Kryeprokurori flet për rastin e punëtorit që ra nga ndërtesa në Prishtinë: Është vdekje e dyshimtë

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi është deklaruar për rastin e vdekjes së punëtorit në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

ai ka thënë se rasti i 55 vjeçarit është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Po, e  kemi kualifikuar si vdekje të dyshimtë. Prokurorja e rastit ka dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt ai për Indeksonline.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rene nga një ndërtese ne rrugën “Robert Doll” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës( mashkull). Për rastin janë njoftuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

 

 

Kujtim Munishi caktohet ushtrues detyre për kryeprokuror të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Rreth tre muaj prej kur ish-kryeprokurori special, Reshat Millaku, është pensionuar e disa javë para se të pensionohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, Këshilli Prokurorial i Kosovës ende nuk e ka hapur konkursin për të përzgjedhur personat që do t’i drejtojnë dy nga prokuroritë më të rëndësishme që kanë mbetur pa udhëheqës, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa nga fundi i muajit prill, Prokuroria Speciale është duke u udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Afrim Shefkiu, të premten Këshilli Prokurorial e ka zgjedhur ish-këshilltarin e kryeprokurorit Lumezi, Kujtim Munishin, ushtrues detyre për Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në mbledhjen e së premtes të Këshillit Prokurorial sërish nuk është bërë hapja e konkursit për plotësimin e këtyre dy pozitave.

Siç ka mësuar gazeta, shpallja e konkursit është duke u pamundësuar për shkak të problemeve në përfundimin e rregullores së re për emërime.