Napoli e shkarkon Ancelottin, përkundër kualifikimit

Periskopi.com Sporti

Napoli e ka shkarkuar Carlo Ancelottin nga posti i trajnerit, pak orë pasi e drejtoi klubit drejt kualifikimit në mesin 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi i Ancelottit vjen pak orë pasi ai e udhëhoqi Napolin drejt fitores 4:0 kundër Genkut dhe kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Napoli njoftoi përmes një postimi në Twitter se ka vendosur ta shkarkojë Ancelottin nga pozita e trajnerit të ekipit të parë, raporton Gazeta Express.

 

Loriana Kuka kualifikohet në çerekfinale

Periskopi.com Sporti

Loriana Kuka është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos “Abu Dhabi 2019”.

Në ditën e tretë të këtij Grand Slami, Loriana Kuka deri më tani ka arritur ti fitojë dy luftëra për të mbajtur gjallë shpresat për medaljen e dytë, pas asaj të fituar nga Majlinda Kelmendi.

Kukan në luftën e parë mposhti xhudisten nga Uzbekistani,Yuldasheva Nodira, ndërsa në luftën e dytë arriti fitore ndaj xhudistes nga Kina,Feo Chen.

Kuka në të dyja luftërat arriti të fitoj me Ippon.

Kujtojmë se xhudistia jonë numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në ‘Grand Prix të Tbilisi’ kategoria -78 kilogram, po ashtu ajo arriti t’i fitoj edhe dy medalje të argjendta në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech.

Loriana Kuka kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix – Tbilisi

Periskopi.com Sporti

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka kaluar në çerekfinale të garës Grand Prix e cila po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kuka arriti ta mposhtë xhudistën Rani Rani në raundin e dytë dhe tanimë kjo fitore e ka kualifikuar në çerekfinale.

Aty xhudistja kosovare do të ndeshet me xhudistën holandeze Llona Lucassen.

Kujtojmë që Nora Gjakova arriti ta fitojë medaljen e artë në këtë Grand Priz që po mbahet në Gjerogji.

 

Bashkimi Evropian po kërkon mbi tre milionë punëtorë

Periskopi.com Lajme

Bashkimit Evropian i mungojnë rreth 3.8 milion punëtorë, më së shumti nga fusha e mjekësisë, specialistë dhe punëtorë të kualifikuar nga metalurgjia si dhe teknologjia informative, kanë bërë të ditur të dhënat e fundit nga EUROSTAT-i.

Më së shumti, rreth 1 milion e 200 mijë punëtorë i kërkon Gjermania, ku nga janari i vitit 2020-të, do të hyjë në fuqi një mënyrë e thjeshtëzuar e miratimit të vizave

gjashtëmujore, për ata që duan të kërkojnë punë. Kjo masë i referohet të gjitha vendeve jashtë BE-së, përfshirë Ballkanin Perëndimor, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Krahas Gjermanisë, rreth 821.000 punëtorë të kualifikuar i kërkon Britania e Madhe pasuar nga Çekia me 271.000, Polonia 156.000, Belgjika 149.000, Austria 126.000, Spanja 125.000, Suedia 103.000 si dhe Hungaria 87.000.

 

Shqipëria drejt humnerës, këto dy mrekulli mund ta shpëtojnë

Periskopi.com Sporti

Humbja ndaj Izraelit bëri të qartë se vetëm një kombinim thuajse i pamundur rezultatesh mund të bëjë Shqipërinë fituese të Grupit 1 të Ligës C dhe konkurrente për të shkuar në Evropian nëpërmjet play-off të marsit 2020.

Gjithçka do të vendoset në tre ditë dhe fatkeqësisht nuk është plotësisht në dorën tonë.

Jemi në varësi të plotë të Skocisë dhe dy ndeshjeve të saj, të parën kundër nesh dhe të dytën kundër Izraelit. Ekziston vetëm një variant ku Shqipëria mund të kualifikohet si e para e grupit.

Duhet që kuqezinjtë të fitojnë ndeshjen në Shkodër ndaj Skocisë me një diferencë prej katër e më shumë golash.

Vetëm në këtë mënyrë golavarazhi i kuqezinjve do të shkonte plus një gol.

Ndërkohë, do të duhej që tre ditë më vonë, Skocia të tregonte egon e saj dhe të mundë Izraelin me 2 gola diferencë.

Në këtë mënyrë, të tre skuadrat do të ishin me pikë të barabarta dhe në lojë do të hynte golavarazhi i përgjithshëm i grupit, me vetëm Shqipërinë që do ta kishte pozitiv, ndërsa i Izraelit do të ishte 0 dhe i Skocisë -1.

Futbolli është shpeshherë i çuditshëm, por ndoshta jo kaq shumë sa na duhet ne./Periskopi