Një e katërta e të rinjve në Zvicër i urrejnë të huajt

Periskopi.com Lajme

25 për qind e të rinjve në Zvicër, pa prejardhje migrimi, kanë një problem me të huajt

Gjysma e myslimanëve të rinj janë kundër shoqërisë perëndimore, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfio.ch.

Një studim i ri në ZHAW (Universiteti i Cyrihut për shkenca të aplikuara) në bashkëpunim me HETS (Haute Ecole de Travail Social Fribourg) tregon se të rinjtë në Zvicër, më shumë ndjekin ideologjitë e ekstremizmit se sa dhunën e pastër ekstremiste.

“Në përgjithësi, duket se ekstremizmi i krahut të majtë është disi më i përhapur se ekstremizmi i djathtë”, thotë studiuesi nga ZHAW dhe udhëheqësi i studimit, Patrik Manzoni, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2017, për studimin u intervistuan më shumë se 8,000 adoleshentë të moshës 17 deri 18-vjeçare. Me një rezultat të mahnitshëm:

Ekstremizmi i djathtë

  • 5.9 për qind e të rinjve të anketuar pa prejardhje migrimi janë ekstremistë të djathtë.
  • Një e katërta e të rinjve në Zvicër (25.1 për qind), pa prejardhje migrimi është me qëndrim armiqësor ndaj të huajve, një e pesta (21.1 për qind) është nacionaliste
  • 4.8 për qind favorizojnë dhunë ndaj të huajve
  • 5.4 për qind favorizojnë një diktaturë

Ekstremizmi i majtë

  • Ekstremistët e majtë janë 7.0 për qind e të gjithë të anketuarve.
  • Pothuajse gjysma (47.1 për qind) e adoleshentëve janë me qëndrim armiqësor ndaj kapitalizmit.
  • 21.7 për qind janë me qëndrim armiqësor ndaj policisë dhe shtetit
  • Komunizmin e favorizojnë 5.6 për qind
  • 8.1 për qind favorizojnë dhunë kundër policëve

Myslimanët në Zvicër

  • 2.7 për qind konsiderohen islamikë.
  • 43 për qind janë pejorativë ndaj shoqërive perëndimore.
  • Më shumë se një e katërta (28.8 për qind) janë me qëndrim armiqësor ndaj myslimanëve jo tradicionalë.
  • 5.1 për qind janë të gatshëm të përdorin dhunën kundër myslimanëve jo tradicionalë.
  • Nga ana tjetër, armiqësi zvicerane kanë treguar 3.7 për qind e të anketuarve myslimanë.

Adoleshentët meshkuj janë dukshëm më të përfaqësuar në të gjitha format e ekstremizmit, se sa femrat. Adoleshentët meshkuj gjithashtu kanë një nivel dukshëm më të lartë të dhunës, informon më tej Albinfo.ch.

Si definicion i ekstremizmit, studimi ka përdorë qëndrimet dhe sjelljet, të cilat karakterizohen nga refuzimi i shtetit kushtetues demokratik dhe kërkojnë që të kapërcehen me forcë dhe të zëvendësohet me një rend tjetër politik.