‘Ata me të cilët je ulur, janë kolonoziuesit tuaj’, i tha Daçiqi Çitakut kur iu vërsul (Video)

Periskopi.com Lajme

Pas mbledhjes në Këshillin e Sigurimit, ku u diskutua raporti i shefit të UNMIK-ut, ministri i jashtëm, serb Ivica Daçiq i është vërsulur ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.

Në videon që ka siguruar Periskopi, shihet momenti kur Daçiq me ton të lartë të zërit, i vërsulet Çitakut për disa minuta.

Ai dëgjohet duke i thënë se ‘Ata me të cilët je ulur, janë kolonoziuesit tuaj’, dhe duke u vërsulur në drejtim të Çitakut.

Përfaqësuesit e shteteve tjera në Këshill të Sigurimit, shihen duke dal nga salla, ndërsa Daçiq ngre zërin kundër ambasadores Çitaku, shkruan Periskopi.

Këshilli i Sigurimit të OKB’së sot diskuton për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot në Nju Jork do të diskutojë raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti.

Në këtë takim ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka paralajmëruar se do të kërkojë shqyrtimin në vazhdimësi të çështjes së Kosovës në KS të OKB-së dhe nevojën e UNMIK-ut që të mbetet i angazhuar në zbatimin konsekuent të objektivave të përcaktuara, pa ndryshuar mandatin.

Aksioni i policisë së Kosovës kundër krimit dhe korrupsionit në veri, përfshirë arrestimin e një pjesëtari të UNMIK-ut, që kishte dalë në rrugë me makinën e tij për të penguar policinë e Kosovës të kryejë aksionin e saj, do të jetë në fokusin e seancës.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe kanë kërkuar disa herë që seancat e KS të OKB-së të reduktohen, duke marrë parasysh realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që është kërkuar edhe reduktimi i stafit dhe buxhetit për misionin e UNMIK-ut.