Mësoni se ku do të votoj nesër Ramush Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramsh Haradinaj, nesër do të votoj së bashku me gruan e tij, Anita Haradinaj.

Ata do të votojnë në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, në orën 10:00.

Kujtojmë se Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryesministri në fund të muajit korrik për shkak të ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Tani Haradinaj është kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD.