Kryeministri kërcënon për mbyllje stadiumesh: Trazira mes policisë dhe tifozëve në Kupën e Bullgarisë

Periskopi.com Sporti

Futbolli i hapur për publikun mund të jetë kthimi në normalitet por edhe kthimi në një situatë aspak të mirë sa i përket koronavirusit…

След 4 години ЦСКА отново е на финал за Купата (ВИДЕО) - БНТ Спорт

Kështu, kryeminisrtri i Bullgarisë, Boyko Borisov përpara gjysmëfinales së Kupës, mes CSKA Sofie dhe Botev Plovdiv kishte kërcënuar tifozët, të cilëve u ishte lejuar të hynin në stadium duke mbushur 30% të tribunave dhe se nëse nuk do të ishte respektuar ky prokoll qeveria mund të bënte hapa mbrapa dhe t’i mbyllte sërish stadiumet.

Një kërcënim që nuk vleu aspak, duke parë skenat e festimeve në tribunë për golat e CSKA që i dhanë trofeun ekipit. Veç kësaj, pati edhe trazira mes policisë dhe tifozëve që kishin blerë biletë dhe donin të hynin në sektor. Në gol edhe Ali Sowe, ish-sulmuesi i Skënderbeut që ndezi publikun dhe tifozët e CSKA. Skuadra bullgare do të ndeshet në finale me Lokomotiv Plovdiv.