Izraeli vendos kukulla në vend të ushtarëve në kufirin me Libanin?

Periskopi.com Lajme

Në llogaritë e përdoruesve të lidhur me Hezbollahun me qendër në Liban, kanë qarkulluar foto që dyshohet se trupat izraelite kanë vendosur kukulla në automjetet ushtarake në kufirin e dy vendeve.

Korrespondenti i Al-Manar për televizionin satelitor Hezbollah, Ali Shoaib, postoi në llogarinë e tij në Twitter foto kukulla me uniforma që dyshohet të kenë  zëvendësuar ushtarët në kufirin me Libanin.

Shoeib e quajti këtë veprim një “shaka” në Twitter, duke deklaruar se “armiku duhet të mësojë të merret me një grup të zgjuar, profesional, të guximshëm dhe besnik që mund t’i mposht”, njoftoi Jerusalem Post.

Ushtria e vendit kishte refuzuar të komentojë fotot, duke deklaruar se ajo nuk i përgjigjet “raporteve të huaja”.

 

E frikshme: Vogëlushja luan me kukullën e saj në skajin e ballkonit të banesës – rrezikon të bie

Periskopi.com Video