Derkoski: Pendarovski është fitues i zgjedhjeve presidenciale

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkoski, në konferencën e fundit për shtyp tha se sipas rezultateve jozyrtare, fitues i zgjedhjeve presidenciale është Stevo Pendarovski.

Ai tha se kandidatët për kryetar shteti kanë udhëhequr fushatë korrekte, ndërsa uroi që Pendarovski mandatin e tij ta përfundojë me sukses, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Falënderoj kandidatët për kryetar shteti, të cilët udhëhoqën fushatë demokratike dhe uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve Stevo Pendarovski, për të cilin shpresojmë se mandatin e tij pesë vjeçar do ta mbarojë me sukses. Falënderoj Komisionet Komunale Zgjedhore, të cilët në përgjithësi e kanë bërë mirë punën e tyre”, tha mes tjerash Derkoski.

Ndryshe, sipas rezulteteve të para përfundimtare të KSHZ-së, Pendarovski është në epërsi të dukshme ndaj kundër kandidates Gordana Siljanovska.

Maqedoni: Deri në orën 15:00, pjesëmarrja e votuesve 22.5 për qind

Periskopi.com Lajme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00, kanë votuar 22.5% e votuesve me të drejtë vote ose e përkthyer në numra 334 mijë qytetarë.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, 16 % e votuesve  gjegjësisht 260 mijë votues  kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum. Të dhënat janë  të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime.

Përndryshe, në referendumin e Maqedonisë, të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore.

 

 

​KSHZ: Deri në orën 13:00 dolën 16 për qind të votuesve

Periskopi.com Lajme

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, 16 % e votuesve gjegjësisht 260 mijë votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum. Të dhënat janë të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime.

KSHZ: Deri në orën 13:00 jehona e votimit shënon 16 % 30

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, 16 % e votuesve  gjegjësisht 260 mijë votues  kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum. Të dhënat janë  të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime.

KSHZ do të mbajë konferencë e ardhshme për shtyp në orën 15:30.

Përndryshe, në referendumin e Maqedonisë, të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore.

 

Xhaferi: Nëse jo liderët, atëherë Kuvendi do ta zhbllokojë punën e KSHZ’së

Periskopi.com Lajme

Në rast se liderët dështojnë, Kuvendi do ta zhbllokojë punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA ka theksuar se KSHZ-ja duhet patjetër formuar përderisa afatet për shpalljen e referendumit po afrohen.

Sipas tij, fundi i muajit korrik dhe fillimi i gushtit janë datat e mundshme kur Kuvendi do ta shpall referendumit, por paraprakisht do të zgjedhë edhe anëtarët e KSHZ-së.

“Që të them kur është dita e fundit për shpalljen e referendumit, duhet ta kem datën kur do të mbahet ai. Nuk jemi shumë të ngarkuar më këtë gjë, por 30 dhe 31 korriku apo 1 gushti është afati fundit. Sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhorë, procedurat mundësojnë që deri sa zgjat debati rreth propozimit dhe ndërkohë ka marrëveshje konsensuale mes partive politike nuk ka asnjë pengesë që propozuesi ta tërheqë propozimin dhe të mbyllet debati”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Pas formimit të KSHZ-së dhe para shpalljes së referendumit, marrëveshja me Greqinë do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

“Nëse ligji nuk hyn në fuqi, cila është logjika e mbajtjes së referendumit? Nëse ligji është sjellë në Kuvend dhe llogaritet si ligj në fuqi, atëherë kur do të publikohet? Për këtë arsye jam duke udhëhequr një fushatë me të gjitha institucionet që veprimet të koordinohen dhe të mos u imponoj vendime me forcë. Do të jetë e logjikshme pasi që ligji do të jetë lëndë e referendumit. Në aspektin formalo-juridik ligji, edhe pse është sjell, nuk është në fuqi deri sa nuk publikohet në Gazetën Zyrtare”, theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Dy javët e ardhshme sipas Xhaferit do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit. Deri në fund të muajit, Kuvendi do të duhet të zgjedhë anëtarët e KSHZ-së, të dërgojë marrëveshjen për emrin në Gazetën Zyratare dhe të shpall datën e referendumit. Në këtë drejtim, sipas Xhaferit, nuk ka opsion tjetër.

 

Zaev i kërkon opozitës të mos pengojë zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së

Periskopi.com Lajme

Kushtëzimet e VMRO-DPMNE-së ndaj përbërjes së KSHZ-së për kryeministrin Zoran Zaev janë sjellje adoleshentësh. Sipas Zaev, pavarësisht qëndrimit të opozitës ndaj referendumit, Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) duhet të jetë funksionale.

“Fillimisht të mbarojë zgjedhja e KSHZ-së dhe kjo nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë lidhshmëri me referendumin. Është çështje logjike e cila u hap pas dorëheqjes së anëtarëve të KSHZ. Siç e dini, në bazë të marrëveshjes me opozitën është zgjedhur modeli i vjetër, respektivisht opozita të ketë kryetarin dhe dy anëtarë ndërsa pushteti 4 anëtarë apo thënë ndryshe shumicën”, deklaroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Propozim-ligji mbi financimin e partive politike, që është edhe një ndër kushtet e opozitës për të zhbllokuar KSHZ-në, ka marr dritë jeshile. Opozita dhe pushteti janë pajtuar për modelin e tij dhe i njëjti është lëshuar në procedurë parlamentare. Megjithatë, pengesë mbetet Ligji mbi Qeverinë. Opozita përveç kushtit për qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve, kërkon edhe ministra dhe zëvendësministra me te drejtë për veto. VMRO-ja kërkon atë që e kishte LSDM-ja kur ishte në opozitë. Kjo sipas kryeministrit Zaev është e pamundur për faktin që aso kohe opozita kishte ndërprerë bombat politike ndërsa tani nuk ka një situatë të tillë.

“Kurdo që do të ketë zgjedhje parlamentare kryeministri largohet 100 ditë para zgjedhjeve dhe vjen kryeministri teknik. Ju them publikisht se unë jam në këtë qëndrim”, u shpreh  Zaev.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbeti pa përbërje që nga dhjetori i vitit kaluar, pas dorëheqjeve të anëtarëve dhe kryetarit të KSHZ-së për çështje morale mbi bazën e skandalit që e denoncoi ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli.

Që atëherë opozita dhe pushteti krijuan grupe pune për harmonizimin e përbërjes, ku si rezultat palët u morën vesh për të kthyer modelin e vjetër të KSHZ-së, respektivisht pa ekspertë në përbërje. Ndonëse procedura për përbërjen e re ka filluar dhe paraprakisht konkursi për anëtarë ka përfunduar, fati i KSHZ-së është bllokuar në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvend me të cilin udhëheq opozita.

Kjo e fundit si kusht ka Ligjin mbi financimin e partive politike dhe Ligjin mbi Qeverinë. Jo zyrtarisht, ne mesin e kushteve është edhe amnistia për funksionarët e akuzuar të VMRO-DPMNE-së dhe të akuzuarit për dhunën në Kuvend.