Mozzik kthehet në Zvicër, kjo është arsyeja

Periskopi.com Showbiz

Mozzik pasi kaloi disa ditë në Kosovë, sot është kthyer përsëri në Zvicër ku do mbaj koncertin e radhës, shkruan lajmi.net.

Reperi po sa mbërriti personi i parë që ka vizituar është vajza e tij Hëna me të cilën ndau disa video dhe imazhe, e bija i paska munguar shumë atij dhe kjo vërehet qartë nga postimet e bëra.

Përndryshe, Mozzik është duke shijuar suksesin e këngës ‘Dhelpër dinake’ e cila tani më ka arritur shifrën e tetë milionë klikimeve brenda dy jave.

 

Rama anulon udhëtimin drejt SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka anuluar udhëtimin e tij drejt Nju Jork, ku kishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Aktualisht kryeministri, Edi Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në orët në vazhdim në Tiranë.

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe frike tek qytetarët. Epiqendrat e tërmeteve kanë qenë në Detin Adriatik, në veri të qytetit të Durrësit. Dëmet më të mëdha janë shënuar në zonat përreth.

 

Linda Halimi kthehet në Shqipëri

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është kthyer së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri.

Ajo nuk ka qenë në Tiranë që nga viti 2017, kur po bënte përgatitjet për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”.

Ndërkohë, rikthimi i saj në shtetin shqiptar duket të ketë të bëjë sërish me një festival.

Bëhet fjalë për festivalin “Kënga Magjike”, ku ajo do të konkurrojë këtë vit, dhe tashmë ka nisur incizimin e këngës së saj të re.

Këngëtarja me prejardhje nga Vitia, publikoi në InstaStory disa imazhe fillimisht nga koha kur u nis nga ShBA-të.

Më pas, ajo hodhi edhe një tjetër imazh në InstaStory me mbishkrimin “Përshëndetje Tirana”.

Linda Halimi këtë vit ka qenë mjaft e përfolur në media, që prej kohës kur u bë nënë për herë të parë, ndërsa ka paralajmëruar se do të rikthehet me plot projekte muzikore.

Berisha mund të kthehet te RB Salzburgu

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.

26 vjeçari vitin e kaluar la RB Salzburgun për t’u transferuar te Lazio në Serie A, pas ndeshjeve të mira me skuadrën austriake dhe Kombëtaren e Kosovës.

Ditë më parë raportohej se Lazio mund ta shkëmbejë Berishën me mbrojtësin e RB Salzburg, Stefan Lainer, por ky i fundit vendosi të transferohet në Bundesliga.

Por tani mediat italiane raportojnë se Lazio po punon për të rikthyer Berishën te Red Bull Salzburg, duke e përfshirë në marrëveshje talentin nga Hungaria, Dominik Szoboszlai, i cili do të transferohej në drejtim të skuadrës nga kryeqyteti italian.

26-vjeçari Berisha edicionin e kaluar ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me fanellën e Lazios ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë.

Ava Max kthehet në vendlindje, kaplohet nga emocionet (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ava Max është kthyer në vendlindjen e saj.

Ava Max është kthyer në vendlindjen e saj Milwaukee për ta mbajtur koncertin e radhës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e lindur në Milwaukee por me origjinë shqiptare përjetoi ndjenja të përziera me rikthimin e saj në vendlindje.

Në një postim të bërë ajo la edhe këtë shkrim në të cilin shpalos ndjenjat: “ Unë kam përjetuar emocione të përziera me rikthimin në Milwaukee në vendlindjen time. Kujtova momente të mira, po ashtu edhe disa nga ato të vështirat. Unë kam dëgjuar shumë histori për këtë vend që tani përveç vizitës edhe do performoj, jam e bekuar me njerëzit që kam përreth dhe engjëjt e mi lart që më drejtojnë në këtë gjë që mban emrin Jetë”.