Pasojat e mungesës së kuorum-it në Kuvend: 55 projektligje mbesin pa u votuar

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj legjislature po përballet vazhdimisht me probleme me sigurimin e kuorumit të nevojshme për votim të ligjeve.

Deputetët rrallë herë janë mbledhur të gjithë në një seancë plenare. Që nga shtatori i vitit 2017 janë zhvilluar mbi 44 seanca plenare. Kësisoj këtë vit nuk është arritur që të përmbyllen seancat e parapara, duke u bartë kështu për vitin 2019. Deputetët kanë përmbushur 42% agjendën legjislative, e që mbeten edhe 55 ligje të tjerë për t’u proceduar.

“Për periudhën 10 shtator 2017 – 18 dhjetor 2018 janë mbajtur 44 seanca plenare. Seancat plenare mbahen sipas çështjeve qe procedohen për shqyrtim nga Qeveria, komisionet parlamentare si dhe mocionet qe propozohen nga se paku 6 deputetë të Kuvendit”, ka thënë për Indeksonline, Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Ndërsa Agnesa Haxhiut nga KDI, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës përgjatë vitit 2018 nuk ka arritur të funksionojë si duhet dhe se vazhdimisht është përballur me problematika të ndryshme, kryesisht të natyrës politike.

“Për gjatë dy sesioneve të punës, Kuvendi është përballë vazhdimisht me probleme me sigurimin e kuorumit të nevojshme për votim të ligjeve. Përveç mungesës së kuorumit, gjatë kësaj periudhe mospajtimet mes opozitës dhe partive në pushtet janë thelluar më shumë për shkak edhe të çështjes së dialogut Kosovë – Serbi për çka edhe një pjesë e opozitës ka bojkotuar punimet plenare”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe sipas saj është kthyer në praktikë që asnjë seancë që nisë të mos përfundoj po atë ditë, dhe aktualisht Kuvendi ka ende seanca të papërfunduara që nga muaji shtator.

“Caktimi i seancave të reja pa përfunduar ato që kanë nisur është duke shkaktuar kaos në mbarëvajtjen e punëve dhe e pamundëson përmbushjen e agjendës së Kuvendit për këtë vit. Me këtë ritëm të punës, në pamundësi që të përmbyllën seancat e papërfunduara në këtë vit, ato do të barten për vitin 2019. Kryesia e Kuvendit do të duhej që t’i kthej praktikës së më hershme, ashtu siç e përcakton edhe Rregullorja e Punës, që seancat të mos thirren në ditët kur parashihet që të mbahen takime të komisioneve parlamentare, sepse në këtë mënyrë po e pengon edhe mbarëvajtjen e punës nëpër komisione”, ka shtuar Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar gjithashtu se marrë parasysh numrin e madh të projektligjeve që Qeveria i ka sjellë në Kuvend për shqyrtim këtë vit, miratimi i tyre është përcjellë me vështirësi pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit në votim.

“Por që përkundër zvarritjeve në shqyrtim të ligjeve edhe mungesës së kuorumit për t’i votuar ato, Kuvendi ka arritur deri më tani që ta përmbush deri në 42% agjendën legjislative. Por që janë edhe 55 ligje të tjera në procedurë deri në fund të këtij viti, e që do të jetë e pamundur që të gjitha këto të përfundojnë deri në fund të këtij muaji. Andaj do të kemi përsëri bartje të projektligjeve nga një vit në tjetrin, siç edhe ka ndodhë pothuajse çdo vit”, ka thënë Haxhiu nga KDI.

Gjithashtu është theksuar se Kuvendi ka pasur ngecje në rolin e tij të mbikëqyrjes.

“Edhe pse deputetët kanë qenë më aktiv në parashtrim të pyetjeve parlamentare dhe inicim të interpelancave kanë munguar aktivitetet për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Kuvendi ka arritë që ta përfundoj dhe ta miratoj raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të vetëm një ligji për këtë vit, ndonëse me planin e punës për vitin 2018 kanë qenë të paraparë për monitorim gjithsej 18 ligj, pa i përfshirë edhe ligjet e tjera që në ndërkohë komisionet i kanë shtuar në planet e tyre të punës për monitorim”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe sa i përket shpenzimeve të Kuvendit gjatë vitit 2018 nuk ka ende ndonjë raport të publikuar.

Deri më tani publik është bërë vetëm raporti i shpenzimeve përgjatë mujorit të parë të këtij viti.

Sipas të njëjtit raport për kategorinë paga dhe mëditje janë shpenzuar gjithsej 4,432,890.68 euro nga gjithsej 11,440,533.89 euro sa ishin planifikuar për këtë kategori për vitin 2018./Indeksonline/

Kuvendi përsëri bosh dhe pa kuorum, shkon në pauzë

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës, ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00 pasi deri tani një sërë pikash janë diskutuar por nuk kanë pasur kuorum që të votohen.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se seanca do të vazhdoj në ora 14:00 dhe ka kërkuar nga deputetët të kthehen për votim.

“Vazhdon seanca në ora 14:00 dhe prapë po ju lus që t`i thirrni kolegët që të marrin pjesë sepse duhet të kryhet votimi ose duhet nesër me u mbledh sërish kështu ma mirë është sot me u kry”, tha Haliti.

Si pikë e radhës pas pauzës është pika 38 Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.

Në mungesë kuorumi shtyhet vazhdimi i seancës për të enjten

Periskopi.com Lajme

Në mungesë kuorumi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shtyrë vazhdimin e seancës parlamentare për të enjten.

Në seancën e sotme pati debate të ashpra mes deputetit të Nismës, Milaim Zeka, që akuzoi deputetët e PDK-së për mospjesëmarrje në votim të cilët iu kundërpërgjigjën duke thënë se “është vështirë të mblidhen 20 deputetë, kurse ju e keni lehtë me vetëm tre”.

Debat ka zgjuar edhe pika për lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet, që nuk hyri në votim për shkak të mungesë së kuorimit.

Pikat e mbetura nga sot do të vazhdojnë të enjten, ndërsa pas tyre do të nisë seanca e re plenare.