Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, por do të hapet

Periskopi.com Lajme

Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet- për njerëzit dhe bizneset.

Në hapje të aktivitetit “Java me bizneset e diasporës”, Majko ka vlerësuar se shqiptarët janë në ditët më të mira si komb, sepse është kaluar nga mbijetesa në normalitet.

“Sinqerisht duke bërë pak humor, nuk e kisha ndërmend të vija në këtë takim, në qoftë se delegacioni që u drejtua nga zoti Limaj para disa ditësh në Tiranë, ndau përfundimisht që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve”, u shpreh Majko.

Ai i ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të investojnë kapitalin në Kosovë dhe në gjithë trojet shqiptare.

Haradinaj: Natën e ndërrimit të motmoteve heqim kufirin Kosovë – Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për heqjen e pengesave fizike dhe kontrolleve në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Periskopi.

Haradinaj ka bërë të ditur në “Opinion” se ka diskutuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që kufiri mes Kosovës e Shqipërisë të hiqet natën e ndërrimit të motmoteve.

‘Me ndërrimin e moteve do të hiqet kufiri mes Kosovës e Shqipërisë. Nuk do të ketë barrikadë fizike e as të kontrollit, por do të ketë mbikëqyrje e kamera aty. Shpresoj ta arrijmë ta bëjmë natën e ndërrimit të motmoteve, ashtu e kemi diskutuar “, ka thënë Haradinaj. /Periskopi

Kufiri Kosovë-Serbi. Ministri i jashtëm gjerman: Jemi skeptikë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass po zhvillon një vizitë ditën e sotme në Tiranë, ku është takuar edhe me ministrin Bushati. Në një deklaratë të përbashkët me Bushatin, ministri gjerman Heiko Mass, përveç të tjerash, u pyet edhe në lidhje me çështjen e ndryshimet të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u shpreh se Gjermania është skeptike në lidhje me këtë çështje dhe diskrete. Mass tha se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë që të mos sjellë pasoja.

“Ekziston frika e një efekti domino. Ne jemi skeptik dhe diskret në lidhje me këtë pikë. Kjo çështje duhet të sqarohet dhe të zgjidhet duke mos sjellë probleme të tjera përveç atyre që janë”, tha ministri gjerman./ Top Channel

​Fillon menaxhimi i integruar i kufirit Kosovë-Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Sot hapet pikë kalimi kufitar i revitalizuar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë.

Revitalizimi i pikë kalimit përfshin kabina të reja kontrolluese, sistem elektronik dhe ndërtesën administrative të cilat do të mundësojnë zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit. Pikë kalimi kufitar në Morinë e mbulon pjesën më të madhe të qarkullimit të mallrave përmes Kosovës, si dhe pothuajse të gjithë trafikun turistik që hyn në Shqipëri nga verilindja.

Projekti prej një milion euro, i financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ofron infrastrukturë për kontrolle efikase të kufirit, në përputhje me kërkesat e BE-së duke pasur parasysh standardet e Schengenit.

Pikë kalimi i rindërtuar kufitar mbështet punën e policisë kufitare dhe të migracionit, duke kontribuar në arritjen e efikasitetit më të lartë dhe performancën më të mirë.

Në ceremoni marrin pjesë shefat e BE-së në Kosovë dhe Shqipëri, Nataliya Apostolova dhe Romana Vlahutin, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.