Tri ndeshje tejet interesante sonte në Kupën e Italisë

Periskopi.com Sporti

Milani mbrëmë më shumë vështirësi arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e mposhti Torinon dhe atë tek pas ekzekutimit të penalltive.

Sot në program janë tri ndeshje tjera tejet interesante. Fiorentina në fushën e vetë e pret Interin, i cili assesi nuk guxon të dështojë.

Napoli do të përballet me Empolin dhe duke e parë formën momentale pritet një kalim i lehtë tutje I napolitanëve, ndërsa mbrëmja është e rezervuar për Juventusin që ndeshet me Genoan.

Më poshte gjeni orarin e këtyre tri ndeshjeve:

Image

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare: Napoli – Juventus

Periskopi.com Sporti

Sonte me fillim në orën 21:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Italisë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës, ndërsa fituesi do të vendoset brenda 90 minutave. Në rast se rezultati është i barabartë, atëherë do të ekzekutohen penalltitë, duke shmangur vazhdimet

Periskopi më poshtë jua sjell formacionet zyrtare:

 

Ky është orari i ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë

Periskopi.com Sporti

Me 12 dhe 13 qershor do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Italisë.

Fillimisht me 12 qershor do të zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Milanit, pastaj me 13 qershor Napoli do të jetë kundër Interit.

Televizioni shtetëror “RAI”, që ka të drejtën e transmetimit,  ka zyrtarizuar orarin e dy ndeshjeve.

Juventus – Milan dhe Napoli – Inter në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të luhen të dyja në orën 20:00, por në ditë të ndryshme.

Caktohen datat për ndeshjet Juventus-Milan, Inter-Napoli dhe finalja e Kupës së Italisë

Periskopi.com Sporti

Mediet italiane raportojnë se është vendosur që ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes Juventus – Milan dhe Inter – Napoli do të zhvillohen më 13 qershor, ndërsa ndeshja finale më 17 qershor.

Ndeshjet e para gjysmëfinale u luajtën në shkurt, me Juventusin që barazoi 1:1 me Milanin, dhe Napolin që e mundi 1:0 Interin.

Me finalen që do të luhet më 17 qershor në Romë, klubet kanë shprehur shqetësimin e tyre se nuk kanë kohë të mjaftueshme mes ndeshjeve për t’u përgatitur, veçanërisht pas pushimit tre mujor shkaku i pandemisë koronavirus.

Sipas Sky Sport Italia, qeveria italiane e ka pranuar kërkesën e Lega Serie A për t’i zhvendosur gjysmëfinalen më 12 dhe 13 qershor.

Besohet se ndeshja e parë e futbollit në Itali pas pandemisë do të jetë ajo mes Juventusit dhe Milanit në Torino më 12 qershor.

Napoli do ta presë Interin të shtunën më 13 qershor.

Serie A do të rifillojë më 20 qershor.