtëpia.

Sepse, të gjitha partitë e Kosovës kanë qenë dhe janë në pushtet dhe kanë bërë e po bëjnë gabime.

Por, PDK është partia e vetme që ka edhe vullnetin, edhe guximin për t’i ndrequr këto gabime.

Ne kemi një plan si ta luftojmë korrupsionin, si t’i mbajmë të rinjtë tanë këtu, si ta ndërtojmë një të ardhme.

Ne do ta formojmë një Qeveri pa aktakuza.

Një Qeveri që do të jetë e vogël në numër, por shumë efikase dhe përfshirëse në punë.

Një Qeveri me Ministra të rinj që do të punojnë për qytetarët.

Do të jetë Qeveria me më shumti të rinj ndonjëherë.

Një Qeveri që nuk do të abuzojë me taksat e qytetarëve, por do t’i mbrojë ato.

Duke lehtësuar bizneset ekzistuese dhe duke i ndihmuar ato të rejat; me një plan strategjik, të saktë dhe konkret, në përputhje me nevojat e qytetarëve, kërkesat e tregut dhe drejtimin zhvillues ekonomik.

Një Qeveri që do ta ndërtojë të sotmen më të mirë dhe një të ardhme të sigurt.

Do ta forcojmë bashkëpunimin me SHBA-në, BE dhe demokracitë  e lira, duke sjell investitorë të jashtëm, duke rritur konkurrencën dhe duke liruar shpirtin kreativ të rinisë.

Duke e luftuar korrupsionin, do të investojmë më shumë në infrastrukturë më të mirë, në krijimin e vendeve të punës, në sipërmarrësit e rinj premtues dhe në projekte inovative.

Ne do ta krijojmë një ekonomi të fortë.

Ne do të vazhdojmë ta forcojmë dhe përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe arsimor.

Ne do t’i bëjmë ëndrrat e rinisë realitet.

Por, kjo nuk është një ëndërr që mund të realizohet nga një person.

Nuk është një luftë që mund të fitohet me një ushtar.

Kjo është një luftë që na përket të gjithëve.

Ky është një vizion që mund ta bëjmë të vërtetë të gjithë së bashku, me punë të palodhur dhe me besim.

Të dashur qytetarë

Gjatë gjithë jetës sime, si shumica prej jush, unë kam punuar për Kosovën.

Asnjëherë nuk kam pasur frikë të luftoj për vendin tim.

As kur themeluam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e as tash kur ka nevojë që ta luftojmë korrupsionin dhe që ta zhvillojmë vendin tonë.

Asnjëherë unë nuk kam vepruar vetëm për realizim të ëndrrës sime.

Por, gjithmonë në bazë të një dëshire dhe një ëndrre të përbashkët të kombit tonë.

Edhe sot, ëndrra jonë, vizioni ynë, nuk ka të bëjë vetëm me 6 tetorin.

Është shumë më e madhe se kaq.

Shumë kohë para se ta dija se kishte zgjedhje, vendosa të veproj kundër fenomenit të korrupsionit dhe mashtrimit me listat e veteranëve.

Shumë kohë para se ta dija se do të kishte zgjedhje, vendosa t’i largoj nga detyra këdo që kishte aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm.

Sepse, besova që për të bërë ndryshimin, duhet që ndryshimin ta fillojmë nga vetja.

Partitë tjera më shikuan, përfolën dhe akuzuan, por ju po e shihni se efekti po arrihet.

Si standard i ri etik në politikë që po vendoset nga PDK, në institucione nuk do të ketë njerëz me aktakuza.

Shumë kohë përpara se ta dija se do të kishte zgjedhje, promovova të rinj në pozita udhëheqëse në Qeveri dhe PDK, duke ua dhënë shansin atyre.

Ata e dëshmuan veten. Shpëtuan miliona euro nga Buxheti i Kosovës, duke e luftuar korrupsionin dhe i kthyen ato në të mira për qytetarët.

Të dashur qytetarë,
Bashkë-partiakë të nderuar,

Unë i kam hyrë garës për Kryeministër me një qëllim të qartë:

Kosova nuk guxon të kthehet pas.

Kosova nuk guxon të ndalet.

Kosova nuk guxon të qëndrojë e izoluar.

Kosova duhet të ecë përpara.

6 tetori është shans që nuk guxon të humbet.

Unë e di se shumë qytetarë janë zhgënjyer nga politika dhe sot nuk besojnë në të.

Unë e di arsyen. Dhe, e di përgjigjen. Na duhet përfundimisht një kod etik në politikë.

Na duhet më shumë nder, besim dhe guxim!

Dhe ju siguroj se me një politikë të mirë, të gjitha sfidat kalohen, të gjitha problemet zgjidhen dhe ëndrrat e rinisë bëhen realitet.

Kam luftuar dhe do të luftoj me gjithë shpirt, bashkë me ju.

Unë nuk ju kam gënjyer asnjëherë, edhe pse ndoshta s’kam ditur ta them gjithnjë si duhet të vërtetën.

Unë kam hyrë në luftë për Kosovën.

Sot jam në politikë për Kosovën dhe vetëm për Kosovën.

I përgjigjem vetëm qytetarëve, kombit tim dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nuk do të ndalem deri në fund në luftën time për një Kosovë perëndimore, të zhvilluar, pa korrupsion, me ekonomi të fuqishme dhe anëtare e barabartë e familjes europiane.

Prandaj, për të mirën e Kosovës, për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve, ju thërras të gjithëve që të bëhemi bashkë.

PDK është familja juaj.

Është zëri juaj.

Është forca juaj.

Dhe, unë si Kryeministër i Kosovës, jam gati që bashkë me ju, ta bëjmë më të mirën për atdheun tonë.

Ta ndërtojmë të ardhmen.  Për ty. Për shtetin.

Urime…. Fitore…

Profesoresha dhe aktivistja e njohur, Besa Ismaili i bashkohet PDK-së (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritur nga sot në radhët e PDK-së, profesoreshën dhe aktivisten e njohur, Besa Ismaili.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka vlerësuar lart punën dhe personalitetin e Ismailit.

Ai tha se zonja Ismaili do të punojë bashkë me ekipin e PDK-së në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Sot i urova mirëseardhjen në Partinë Demokratike të Kosovës, Besa Ismailit, profesoreshës së Fakultetit të Studimeve Islame. Lajm shumë shpresëdhënës që edhe ajo iu bashkua luftës time kundër korrupsionit dhe nepotizmit për të krijuar mundësi për gjeneratat e reja. Zonja Ismaili është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor e ndër-fetar dhe prandaj është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare”, ka thwnw Veseli.

“Unë jam i gëzuar që ajo e ka gjetur veten tek Partia Demokratike e Kosovës e cila është një parti konservatore e qendrës së djathtë që mbështet vlerat tradicionale të shoqërisë sonë dhe ka vizionin e duhur për të ardhmen e vendit tonë. Ne do të punojmë së bashku, dhe do t’ia dalim që të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar”, ka shkruar Veseli.

Nga ana tjetër, profesoresha Ismaili ka thënë se është falënderuese për pritjen dhe mundësinë e dhënë për angazhim në misionin e Dekadës së Re.

“I falënderoj të gjithë ata të cilët më kanë hapur rrugën dhe do bashkëveprojmë, do punojmë bashkërisht për realizimin e të gjitha synimeve të Dekadës së re”, ka thënë ajo.

VIDEO deklaratat gjatë aderimit:

Sot i urova mirëseardhjen në Partinë Demokratike të Kosovës, Besa Ismailit, profesoreshës së Fakultetit të Studimeve Islame. Lajm shumë shpresëdhënës që edhe ajo iu bashkua luftës time kundër korrupsionit dhe nepotizmit për të krijuar mundësi për gjeneratat e reja. Zonja Ismaili është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndertimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor e ndër-fetar dhe prandaj është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare.Unë jam i gëzuar që ajo e ka gjetur veten tek Partia Demokratike e Kosovës e cila është një parti konservatore e qendrës së djathtë që mbështet vlerat tradicionale të shoqërisë sonë dhe ka vizionin e duhur për të ardhmen e vendit tonë. Ne do të punojmë së bashku, dhe do t’ia dalim që të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar.

Posted by Kadri Veseli on Tuesday, 3 September 2019

Veseli në Prizren e Dragash: Mobilizim i jashtëzakonshëm për zgjedhje dhe fitore

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vazhduar sot turin mobilizues në degët e partisë së tij, në Prizren dhe Dragash.

Bashkë me kryesitë e këtyre degëve ai ka biseduar për mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, që do të ndodhin shumë shpejt.

“Prizreni dhe Dragashi kanë qenë përherë bastione të Partisë Demokratike të Kosovës. Madje e kanë dëshmuar se çdo herë vetëm sa është rritur besimi. Dhe ka shumë arsye për këtë. Ne kemi qenë ata që kemi sjellë ndryshime të mëdha kudo në Kosovë. Kemi vizionin, guximin dhe forcën për vendime të rëndësishme për vendin. Të tjerët merren me ne, por ne e kemi vetëm një qëllim. Të punojmë për vendin”.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është jashtëzakonisht e përgatitur për zgjedhjet e reja. Ne dalim në këto zgjedhje për fitore bindëse. Gjithandej Kosovës ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve për tu bashkuar me ne. Një proces zgjedhor brenda partisë ka treguar se ne jemi shembull për organizim e demokraci. Pjesëmarrja masive në zgjedhjet e brendshme është tregues i qartë se PDK ka besimin më të madh të qytetarëve, e kjo do të dëshmohet edhe në këto zgjedhje”.

Ai ka përgëzuar strukturat e partisë për unitetin dhe punën e jashtëzakonshme që vizioni i Dekadës së Re për Kosovën të shtrihet kudo dhe që njerëzit t’i bashkohen masivisht kësaj platforme.

Veseli takon rininë: Të gatshëm për zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit që kishte me kryetarët e degëve të partisë, ka takuar edhe kryesinë e Rinisë Demokratike.

Fotografinë nga ky takim e ka publikuar, kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi.

“Ne jemi gati”, ka shkruar Bislimi në postimin e tij, duke aluduar për përgatitjet e PDK-së për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme në Kosovë.

Në takim me kryetarët e degëve, Veseli sot kërkoi mobilizim të menjëhershëm duke filluar me krijimin e shtabeve zgjedhore në çdo degë.