Veseli: S’do ndalem se angazhuari për themelimin e Tribunalit për dënimin e krimeve serbe

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kujtoi masakrën në “Lagjen e Trimave” në Prizren ku u vranë 27 civilë shqiptarë para 21 vitesh.

Veseli shkroi se ajo që ndodhi atë ditë ishte hakmarrje e egër e forcave serbe ndaj një lagjeje e cila ishte baza e UÇK-së gjatë luftës çlirimtare.

Kreu i PDK-së tha se nuk do të ndalet në angazhimin e tij për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë i Veselit:

26 Maji i vitit 1999, u kthye në tragjedi për popullin tonë në “Lagjen e Trimave” të Prizrenit. Forcat serbe vranë e masakruan 27 civilë shqiptarë të cilët kishin vendosur të mos largohen nga shtëpitë e tyre kur mijëra të tjerë po dëboheshin drejt Shqipërisë.

Vrasja e tyre 21 vite më parë ishte hakmarrje e egër e forcave serbe ndaj kësaj lagje dhe fshatrave të Vërrinit e Opojës të cilët ishin baza të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare kundër Serbisë. Djemtë dhe vajzat e kësaj lagje ishin luftëtarët më të mirë e trima të UÇK-së.

Unë nuk do të ndalem në angazhimin tim për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ne nuk duhet të pushojmë së punuari për të vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët serb që masakruan qytetarët tanë të pafajshëm.

Veseli: Skënderbeu një ndër simbolet kryesore të kombit tonë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e datëlindjes, ka përkujtuar heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Veseli e ka quajtur Skënderbeun si simbol kryesor i kombit tonë.

Ky është postimi i plotë i Veselit në FB:

615 vjet më parë ka lindur heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili është një ndër simbolet kryesore të kombit tonë. Gjergj Kastrioti realizoi gjithashtu bashkimin e parë të shqiptarëve në Besëlidhjen e Lezhës, duke vendosur gurin e themelit të përpjekjeve shqiptare për liri e për shtet të pavarur. Edhe pse ka kaluar më shumë se një gjysmë mijëvjeçar, kujtimi për të vazhdon të jetë i gjallë dhe burim frymëzimi për kombin tonë e prandaj ende vazhdojnë t’ua vendosin djemve emrin Kastriot. Me këtë rast uroj të gjithë Kastriotët për emrin e denjë që mbajnë.

Jo vetëm ndër shqiptarë, por për shekuj me radhë edhe në mbarë Evropën, figura e Skënderbeu është admiruar si simbol i lirisë, si imazhi i një heroi të mirëfilltë që gjithmonë ndodhej vetë në vijën e parë të luftës e që kurrë nuk hezikonte të rrezikonte e sakrifikonte për idealet, atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij. Skënderbeu ka qenë burim frymëzimi edhe për luftën tonë çlirimtare pasi ai ka dëshmuar se kur bën një luftë të drejtë e të ndershme, mund t’ia dalësh ta mposhtësh një fuqi shumë të madhe, pavarësisht se lufton me forca e mjete ushtarake shumë më të pakta.

Heroi ynë kombëtar ka lindur në ditën e Shën Gjergjit, prandaj edhe prindërit i kanë vënë këtë emër. Dita e Shën Gjergjit festohet nga shumë bashkëkombas tanë si festë fetare por edhe në disa zona të Kosovës si festë që simbolizon përfundimin e dimrit dhe i ardhjes së stinës së verës. Prandaj edhe ia uroj gëzuar ditën e Shëngjergjit çdo shqiptari që e kremton!

Veseli: Kush bënë thirrje për vëllavrasje, nuk do të ketë vend në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar sonte gjatë një interviste në RTK zërat e ditëve të fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes për mundësinë e trazirave, që kylmuan sot me deklaratën e Agim Bahtirit për vëllavrasje.

Veseli tha se sa të ekzistonë PDK, në Kosovë nuk do të mund të ketë luftë vëllavrasëse dhe kishdo që nxitë kë luftë, nuk ka vend në Kosovë.

“E para, dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës që të ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Askush nuk duhet të ketë frikë nga frikacakët që bëjnë thirrje për dhunë. Këta njerëz nuk ju kanë gjetur vendit të vet kur ka qenë koha të luftojnë kundër Serbisë. Dhe, sot të thirret për luftë brenda shqiptarëve, kjo është e papranueshme. Unë ju siguroj se sa të jetë PDK, luftë civile në Kosovë kurrë nuk do të ketë. Kjo tokë u la me gjak të mijëra dëshmorëve e martirëve, vajzave dhe djemve, në luftë për liri. Gjaku nuk derdhet për pushtet. Po ju them: kushdo që bën thirrje për vëllavrasje, dhe luftë civile, nuk do të ketë vend në Kosovë”, tha Veseli.

Një muaj i qeverisë Kurti, lideri i opozitës Veseli ia numëron dështimet

Periskopi.com Lajme

Një muaj nga formimi i qeverisë së re ndërmjet VV-së dhe LDK-së, dhe opozita ka nisur një sërë kritikash. Prej akuzave për mos prezantim të programit të punës e deri tek dështimet në politikën e jashtme.

Lideri i opozitës, kryetari i PDK-së, i Kadri Veseli ka listuar një sërë dështimesh të qeverisë Kurti duke e quajtur këtë muaj si zhurmë dhe arrogancë për të arsyetuar mospunën.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

“Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën. Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë. Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por rritet numri, pakuptueshëm, i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët. Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri; në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në mardhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të mardhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire” ka shkruar Veseli.

Veseli në Twitter: Albin Kurti nuk ka vizion për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar në rrjetin social Twitter se kryeministri Albin Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e vendit.

Lideri i opozitës ka shkruar se Kurti u fsheh sot në seancën parlamentare pas deklaratave të paqarta duke mos ofruar zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

“Kryeministri Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës. Ai e bëri të qartë këtë përsëri sot. Duke u fshehur pas deklaratave të paqarta në Parlament, ai nuk arriti të ofrojë ndonjë zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat përballemi. Në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne duhet të ecim krah për krah me SHBA-të”, ka shkruar Veseli.

Veseli tregohet konstruktiv: Mund ta takojë Kurtin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se mund ta takojë Albin Kurtin, ku ky i fundit para disa ditëve i ka bërë ftesë.

“Para disa ditësh, Albini Kurti është shprehur publikisht se do që të më takojë. Për çështje shtetërore, unë edhe mund ta takoj”, ka shkruar ai, përcjellë Periskopi.

Veseli ka thënë se nuk ka thirrje për taktizim e unifikim qëndrimesh pozitë dhe opozitë karshi Serbisë, por janë vetëm konsum elektoral i  Albin Kurtit.

“Nuk ka thirrje taktike për unifikim qëndrimesh pozitë dhe opozitë para Serbisë, vetëm për konsum elektoral të Albin Kurtit dhe damkim me shantazhe”, ka shkruar ai.

Tutje Veseli ka thënë se Albin Kurti nuk ka nevojë për takim nëse ai mendon se është i shantazhuar nga Gjykata Speciale.

“Por, nëse vërtet mendon se jam i shantazhuar nga Gjykata Speciale, atëherë Albin Kurti nuk ka nevojë të paktën për mua si një nga themeluesit e UÇK-së. Në çdo qëndrim kombëtar që keni proklamuar para fushatës zgjedhore do të jemi me ju. Edhe për flamur kombëtar, edhe për bashkim, edhe për punësim, edhe për konfiskim pasurish për çdo përfitues të paligjshëm. Por, asnjëherë përkulje para presionit, shantazhit e manipulimit”, ka shkruar ai.

Lideri i PDK-së, po ashtu ka folur edhe për deklaratat e fundit të nënkryetares së Vetëvendosjes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku duke thënë se VV duhet ta lërë UÇK’në dhe të merret me Serbinë./Periskopi/

Reagimi i plotë i Veselit:

Deputetja Kollçaku, në cilësinë e mendimit të saj politik, ka lirinë të propagandojë çfarë të dojë, sado që ajo çfarë ka bërë nuk ishte e mençur.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një qëndrim, por për një mentalitet që mendon se përfitimi politik, duke i dëmtuar shqiptarët, jep premisa suksesi në betejën imagjinare politike edhe pas zgjedhjeve.

Për këtë lloj mentaliteti, Serbia agresive dhe politika e saj perfide, e përmbledhur në imazhin e kreut të saj institucional, Aleksandar Vucic, është më prioritare sesa sfida që na pret – e ardhmja e Kosovës.

Nuk ka thirrje taktike për unifikim qëndrimesh pozitë dhe opozitë para Serbisë, vetëm për konsum elektoral të Albin Kurtit dhe damkim me shantazhe.

Kjo nuk shitet.

Para disa ditësh, Albini Kurti është shprehur publikisht se do që të më takojë. Për çështje shtetërore, unë edhe mund ta takoj.

Por, nëse vërtet mendon se jam i shantazhuar nga Gjykata Speciale, atëherë Albin Kurti nuk ka nevojë të paktën për mua si një nga themeluesit e UÇK-së.

Në çdo qëndrim kombëtar që keni proklamuar para fushatës zgjedhore do të jemi me ju. Edhe për flamur kombëtar, edhe për bashkim, edhe për punësim, edhe për konfiskim pasurish për çdo përfitues të paligjshëm.

Por, asnjëherë përkulje para presionit, shantazhit e manipulimit.

Deputeten në fjalë e ka futur në konfrontim publik të panevojshëm Albin Kurti. Si ish Kryetar i Kuvendit, e vlerësoj korrektësinë dhe maturinë e deritashme që ajo ka treguar në qëndrimet e veta politike. Kërkimfalja për gabime nuk është diçka tragjike. Por, edhe vazhdimi i mbajtjes së qëndrimeve të njëjta të saj, nuk ma ndryshon vlerësimin për të.

Por, ka një çështje tjetër më të madhe në këtë temë.

Gjykata Speciale.

Ka kohë që ka filluar, me entuziazëm e me ankth.

Kazani publik po zien sidomos para supozimeve për ngritje të aktakuzave të Gjykatës Speciale.

Nuk është e tepërt të thuhet se, përveç pakënaqësive, janë edhe pritshmëritë që kanë ndërtuar si projeksion me targete të veçanta në këtë luftë politike akterët politikë dhe grupet e interesit.

Stërzgjatja e këtij procesi afërsisht për 10 vjet, që nga inicimi i kësaj Gjykate, ndërkohë që epilogu i saj nuk po duket, qartazi po krijon hapësirë që nga LVV dhe LDK të përkthehet si shantazh për çështje të brendshme politike, sidomos në raport me Dialogun.

Pra, që vonesat e Gjykatës Speciale të lidhen me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe sjelljen e disave prej nesh, varësisht nga ky presion.

Qytetarët le të jenë të vëmendshëm për premtimet që ua dhanë qeveritarët e sotëm, edhe në planin kombëtar, edhe në atë të mirëqenies.

E sa për pjesën e UÇK-së dhe timen si një prej liderëve të saj, që nga dita e parë, ju siguroj se luftëtarët e lirisë asnjëherë nuk lëvizin nga interesi i Kosovës dhe dinë ta mbrojnë mirë atë deri në fund.

 

 

 

Veseli nga Drenasi: Fitorja e PDK-së me 6 tetor fuqizon marrëdhëniet me Amerikën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti ka mbajtur tubimin kryesor zgjedhor në Drenas.

Ai ka vazhduar me mesazhe të luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit duke thënë se fitorja e PDK-së me 6 tetor do ti fuqizoj edhe më shumë marrëdhëniet me SHBA-të.

Sipas tij, në këto zgjedhje do të vendoset mes koalicionit të shpresës me SHBA që e udhëheq PDK-ja dhe koalicionit të izolimit dhe të thellimit të korrupsionit që përfaqësojnë partitë e tjera.

“Fitorja e PDK-së do ta fuqizoj edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA. Si mund të ecë Kosova përpara nëse është e përçarë me miqtë. Si mund të ecë Kosova nëse është e përçarë me miqtë e saj amerikanë. Ne duhet ta ndërtojmë një vizion të Kosovës me ekonomi të zhvilluar, rini e ndërmarrësi. Ky është vizioni i juaj dhe i PDK-së që do të fitoj me 6 tetor” ka thënë Veseli.

Ai më tej, pra mijëra përkrahësve, ka thënë se PDK-ja “me fitoren e saj do ta garantoj të ardhmen e Kosovës me SHBA-të prandaj duhet të votohet adresa e shpresës dhe të ardhmes së Kosovës”.

“Zgjedhja është mes koalicionit të shpresës me SHBA dhe koalicionit të izolimit dhe thellimit të korrupsionit” ka përfunduar Veseli duke bërë thirrje të votohet numri i PDK 112.

Veseli: Fajin për ndërtimet pa leje e kanë institucionet që s’kanë ofruar plane e shërbime në përputhje me nevojën për banim (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar institucionet përkatëse që sipas tij nuk kanë qenë të aftë të bëjnë planifikime urbane dhe i kanë lënë 350 mijë kosovarë pa fletë poseduese për pronat e tyre.

Me anë të një statusi në Facebook, Veseli që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër, ka premtuar se këtë problem ai do ta zgjidhë brenda dy vjetësh.

Ky është postimi i tij i plotë:

Vizitova banorë të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave të cilët nuk kanë ende tituj ligjorë pronësie për pronën e tyre. Si ta janë 350 000 mijë në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe këta qytetarë duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë”.

Mijëra qytetarë janë detyruar të ndërtojnë shtëpinë e tyre pa marrë leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim. Mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm”.

Prandaj brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike. Miliarda euro do të zhbllokohen ligjërisht e do mund të bëhen pjesë e ekonomisë sonë duke hapur dhjetëra mijëra vende pune e duke ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën”, ka shkruar Veseli.

Veseli: Lista e PDK-së, fituese dhe reformatore

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot se është krenar me partinë e tij që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë.

Veseli ka deklaruar se lista e PDK-së me kandidatë për deputetë do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta luftojë korrupsionin.

Postimi i plotë:

Jam shumë krenar me Partinë Demokratike të Kosovës, që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, ata që bartin sukseset e së kaluarës dhe të rinjtë që kanë vizion për të ardhmen.

Lista jonë e deputetëve është një listë që do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i mbajë të rinjtë këtu dhe do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës.

Më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë, ndërsa më shumë se 40 janë të rinj e të reja. Dhe askush me aktakuza për korrupsion. Kjo listë flet edhe për reformat në PDK. Prandaj, jam shumë krenar.

Falemnderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen në Konventën Festive që patëm mbrëmë. Do të mbetet e paharrueshme për mua.

Behgjet Pacolli do ta nënshkruajë paktin e Kadri Veselit kundër korrupsionit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme u ka bërë thirrje gjithë liderëve të partive politike ta nënshkruajnë një pakt 10 pikësh për luftën kundër korrupsionit.

Ndër të tjera, Veseli ka specifikuar se njëra prej pikave kryesore është që në listat e deputetëve mos të futen personat me aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm.

Një pakt i tillë, përkundër partive të tjera, është i pranueshëm për Aleancën Kosova e re. Kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, tha se do ta nënshkruajë këtë pakt.

Por ai thotë që ideja për luftimin e korrupsionit brenda partive, ka qenë ide e AKR-së shumë më herët.

“Ne do jemi pjesë e asaj por po më duket se nuk ma nevojë të potencohet diçka të cilën t’i e ke në shpirtin tënd, edhe unë e dijë që AKR-ja dhe njerëzit e AKR-së, sidomos ata që kanë qenë në Qeveri, ai është virtyt i tyre. Sinqerisht ne këtë e kemi në programin tonë është shtyllë e programit tonë të punojmë me duar të pastra gjithmonë dhe mos të abuzojmë asnjëherë me të mirën e shtetit dhe paranë e qytetarit”.

“Unë nuk e dijë sepse vetëm sa kam ardhur prej rrugës, por nëse ka ndonjë pakt ne po e nënshkruajmë atë, s’ka problem, por ky nënshkrim nuk e di çka vlen nëse njerëzit e nënshkruajnë, por nuk e zbatojnë atë”, tha Pacolli.

Pacolli ndër të tjera u shpreh se thotë se nuk ka nevojë që lufta kundër korrupsionit të nënshkruhet, por të tregohen rezultate në këtë drejtim, raporton EO.

“Unë besoj që nuk nevojitet asnjë pakt për arsye se secili njeri normal që ecë dhe vepron diku apo diçka për Kosovën, duhet ta dijë që ai duhet të punojë me duar të pastra, unë nuk e di si duhet dikush me bo një pakt të mos vjedhim, do thotë deri tash paskemi vjedhë e tash mos të vjedhim ose deri tash paskemi korruptuar e më mos të korruptojmë”.

“Normalisht unë e mbështes çdo pakt, por nuk besoj që duhet të flitet shumë për një pakt, ne duhet të veprojmë si të tillë dhe nuk kemi nevojë që para publikut të nënshkruajmë asgjë, për arsye se jemi asisoj”, u shpreh Pacolli.

Pakti i nisur nga Partia Demokratike e Kosovës, u kundërshtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe  Partia Socialdemokrate.

Dr. Fakir Spahiu i bashkohet PDK-së dhe vizionit të Kadri Veselit për Kryeministër

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar sot se vizionit të tij për qeverisjen e ardhshme anti-korrupsion i është bashkuar edhe Dr. Fakir Spahiu.

“Për mua është një kënaqësi dhe krenari që profesionistë të shquar si Dr. Fakir Spahiu i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo gjë dëshmon se partia jonë ka jo vetëm vizionin e duhur për Kosovën por edhe ka kuadrot më të mirë për ta vënë në jetë këtë vizion”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, po ashtu ka thënë se lufta kundër korrupsionit e nisur dy vite më parë në sektorin e shëndetësisë është dëshmi se me kuadro të reja si ministri Uran Ismaili dhe shumë doktorë e profile tjera që i janë bashkuar PDK-së, do të arrijë reformat e duhura për të krijuar mundësi dhe perspektivë për rininë.

“Dr. Spahiu është një doktor me shumë përvojë dhe reputacion. Ai i ka parë nga afër reformat që ministri ynë i shëndetësisë ka ndërmarrë për ti prerë udhën abuzimeve dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve. Prandaj ai beson në vendosmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Veseli.

Veseli takon futbollistet e Kosovës (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar sot futbollistet e reprezentacionit të Kosovës në futboll, me të cilat ka diskutuar për sukseset e rinisë në sport dhe mbështetjen e vazhdueshme që do ta kenë edhe në të ardhmen.

Loderi i PDK-së tha se shumë shpejt do të filloj edhe ndërtimi i stadiumit të kombëtares kosovare të futbollit i cili do të jetë ndër më të bukurit në Evropë.

“Masivizimi i sportit, rregullimi i ambienteve sportive, investimi në talente dhe rritja e cilësisë bënë që Kosova të ketë më shumë kampionë dhe të fitojë më shumë tituj, kupa e medalje. Këto rezultate dëshmojnë sa i rëndësishëm është investimi te të rinjtë. Sot i takova edhe futbollistet e reprezentacionit të Kosovës, të cilat ishin shumë entuziaste për fitoret e radhës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Linku i videos: https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1343028162539053?sfns=mo

Veseli: Përmes luftës kundër korrupsionit në Ministrinë Financave sot kemi një ekonomi më të drejtë e mundësi të barabarta

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave Bedri Hamza, kanë vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku theksoi se nëpërmjet luftës kundër korrupsionit në Ministrinë e Financave sot kemi një ekonomi më të drejtë e me mundësi të barabarta.

“Kemi arritur që nëpërmjet luftës kundër korrupsionit me ministrin Bedri Hamza, të shpëtohen miliona euro, të cilat do të investojen për mbështetjen e ndërmarrësve, të rinjve inovatorë dhe projekte kapitale”, tha Veseli.

Ai tha se ATK duhet të vazhdojë reformat e nisura dhe punën e jashtëzakonshme që po bënë, ndërsa theksoi se do të rriten kapacitetet që do të mundësojnë lehtësira sa më të mëdha për të gjithë tatum paguesit.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës po ashtu tha se do të jetë mbështetësi më i madh për bizneset të cilat siç tha ai janë aset kombëtar i zhvillimit të ekonomisë së vendit.

“Askush nuk guxon t’i cenoj bizneset e Kosovës. Askush nuk guxon t’i shantazhoj. Ata janë aset kombëtar i zhvillimit ekonomik dhe unë do ti përkrahi vazhdimisht edhe më fuqishëm sepse ata e zhvillojnë Kosovën”, tha Veseli.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se në shtatë mujorin e parë të këtij viti ATK ka arritur të arkëtoj 11 përqind më shumë buxhet sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Kjo rritje e të hyrave nuk ka ndodhë si rezultat i rritjes së ndonjë takse për bizneset por thjesht si rezultat i efikasitetit dhe kuftë së pakompromis kundër dukurive negative. Këta zyrtarë të ATK-së janë shtylla e shtetit. Tanimë falë mbështetjes së kryetarit Veseli me ndryshimet ligjore, kanë filkuar edhr konfiskimet e pasurisë së paligjdhme dhe janë ulur stoqet e borgjeve”, tha ministri Hamza.

Ndërsa drejtori i ATK-së, Ilir amurtezaj, tha se falë mbështetjes dhe punës së ministrit Bedri Hamza, ATK ka arritur shumë suksese në reforma e digjitalizim që ka mundësuar efikasitet më të madh të punës.

Veseli takon veteranet e UÇK-së, përkrahja juaj është obligim për ta luftuar korrupsionin (video)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot një grup të veteraneve të UÇK-së, dhe me këtë rast, në rrjetin social ka theksuar se shumë gra e vajza rrokën armët dhe veshën uniformën e UÇK-së, duke i dalë zot kësaj toke.

Kryetari Veseli ka cekur se me veteranet e luftës çlirimtare bisedoi për rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë, si dhe për sfidat që na presin përpara.

“Përkrahja e tyre është jo vetëm nder, por edhe obligim moral për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe për ta mbajtur rininë në Kosovë, duke ndërtuar të ardhmen që meriton atdheu ynë”, ka cekur Veseli.

Ja postimi i kryetarit Veseli:

“Ne jemi populli i Teutës, Norës së Kelmendit, Bubulinës, Tringë Smajlit, Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit e shumë heroinave të tjera që i kanë dalë përballë pushtuesve. Nënat, motrat e vajzat tona kanë mbajtur mbi supe një peshë të rëndë në çdo kohë të vështirë të historisë. Shumë gra e vajza rrokën armët dhe veshën uniformën e UÇK-së, duke i dalë zot kësaj toke. Unë i takova dhe bisedova me disa prej tyre për rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë, si dhe për sfidat që na presin përpara.

U jam pafundësisht mirënjohës këtyre veteraneve për rolin kyç në luftë, por edhe për mbështetjen që më dhanë në luftën kundër korrupsionit. Përkrahja e tyre është jo vetëm nder, por edhe obligim moral për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe për ta mbajtur rininë në Kosovë, duke ndërtuar të ardhmen që meriton atdheu ynë.

Ne jemi populli i Teutës, Norës së Kelmendit, Bubulinës, Tringë Smajlit, Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit e shumë heroinave të tjera që i kanë dalë përballë pushtuesve. Nënat, motrat e vajzat tona kanë mbajtur mbi supe një peshë të rëndë në çdo kohë të vështirë të historisë. Shumë gra e vajza rrokën armët dhe veshën uniformën e UÇK-së, duke i dalë zot kësaj toke. Unë i takova dhe bisedova me disa prej tyre për rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë, si dhe për sfidat që na presin përpara. U jam pafundësisht mirënjohës këtyre veteraneve për rolin kyç në luftë, por edhe për mbështetjen që më dhanë në luftën kundër korrupsionit. Përkrahja e tyre është jo vetëm nder, por edhe obligim moral për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe për ta mbajtur rininë në Kosovë, duke ndërtuar të ardhmen që meriton atdheu ynë.
Kadri Veseli

Veteranet e UÇK-së

Ne jemi populli i Teutës, Norës së Kelmendit, Bubulinës, Tringë Smajlit, Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit e shumë heroinave të tjera që i kanë dalë përballë pushtuesve. Nënat, motrat e vajzat tona kanë mbajtur mbi supe një peshë të rëndë në çdo kohë të vështirë të historisë. Shumë gra e vajza rrokën armët dhe veshën uniformën e UÇK-së, duke i dalë zot kësaj toke. Unë i takova dhe bisedova me disa prej tyre për rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë, si dhe për sfidat që na presin përpara.U jam pafundësisht mirënjohës këtyre veteraneve për rolin kyç në luftë, por edhe për mbështetjen që më dhanë në luftën kundër korrupsionit. Përkrahja e tyre është jo vetëm nder, por edhe obligim moral për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe për ta mbajtur rininë në Kosovë, duke ndërtuar të ardhmen që meriton atdheu ynë.

Posted by Kadri Veseli on Sunday, 25 August 2019

Doktoresha nga Prizreni i bashkohet PDK-së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka prezantuar sot aderimin e radhës në këtë subjekt politik.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka njoftuar se PDK-së i është ashkuar doktoresha e Prizrenit, Urata Tahiri.

“Familjes sonë politike iu bashkua Urata Tahiri, një dentiste dhe profesioniste e njohur nga Prizreni. Ajo është model i grave të suksesshme në karrierë, që kanë vendosur të qëndrojnë në Kosovë dhe ta japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë. Unë do ta mbështes Uratën dhe gjithë të rinjtë e të rejat, sepse jam i bindur se kjo është rruga përpara për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin”, ka shkruar Veseli.

Pse Veseli u kërkon komunave të veprojnë për lirimin e pronave nga uzurpatorët?

Periskopi.com Lajme

Sot pasdite, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bëri një postim në faqen e tij në Facebook lidhur me vizitën që i ka bërë një investitori të diasporës i cili për vite me radhë nuk kishte pasur mundësi të gëzonte pronën që kishte privatizuar si pasojë e uzurpatorëve.

Në janar të vitit 2016 Veseli mori iniciativën për lirimin e qindra pronave të uzurpuara që ishin në listën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Tre prej atyre pronave ishin privatizuar nga investitori Naser Januzi, një biznesmen që ka jetuar në Gjermani.

 

 

Pasi janë çliruar pronat e uzurpuara që ishin në regjistrin e nivelit qendror, në postimin e tij Kadri Veseli kërkon që edhe komunat e Kosovës ta ndjekin shembullin e tij dhe të çlirojnë pronat e uzurpuara që janë në pronësi të tyre.

Prandaj, ai u ka bërë thirrje komunave që të tregojnë përgjegjësi dhe të marrin hapa serioze për të çliruar pronat e uzurpuara.

Në krye të komunave me numrin më të lartë të pronave të uzurpuara qëndron edhe komuna me ë madhe në vend – Prishtina. Bazuar në dokumentin për listën e pronave të kësaj komune, nga gjithsej 6183 prona të regjistruara në kadastër, 2900 prej tyre shfrytëzohen pa kontratë, ndërsa vetëm 723 prona të komunës së Prishtinës shfrytëzohen me kontratë.

Ndërkohë që 2560 prona tjera nuk tregohet nëse shfrytëzohen me apo pa kontratë, që lë të kuptohet që mbahen të uzurpuara nga pronarë të paligjshëm që nuk paguajnë asgjë për shfrytëzimin e këtyre pronave publike.

Problemi është masiv dhe i rëndë edhe në komuna të tjera. Kështu për shembull, komuna e Gjilanit publikoi në qershor të këtij viti një listë prej 80 uzurpatorëve të pronës publike që I është dorëzuar prokurorisë, por që ende nuk është marrë ndonjë masë. Drenasi në fillim të korrikut të këtij viti ka marrë vendim për lirimin e 14 pronave publike komunale të uzurpuara.

Situata është veçanërisht e rëndë në Pejë ku dy vjet më parë drejtori për Çështje Juridike dhe Pronësore i komunës, Edmond Shala, deklaronte se 90 për qind të pronave komunale në qytetin e Pejës janë të uzurpuara. Në rastin e Rahovecit grupi punues i Komunës i përkrahur nga projekti zviceran ”DEMOS” ka raportuar për 39 uzurpime në qytet dhe 15 hektarë tokë të uzurpuar në fshat.

Prizreni ka po ashtu qindra prona të uzurpuara dhe për herë të parë në tetor të vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave për rastet e uzurpimit të pronës së Hekurudhës në këtë komunë. Mirëpo kjo iniciativë e lirimit të pronave të uzurpuara nuk është ndërmarrë nga komuna, por ka ardhur sipas pranimit të 51 kallëzimeve penale nga Kompania për Menaxhim të Infrastrukturës Hekurudhore – “INFRAKOS SH.A”.

Veseli viziton edhe Shkollën e Parë Shqipe, shpreh mirënjohje për arsimdashësit dhe kontributin e tyre në përhapjen e dijes

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar edhe Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll.

Nga ky vend simbolik për arsimdashësit, Veseli ka shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit në përhapjen e dijes dhe vlerave qytetare.

“Në Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll, të hapur në vitin 1905, e cila është pjesë e traditës së hershme arsimdashëse, që e ka gjenezën tek kolegji i Shën Lukës në 1584. Nderim, respekt dhe mirënjohje për themeluesin e saj, Dom Mikel Tarabulluzin, si dhe për të gjithë veprimtarët e hershëm të arsimit shqip, për kontributin e tyre në misionin fisnik të përhapjes së dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare. Arsimi është vendimtar për të ardhmen tonë dhe do të mbetet prioriteti im. Jam i bindur se duke investuar më shumë në arsim dhe duke luftuar korrupsionin, ne do të krijojmë më shumë mundësi për ta mbajtur rininë në Kosovë”, ka shkruar Veseli.