Mustafa mbledh LDK-në, caktohet paria e partisë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot në orën 13:00 mbledh partinë.

Burime të klankosova.tv, thonë se gjatë kësaj mbledhjeje pritet të caktohet paria e re e LDK-së dhe nuk përjashtohet çështja e të nominuarit Kryeministër.

Poashtu, gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe Qeveria dhe opsionet pas takimit të djeshëm me Philip Kosnet.

Mustafa u takua dje me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi tema të rëndësishme për vendin, me theks të veçantë zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situatën aktuale politike.

Mustafa e njoftoi Kosnettin për ecurinë e procesit zgjedhor të LDK-së dhe theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më parë.

Këto zhvillime vijnë pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së që u mbajt të shtunën më 3 gusht ku Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik.