Dëshiroi të hynte në fushë edhe në finalen e Kupës së Amerikës, ja çka ndodhi me Wolanski

Periskopi.com Showbiz

Kinsey Wolanski ka zbuluar se planet e saj për të hyrë në fushë në finalen e Copa Americas të dielën kanë dështuar.

Wolanski kishte hyrë në fushë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve – në sfidën Tottenham – Liverpool.

E dashura e YouTuber-it, Vitaly Zdorovetskiy, ka pranuar se dyshja po komplotonte një tjetër plan për të hyrë në fushë në finalen e Copa Americas mes Brazilit dhe Perusë.

‘Unë do të pranoj se Copa America ka fituar patjetër, por ne kemi pasur një mal përpjekjesh për t’u futur në fushë’, shkroi Wolanski në Instagram.

‘Udhëtuam në Brazil, u maskuam, i blejtëm biletat, por përfunduam duke u kontrolluar nga 20 roje të sigurisë.’

“Ne tani jemi jashtë burgut dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil!”, përfundoi ai.

Karton i kuq në finalen e Kupës së Amerikës, Brazili mbetet me 10 lojtarë

Periskopi.com Sporti

Brazili ka mbetur me 10 lojtarë në finale të Kupës së Amerikës.

Gabriel Jesus është ndëshkuar me karton të kuq në finalen e Kupës së Amerikës, ku Brazili po e mund 2-1 Perunë, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi brazilian mori të dytin të verdhë në minutën e 70, për t’u përjashtuar nga loja, pasi ishte ndëshkuar me të verdhë edhe në pjesën e parë, në minutën e 30’.

Reagon Brazili, rikthen epërsinë në finale kundër Perusë

Periskopi.com Sporti

Brazili është duke e mundur 2-1 Perunë në “Maracana”.

Brazili ka rikthyer epërsinë kundër Perusë në fianlen e Kupës së Amerikës që po zhvillohet në stadiumin “Maracana” dhe po fiton 2-1.

Një minutë pasi Paolo Guerrero shënoi për 1-1, vendasit rikthyen epërsinë me golin e Gabriel Jesus në minutat shtesë të pjesës së parë, për të shkuar në pushim pas 45 minutave me rezultatin e favorshëm 2-1.

Peru barazon gjithçka në finale kundër Brazilit

Periskopi.com Sporti

Peru e ka barazuar rezultatin në 1-1 kundër Brazilit në “Maracana”.

Brazili dhe Peru janë duke dhuruar spektakël në “Maracana”, aty ku po zhvillohet finalja e Kupës së Amerikës.

Brazili kaloi e para në epërsi në minutën e 15’, ndërsa në fund të pjesës së parë ka reaguar Peruja, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Ishte Paolo Guerrero ai që shënoi nga pika e bardhë, penallti e vërtetuar edhe me ndihmën e VAR.

Guerrero nuk gaboi nga pika e bardhë përballë njeriut që pranoi gol pas 10 ndeshjeve, Alisson.

Zhbllokohet finalja – shënon talenti që po shkëlqen në Kupën e Amerikës

Periskopi.com Sporti

Brazili është duke e mundur 1-0 Perunë në “Maracana”.

Është zhbllokuar rezultati në finalen e Kupës së Amerikës që po zhvillohet në Marakana.

Ishte talenti 23-vjeçar i Gremios, Everton, ai që shënoi për 1-0 për ta kaluar Brazilin në epërsi, pas një loje të bukur nga ana e sulmuesit të Manchester City, Gabriel Jesus.

Luis Suarez kërkon penallti pasi portieri i Kilit preku topin me dorë

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez në një mënyrë të çuditshme ka kërkuar penallti pas prekjes me dorë nga portiere i Kilit në fitoren e Uruguait në Kupën e Amerikës mbrëmë.

Uruguai kaloi në vendin e parë të grupit C pas fitores 1:0 përballë Kilit, raporton Zëri.info.

Kili kishte nevojë vetëm për barazim që ta mbyllte grupin si lider, megjithatë kjo nuk ndodhi.

Luis Suarez ishte në formë të mirë mbrëmë pas golave të shënuar ndaj Ekuadorit dhe Japonisë në dy ndeshjet paraprake, megjithatë në një moment në pjesën e parë ai mori vëmendje maksimale.

Derisa Suarez tentoi ta parakalojë portierin Gabriel Arias, portieri e ndali goditjen e yllit të Barcelonës me dorë në zonën e rreptësisë.

Çuditërisht, Suarez kërkoi penallti për shkak të ‘prekjes me dorë’, dhe kjo ka ngjallur debat në rrjetet sociale.

“Hahhaha, kjo është natyra e tij natyrale”, shkroi një tifoz në Twitter.

Një tjetër shkroi: “Ai është i pabesueshëm”.

E vështirë t’i ndajmë sytë nga këto fanse seksi në Kupën e Amerikës

Periskopi.com Sporti

Copa America vijon ecurinë me ndeshjet e radhës, teksa deri tani janë zhvilluar ndeshjet e dyta për fazën e grupeve.

Rezultate surprizë dhe ndeshje emocionuese ka dhuruar deri tani gara me e rëndësishme e Amerikës Latine, që bën bashkë skuadrat më të forta.

Përveç spektaklit në fushë, nuk mund të mungonte as ai në tribuna, ku si gjithmonë femrat latine dinë si të ndezin atmosferën me veshjet e tyre provokuese. /Periskopi.com/

 

Brazili e nis me fitore Kupën e Amerikës së Jugut, shkëlqen Coutinho

Periskopi.com Sporti

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka startuar edhe një prej kompeticioneve më interesante në rangun e kombëtareve, Kupa e Amerikës.

Ndeshja hapëse e kësaj gare u luajt ndërmjet kombëtares së Brazilit dhe kombëtares së Bolivisë.

Ashtu edhe siç pritej, takimin e fituan favoritët e kësaj gare, Brazili, duke e mposhtur Bolivinë me rezultatin 3:0.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, përkundër dominimit absolut të skuadrës së udhëhequr nga Tite.

Pjesa e dytë tregoi plotë tri gola, me Philippe Coutinhon që zhbllokoi gjithçka në minutën e 50’, me anë të penalltisë, shkruan lajmi.net.

I njëjti realizoi vetëm dy minuta më vonë, duke dyfishuar epërsinë e Seleçao.

Fitoren e Brazilit dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi e vendosi Everton, i cili realizoi në minutën e 85’.

Ndeshjen tjetër në Grupin A, Brazili e luan kundër kombëtares së Venezuelës.