Arrijnë vaksinat kundër gripit, ky lloj përdoret për herë të parë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i informojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se rreth 100 mijë vaksina të gripit sezonal, të blera nga Ministria e Shëndetësisë në funksion të parandalimit të gripit sezonal kanë arritur në Kosovë.

“Ekipet e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunave të Kosovës, sipas ftesës që u është bërë një ditë më parë nga MSh dhe IKSHKP, kanë filluar furnizimin me vaksina, me të cilat Njësitë e tyre të vaksinimit do t’i vaksinojnë qytetarët në ditët në vijim.” thuhet në njoftimin e Ministrisë

Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSH, do të jenë katër shtamëshe dhe si të tilla e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.

Këto lloje të vaksinave përdoren për herë të parë në Kosovë, duke u bërë kështu një nga shtetet e para në rajon që siguron vaksina katër shtamëshe.

Vaksinat janë të parakualifikuara sipas standardeve të OBSH-së, garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre dhe janë të dedikuara për për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të Gripit sezonal.

Ja kush nuk guxon të vaksinohet me vaksinën kundër gripi

Periskopi.com Shëndeti

Mënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit. Vaksinimi mbron vetë personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.

Vaksinimi çdo vit është e rëndësishme pasi virusi i gripit është i paparashikueshëm, pasi viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti nga vaksina e bërë bie me kalimin e kohës.

ISHP rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi.

Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit, si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.

Vaksinën kundër gripit duhet ta bëjnë të gjithë individët në risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda ndaj gripit si:

Fëmijët mbi 6 muaj

Gratë shtatzëna

Individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.

Vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vetveten dhe sidomos pacientët të cilët janë në grupet në risk.

Nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit:

Persona qe kanë alergji nga veza

Persona në gjendje akute me temperaturë

Persona që kanë pasur reaksione të mëparshme

Fëmijët nën 6 muajsh