Rikthehen kolonat, pritjet më të gjata në Merdare

Periskopi.com Lajme

Kolona të gjata janë shkaktuar në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë. Kjo supozohet të ketë ndodhur si pasojë e fluksit të mërgimtarëve të cilët po vijnë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë shkaktuar në pikë kalimin kufitar në Merdare, deri në 500 metra në hyrje ndërsa në dalje deri në 300 metra.

Po ashtu te Dheu i Bardhë kolonat në hyrje janë deri në 150 metra, ndërsa në dalje deri në 250 metra. Kurse në pikë kalimin kufitar në Muçibabë, kolonat në hyrje janë deri në 250 metra kurse në dalje deri në 150 metra.

Në njoftim të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, thuhet se pritjet në pikë kalimin kufitar në Merdare në hyrje janë deri në një orë e gjysmë kurse në dalje deri në gjysmë ore.

Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në 20 minuta kurse në dalje deri në gjysmë ore. Ndërsa në pikalimin Muçibabë pritjet në hyrje janë deri në 30 minuta kurse në dalje deri në 20 minuta.

Ndërsa pikalimet tjera kufitare janë të kalueshme dhe pa kolona.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Shqiptarët e Luginës dalin dhe u japin ujë mërgimtarëve që po presin në kufirin Serbi-Kosovë

Periskopi.com Lajme

Sot aktivistë të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, përmes një aksioni simbolik, duke i dhuruar ujë të ftohtë, i kanë dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në vendet e perëndimit, të cilët po presin në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Qytetarë të shumtë të cilët po udhëtojnë në temperatura të larta, falënderuan dhe u shprehën mirënjohës ndaj aktivistëve të cilët sadopak i freskuan me ujë.

Kujtojmë se kolona të gjata po krijohen në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Kosovën.

Më poshtë keni disa foto.