Skënderaj, fituese e Kupës në volejboll

Periskopi.com Sporti

Klubi volejbollistik Skënderaj në konkurencën e femrave ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll.

Ndeshja mes KV Skënderaj dhe KV M-Technologie Volley shkoi deri në 5 seta çka i përngjau një finaleje të vërtetë.

Rezultatet në seta ishin kështu: 27:25,19:25,17:25,25:23,15:12.

Ndeshja finale u zhvillua në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

 

Sot kompletohen çerekfinalistët e Kupës, ja duelet

Periskopi.com Sporti

Kupa e Kosovës sot do t’i mësojë emrat e katër skuadrave të radhës që do të jenë pjesë e fazës çerekfinale.

Këtë të diel, tetë skuadra do të luftojnë përballë njëra tjetrës për të marrë një biletë që mundëson kalimin në fazën tjetër.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, FC Prishtina do të takohet me Arbërinë nga Dobraja, e cila në këtë ndeshje do të jetë në rolin e skuadrës nikoqire.

Gjilani e pret 2 Korrikun në shtëpi, Trepça i bën ‘konak’ rivalëve rajonal të Vushtrrisë, ndërkohë në Prizren takohen Liria dhe Ferizaj.

 

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, ja skuadrat që kualifikohen në çerekfinale

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar katër takimet e parë të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll.

Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ballkani ka siguruar çerek finalen e Kupës së Kosovës, pasi në takimin e sotëm mposhti Trepçën 89. 3:0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në të mirë të skuadrë së Ismet Munishit.

Fitore sot, shënoi edhe Drenica me rezultatin 4:0 ndaj skuadrës së Dardanës.

Kurse, Dukagjini dhe Feronikeli, arritën fitore ndaj skuadrave si Vitia dhe A&N.

Feronikeli mposhti skuadrën A&N me rezultat 3:0, ndërsa Dukagjini arriti ta përmbys disavantazhin pas pjesës së parë duke triumfuar në fund 2:1 ndaj Vitis./

SKANDAL: Zbulohet se kampionët e futbollit dhe basketbollit e marrin të njëjtën kupë që kushton më pak se një top origjinal (Foto)

Periskopi.com Sporti

Sporti në Kosovë vazhdon të jetë i skandalizuar e kjo mund të konfirmohet edhe nga një zbulim i fundit. 

‘Final 8’ i Kupës së Kosovës në basketboll këtë edicion do të mbahet në Rahovec, ndërsa fillon më 27 shkurt dhe përfundon më 2 mars. Organizatorët e këtij ‘Final 8’ e kanë zbuluar edhe trofeun që do t’i dorëzohet ekipit fitues.

Trofeu është identik me atë që iu dorëzua Dritës sezonin e kaluar, që u shpall kampion i Superligës së Kosovës. Dhe jo vetëm, trofeu i njëjtë iu dha edhe Sigal Prishtinës asokohe sezonin e kaluar kur fitoi Kupën në basketboll, raporton Periskopi.


Kupa e Dritës 2017/2018


Kupa që do jepet në ‘Final 8’ të basketbollit

Merret vesh se trofeu kushton 170 euro dhe është blerë në njërin nga lokalet e pajisjeve sportive në Fushë Kosovë, pavarësisht që tashmë Federatat i kanë të plotësuara të gjitha kushtet e nevojshme.

Sidoqoftë Federatat respektive duhet të kenë shumë kujdes në dhënien e trofeve, pasi që të gjitha vendet e botës trofetë janë unik dhe lloje të ngjajshme nuk mund të gjenden askund. /Periskopi/

Kupa e Kosovës, këto janë rezultatet

Periskopi.com Sporti

Prishtina ka triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Prizren përballë Lirisë për të marr biletën e çerekfinales.

Drita mposhtur me lehtësi Minatorin e Magures me rezultat 5-3, ndërkohë Ferizaj ka triumfuar në udhëtim te Fushë Kosova 1-2.

Besa e Pejës – Vëllaznimi             0:0* (Vëllaznimi fiton me penallti 3:2)

Drita – Minatori                             5:3

Fushë Kosova – Ferizaj                 0:2

Liria – Prishtina                             0:4

A e dini sa kushton Kupa e Botës

Periskopi.com Botërori 2018

Trofeun e Kampionatit Botëror e ëndërron çdo adhurues i futbollit që së paku ta prekë njëherë. Këtë trofe që ne e njohim sot e ka projektuar skulptori italian, Silvio Gazzaniga, në vitin 1971.

Trofeu është 36 centimetër i gjatë, është bërë prej ari 18 karatësh, si dhe peshon 6 kilogram.Baza e gjelbër e trofeut është bërë me një mineral gjysëm të çmuar të quajtur malakit. Malakiti u zgjodh sepse është gjetur në çdo kontinent dhe është i gjelbër, si shumica e fushave të futbollit.

Në atë kohë kupa vlerësohej me çmimin e 50,000 dollarëve (42,000 euro), ndërsa tani ky trofe e ka vlerën e 10 milionë dollarëve amerikan.