Të rinjtë sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin

Periskopi.com Lajme

Berati, qyteti i ujit të bekuar me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2.400 vitesh, ka mbledhur paraditen e 6 janarit qindra banorë të qytetit dhe rrethinave, për të parë nga afër hedhjen e kryqit në shtratin e lumit Osum.

Kësaj radhe, fati ishte me të riun nga lagjja “Goricë”, Konstandin Musha, i cili arriti ta nxjerrë kryqin dhe t’ua dorëzojë atë drejtuesve të kishës sipas riteve.

Dita e ujit të bekuar, të rinjtë e Beratit hidhen në lumë. Ata në Durrës, në det

Dita e ujit të bekuar është shënuar edhe në qytetin e Durrësit, ku ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë është bërë në basenin e portit. Kryqin këtë vit e nxori nga uji i riu Ersi Papajorgji, i cili falënderoi Zotin për bekimin që i dha në këtë ditë të shënuar.

Edhe në Korçë, dhjetëra të rinj sfiduan temperaturat dhe ujin e ftohtë, e u zhytën në ujë për të nxjerrë kryqin e bekuar. Pas ritualit të celebrimit të meshës për të gjithë besimtarët, në Katedralën “Ngjallja e Krishtit”, qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit te lulishtja “Vangjush Mio”, ku edhe është zhvilluar ceremonia.

Në ceremoninë e ujit të bekuar në qytetin e Elbasanit, kryqi u nxor nga uji nga i riu 19-vjeçar, Aleksandër Llozi.

Dita e ujit të bekuar është shënuar edhe nga besimtarët otodoksë në Fier, ku Kisha “Shën Gjergji” e këtij qyteti organizoi hedhjen e kryqit në ujë. Kryqin e nxori nga uji 15-vjeçari Athanas Davidi.

Duke përsëritur ritin biblik të pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, dhjetëra banorë të Gjirokastrës kanë marrë pjesë në ceremonitë fetare që shoqërojnë këtë ditë. Ceremonitë kanë filluar me meshën tradicionale në Kishën “Ngjallja e Krishtit”, që është pasuar nga hedhja e kryqit në ujërat e lumit Drino, ku Haxhi Rexha u bë shpëtimtari i kryqit, duke sfiduar të ftohtin dhe ujërat e akullta.

 

Serbët sjellin kryqin “mrekullibërës” nga Rusia në Kosovë, për t’u lutur kundër Ushtrisë

Periskopi.com Lajme

Një kopje e Kryqit të Gadenovos, i cili konsiderohet si shenjtëri e madhe në Rusi, ka arritur në Kosovë dhe do të përshkojë të gjitha faltoret serbe në vend.

Sipas medieve serbe, atë do ta sjellë kleriku i njohur rus Varsanufije, i cili do të kalojë nëpër të gjitha faltoret serbe me bekimin e peshkopit të Rashkë-Prizrenit Teodosije, transmeton Gazeta Metro.

Vendi në të cilin besimtarët ortodoksë dhe pelegrinët nga Serbia do të mund t’i përkulen “shenjtërisë së madhe” di të jetë ‘Bogoslovija’ në Prizren.

Kryqi i Gadenovos thuhet se është paraqitur para 600 vitesh, për çka ekzistojnë legjenda të shumta.

Shqiptarëve të Kosovës sjellja e kësaj relikeje do t’u zgjojë kujtime të këqija të viteve 90-të, kur regjimi i Milosevicit, me qëllim të homogjenizimit të popullit serb rreth politikës së tij fashiste, ndërmerrnin veorime morbide të shëtisë së “eshtrave të car Lazarit” nëpër Kosovë e vise tjera të ish-Jugosllavisë.

17 vjeçarja përdhunohet për dy muaj, banda i bën tatuazhe me kryq të thyer

Periskopi.com Lajme

Lajmet se një vajzë 17-vjeçare u përdhunua, iu bënë tatuazhe me kryq të thyer dhe u mbajt rob për dy muaj, kanë shkaktuar zemërim në Marok, një vend ku dhuna seksuale ndaj grave vazhdon të jetë një problem.

Më shumë se 15,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që qeveria të sigurojë mbështetje për viktimën dhe hashtagu “ne të gjithë jemi Khadija” ka nisur për të sjellë më shumë vëmendje për rastin e saj.

Një video, e cila u transmetua në kanalin televiziv lokal Chouf, tregon viktimën Khadija që tregon se si ishte mbajtur rob në qytetin Oulad Ayad në qendër të vendit për dy muaj pasi ishte rrëmbyer në mes të qershorit.

Autoritetet vetëm morën vesh lajmin e hidhur kur ajo u lirua nga banda.

Imazhet e trupit të viktimës tregojnë një sërë tatuazhesh të tërthorta në të gjithë gjymtyrët e saj. Ajo gjithashtu pësoi djegie cigaresh në trupin e saj.

Vajza tha se ajo u përpoq të ikte nga robërit, por çdo herë që ajo u kap u torturua.

“Ata nuk më dhanë ushqim apo pije, dhe nuk më lejonin të bëja dush”, tha ajo.

“Unë dua që drejtësia të vihet në vend dhe ata të paguajnë për atë që kanë bërë mbi mua”, tha ajo. “Sa shumë gra vazhdojnë të heshtin nga frika e këtij turpi?”

Sipas babait të viktimës, tre të dyshuar janë arrestuar dhe procesi gjyqësor do të fillojë më 6 shtator.

Në Zveçan vendoset kryqi i gjatë 6 metra dhe i rëndë 300 kg

Periskopi.com Lajme

Në kodër të Zveçanit, në lokalitetin arkeologjik Cërkvisht, nën kullë është vendosur, dhe, siç njofton rtk në gjuhës serbe, është shenjtëruar kryqi i gjatë 6 metra dhe i rëndë 300 kilogramë.

Theksohet se pas vënies së kryqit ipeshkvi i Rashkë – Prizrenit ka bërë shërbesën fetare para një numri të madh besimtarësh.