70 notarë nga vendet të ndryshme të botës notojnë nga Ksamli në Korfuz

Periskopi.com Lajme

Rreth 70 notarë nga disa vende te botës, si Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Australia, Zelanda e Re dhe Greqia morën pjesë në maratonën dy milje detare të gjatë nga Ksamili drejt Korfuzit.

Ky është një aktivitet që zhvillohet si homazh për shumë shqiptare që tentuan të kalojnë kufirin e regjimit komunist të Shqipërisë duke notuar.

Ky event ka synim edhe të promovojë turizmin midis dy brigjeve si trashëgimine kulturore, shkruan Top Channel.

Nga Ksamili drejt Korfuzit është edhe pjesa më e ngushtë e Kanalit të Korfuzit në të cilën janë kapur dhe vrarë shumë persona që tentonin të iknin në Greqi me not.

 

 

 

Dailymail: Ksamili ndër 10 destinacionet mahnitëse për 2019

Periskopi.com Lajme

Ksamili, në jug të Shqipërisë është renditur ndër 10 destinacionet më të mira të udhëtimit për t’u vizituar në 2019 bashkë me 9 nga vendet më të bukura në botë.

“Zonat e nxehta” të reja për udhëtarët e guximshëm janë identifikuar nga ekipi në faqen e udhëtimit të Booking.com, shkruan gazeta e përditshme britanike “Dailymail”, transmeton atsh.

Përveç Ksamilit në Shqipëri, në listë janë edhe shkretëtira e Wadi Rum në Jordani, parajsa e paprishur e Bacalar në Meksikë, Samarkand Uzbekistan, Ouarzazate Morok, Palomino Kolombi, Mestia Gjeorgji , Kigali Rëanda ,Leeuwarden Holandë  dhe Nusa Penida, Indonesi.

“Ksamili është një fshat i vendosur në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët është një gur i bukur i fshehur. I ndodhur përgjatë Rivierës Shqiptare, ai ofron ujëra kristal të qartë, plazhe të izoluara dhe restorante të qetë. Atraksionet në afërsi përfshijnë Syrin e Kaltër – një liqen ku flluskat krijojnë ngjyra që duken si një sy dhe Butrintin, një qytet i lashtë dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, shkruan “Dailymail”.