Mërgimtarët që vinë në Kosovë përballen me pritje të gjata në kufirin Hungari-Serbi

Periskopi.com Lajme

Mërgimtarët të cilët po vinë në Kosovë për të kaluar pushimet janë duke u përballur me pritje të gjata.

Komunikacioni është bllokuar në kufirin Hungari-Serbi, mërgimtarët po presin në kufi deri në tri orë.

Këto pritje tashmë janë bërë tradicionale.

Mërgimtarët thonë se autoritetet hungareze për arsye formale po i zgjasin procedurat në sportelet e kufirit.