Molliqaj: Kurti po e rrëzon veten sepse dëshiron ose pushtet absolut ose të jetë i vetmi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se me shkarkimin e sotëm të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, Kurti ka shkarkuar vetën.

Molliqaj ka shkruar se dëshira e Kurtit për protagonizëm po e çon në shkarkim atë, duke thënë se Kurit po dëshiron pushtet absolut dhe të jetë i vetmi, shkruan Periskopi.

“Dëshira për protagonizëm absolut, po i sjell shkarkimin Albin Kurtit. Atë po e shkarkon sjellja kapriçioze dhe aspak serioze ndaj aleatit kryesor të Kosovës, SHBA-ve, që u premtoi fillimisht heqjen e taksës kurse tash po i refuzon vetëm sepse po dëshiron të jetë udhëheqësi i vetëm i krejt proceseve”, ka shkruar ai.

Tutje, Molliqaj i ka kujtuar kryeministrit Kurti se po rrëzikon edhe marrdhëniet me SHBA’në./Periskopi/

Reagimi i tij:

ALBIN KURTI SHKARKOI VETEN

Dëshira për protagonizëm absolut, po i sjell shkarkimin Albin Kurtit. Atë po e shkarkon sjellja kapriçioze dhe aspak serioze ndaj aleatit kryesor të Kosovës, SHBA-ve, që u premtoi fillimisht heqjen e taksës kurse tash po i refuzon vetëm sepse po dëshiron të jetë udhëheqësi i vetëm i krejt proceseve.

Albin Kurti po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, po rrezikon marrëveshjen e mundshme përfundimtare që do të zgjidhte problemet tona me Serbinë, po rrezikon të ardhmen e Kosovës… vetëm për protagonizëm. Vetëm që të jetë udhëheqësi i vetëm dhe absolut që pyetet për Kosovën.

Tash kur përmes ndërprerjes së investimeve 200 milionëshe nga SHBA, dhe pas kërkesës së fundit zyrtare të ambasadës amerikane për heqjen e taksës, e kuptoi qartë që i ka rrëzuar të gjitha urat e bashkëpunimit me aleatin tonë më të rëndësishëm, po bën taktikë politike se gjoja Agim Veliu na qenka problemi kryesor i qeverisë së tij.

Asnjë qeveri nuk bie për shkak të një ministri. Sikur që nuk u prish koalicioni VV-LDK për shkak të një kryeparlamentari. Emrat e veçantë asnjëherë s’janë arsyet e rënieve të qeverive. Emrat e veçantë janë vetëm figura të një loje të madhe. Përveç kur emri i veçantë është Albin Kurti. Për këtë emër, ai prishë gjithçka tjetër.

Albin Kurti po e rrëzon veten sepse dëshiron ose PUSHTET ABSOLUT dhe të jetë i VETMI që pyetet për Kosovën, ose asgjë. Të gjitha ose asgjë. Kjo është mendësia e Kurtit. Prandaj e kam thënë, dhe po e them sërish, ky njeri në pushtet përbën rrezik serioz për Republikën e Kosovës.

 

Ahmeti: VV-ja nuk më ka lejuar të bëj vizita te varri i Rugovës

Periskopi.com Uncategorized

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, përveç sqarimit rreth marrëveshjes së sotme me AAK-në, ai ka hedhur akuza edhe ndaj ish partisë së tij, VV-së, shkruan Periskopi.

Ahmeti në debat, ka treguar se ishte partia e VV-së e cila nuk e kishte lejuar atë të shkojë tek varri i ish-presidentit Rugova.

Ahmeti nuk e ka sqaruar se pse nuk e kishte lejuar VV-ja të shkojë tek varri i Rugovës gjatë periudhës sa ishte në VV.

Ai tha se duhet të pyetni liderët e kësaj partie se pse nuk më kanë lejuar.

“Mua nuk um kanë leju me shku te varri Ibrahim Rugovës, kam kërkuar nuk um kanë leju liderët e kësaj partie me vizitu. Pyetni ata pse nuk um kanë leju”, ka thënë Ahmeti në Pressing.

“Iu pat dokë si me kërku me bo koalicion me PDK’në”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti./Periskopi/