Pesë mitet e gabuara rreth Michael Jackson’it

Steve Knopper Showbiz

Ne mund të mos kemi kurrë dëshmi, që këngëtari i famshëm Majkëll Xhekson të ketë abuzuar seksualisht me Ueid Robson dhe Xhejms Sejfçak, në fermën “Neverland”, kur ata ishin adoleshentë, siç pohojnë që të dy me bindje në dokumentarin e ri të HBO-së “Arratia nga Neverland”.

Por kjo çështje flet për jetën personale sekrete të Xheksonit, për  të cilën ai la qëllimisht shumë nga zgjedhjet e tij të pashpjegueshme për publikun, duke bërë që miliona fansa të tij të mendojnë, spekulojnë, dhe përhapin thashetheme dhe mite. Ja cilat janë 5 mitet më të zakonshme rreth tij.

Miti nr.1: Babai i Majkëllit, abuzoi seksualisht me të kur ishte fëmijë

Xhekson është akuzuar në mënyrë të përsëritur, për sjellje të keqe seksuale me fëmijët. Ai arriti një marrëveshje me një djalë, për një shumë prej 20-25 milionë dollarë në fillim të viteve 1990, u shpall i pafajshëm në një gjyq në vitin 2005, nga akuzat se kishte abuzuar me një djalë tjetër, dhe tani është subjekt i dokumentarit “Arrati nga Neverland”.

A ishte e mundur, që ai të ishte duke përsëritur një cikël të ri abuzimesh? Biografia J.Rendi Taraborreli, shkruan në bestsellerin e saj të vitit 1991: “Majkëll Xhekson,magji dhe çmenduri”, për zërat mbi abuzimin seksual të patriarkut të familjes Zhozef  Xhekson ndaj të birit, “qarkullonin prej vitesh në industrinë e muzikës”.

Po atë vit, motra e Majkëllit, La Toja Xhekson shkroi një libër me kujtime “Si është të rritesh në familjen Xhekson”, ku akuzon të atin për abuzim seksual me të, dhe motrën Rebbi. Por më vonë, ajo i hodhi poshtë këto pretendime, dhe askush në familjen Xhekson, nuk konfirmoi asnjë nga këto thashetheme.

Mbreti i Popit, e pranonte hapur dhunën fizike që kishte për nga i ati. Ai qau para cameras, gjatë një interviste të vitit 1993 me Oprah Uifri, teksa akuzoi babanë e tij për abuzim fizik. (Zhozef Xhekson e kujtoi kështu atë epidos:”Unë e kam rrahur atë me një çelës dhe një rrip, nuk e kam rrahur kurrë me ndonjë shkop bejsbolli). Majkëlli pati shumë herë mundësinë ta fajësonte të atin për abuzim seksual, por nuk e bëri kurrë këtë. Dhe nuk ka dëshmi të njohura, për ta mbështetur këtë pretendim.

Miti nr.2: Majkëll Xheksoni, ishte homoseksual ose aseksual

Këngëtari këmbëngulte, se nuk ishte homoseksual, por disa gazetarë dhe biografë sugjerojnë se ai nuk ishte shumë i sinqertë. Ian Halperin, autor i librit të vitit 2009 “I demaskuar:Vitet e fundit të Majkëll Xhekson”, pretendon se Xhekson ishte homoseksual. Taraboreli sugjeron se ai kishte një mik mashkull romantik, dhe Randall Sallivan, autor i “I paprekshmi:Jeta e çuditshme dhe vdekja tragjike e Majkëll Xhekson” e vitit 2012, e quan atë “preseksual”. Sallivan pretendon, pa ndonjë dëshmi reale, se këngëtari ishte një “i virgjër 50 vjeçar”, në momentin kur ndërroi jetë.

Problemi me teori të tilla është se, gratë që ishin në gjendje ta dinin të vërtëtë, i kundërshtuan ato. Ish gruaja e Xhekson, Liza Mari Presli, tha se jeta seksuale e çiftit ishte “shumë e nxehtë”. Po ashtu edhe gratë e tjera, kanë treguar marrëdhëniet romantike me të, duke përfshirë Ola Rej, ylli i videklipit “Thriller”.

Miti nr.3: Majkëll Xhekson, donte të ishte i bardhë

Në vitin 1987, pasi albumi “Thriller” e bëri Xheksonin yllin më të madh të muzikës në botë, ai nxorri më pas albumin “Bad”, me disa hite në paradë-listat muzikore. Por lëkura e tij dukej më e bardhë, se sa në videoklipin “Thriller”. Shumë fansa suopozojnë se Xheksoni, që ishte bërë yll përmes studios “Motoën Records” në fillim të viteve ’70, synonte te kishte sukses edhe tek audienca e bardhë.

Greg Tejt, një kritik afro-amerikan, e quajti Xheksonin “një tjetër zezak që ishte çmendur, për shkak se pasqyra e tij, i thotë se fytyra nuk përputhet me idealin nordik”. Stiven Shaviro, një shkrimtar i bardhë  mendon se “në një shoqëri supremaciste të bardhë, ai donte të bëhej i bardhë”.

Por Xhekson këmbëngulte për të kundërtën, dhe nuk ka pasur kurrë prova për ta kundërshtuar këtë. Ai i tha Uinfrit në intervistën e 1993-it, se e zbardhi lëkurën me anë të kremrave, për shkak të vitiligos, një sëmundje që i shkaktoi njolla të shumta në fytyë, dhe kjo u verifikua edhe nga autopsia pas vdekjes së tij në qershorin e vitit 2009. Xhekson shtoi:”Unë jam një amerikan me ngjyrë, jam krenar për këtë dhe racën time”.

Miti nr.4: Majkëll Xhekson, nuk shpiku kërcimin e famshëm “moonwalk”

Xhekson performoi me këtë lloj kërcënimi, gjatë interpretimit të hitit të tij “Billie Jean” në vitin 1983. A ishte ajo lëvizje, akti I një artisti gjenial? Motra e Majkëllit, La Toja, tha në vitin 2004 se këtë lëvizje ia mësoi nga një kërcimtar profesionist, me emrin Xhefri.

Ajo i referohej në fakt Xhefri Daniel, Kasper Kendidejt dhe Kullej Xhekson, të cilët e kishin shfaqur gjatë një kërcënimi të quajtur boogaloo. Më vonë, Xhekson u ankua se Mbreti i Popit ia vodhi autoresinë e asaj lëvizje.

Në fakt, në librin me kujtime të vitit 1988 “Moonwalk”, Jackson përmend “3 djem”, që i mësuan atij bazat e kërcënimit në rrugë. Por Xhekson pati një vizion krejtësisht të ri për këtë lëvizje:”Unë eci para-mbrapa në të njëjtën kohë, si të ecja mbi Hënë”-shkroi ai.

Miti nr.5: Majkëll Xhekson, vdiq pa hundën e tij

Pas vdekjes së Xheksonit, një artikull në “Rolling Stone” shkruante:”Trupit i mungonte proteza, që e vendoste normalisht mbi majën e hundës së tij të dëmtuar”. Por një ekspert në Los Anxheles, Ed Uinter, tha se zërat mbi mungesën e hundës ishin “absolutisht të paverteta.

Shënim: Steve Knopper, një redaktor në revistën “Rolling Stone”, është autori librit “MJ: Gjenialiteti i Majkëll Xheksonit”.

“The Washington Post” – Bota.al

Historia e vërtetë e Herkulit: Ishte më brutal dhe me një fat më tragjik, se sa tregohet në versionin popullor

Periskopi.com Fun

Gjysmë-zoti grek Herakliu, ose siç njihet më shumë me emrin e tij romak Herkuli, ka shërbyer si një frymëzim për disa filma apo seriale epike të aventurës. Ne e kemi parë Herkulin të përballohet me shumë sprova dhe vështirësi në tejkalimin e zemërimit të Hadit.

Rrëfimi klasik i udhëtimit të heroit, përmban një dashuri të pakushtëzuar, ndihmën ndaj miqve dhe pengesa të pamundura që kapërcehen.

Odiseja e tij përfundon me moralin, se qëndrueshmëria dhe vështirësitë të çojnë drejt drejtësisë dhe në triumfin e së mirës. Edhe miti origjinal, vjen me një moral të caktuar, dhe adhurohej nga grekët dhe romakët. Sipas këtij miti, Herkuli vuan si njerëzit, por ka tipare hyjnore. Ai ishte në pamjen e jashtme si çdo njeri, por i pajisur me superfuqitë, çka u mëson njerëzve që edhe heronjtë vuajnë

Kjo synonte te tregonte se tragjeditë e njerëzve janë të justifikuara, dhe të mundshme për t’u kapërcyer, pasi edhe se gjysmë-zotat vuajnë padrejtësitë e jetës së përditshme. Versioni filmik i kompanisë hollivudiane “Disney”, edhe pse i bazuar shumë tek miti, lë jashtë disa pjesë shumë të tmerrshme dhe tragjike të udhëtimit të heroit.

Në versionin e famshëm të filmit, babai i Herkulit, Zeusi, portretizohet si një Zot i dashur. Nëna e tij Hera, shfaqet gjithashtu si një grua dhe një nënë e dhembshur. Realiteti i këtij miti, është krejtësisht i ndryshëm. Zeusi ishte një tiran mizor dhe imoral. Përveç terrorizimit të të vdekurve, ai nuk hezitonte të përdorte dhunën për të marrë atë që donte.

Ai nuk ishte i gatshëm të kishte një partnere zyrtare, ndaj vetë Herkuli ishte një fëmijë i paligjshëm. Nëna e tij e vërtetë, ishte një grua me emrin Alkmene, të cilën Zeusi e mashtroi duke fjetur me të, pasi kishte marrë pamjen e burrit të saj, Amfitrion.

Prandaj, Hera e përbuzte Herkulin që nga dita kur lindi. Ajo në fillim thirri dy shtriga, për të parandaluar lindjen e tij. Kur kjo nuk funksionoi, dërgoi dy gjarpërinj për ta mbytur në djepin e tij. Herkuli shfaqi forcën e tij, dhe ndonëse ishte fëmijë, arriti të mbyste gjarpërinjtë dhe të mbrohej.

Ndërsa ai rritej dhe forca i shtohej, Hera po tërbohej gjithnjë e më shumë nga inati. Ajo u përpoq ta shkatërronte atë në çdo mënyrë të mundshme. Historia e tij e dashurisë me Megarën nuk ishte e lumtur. Në film, Megara prezantohet si ndihmëse në Had, dhe që gradualisht bie në dashuri me Herkulin.

Ajo e braktisi padronin e saj, dhe kundërshtoi dëshirat e tij për ta shkatërruar Herkulin. Historia e tyre e dashurisë mbaron me Herkulin e gatshëm të sakrifikojë jetën e tij për të, duke e shpëtuar atë nga nëntoka, dhe duke fituar në fund statusin e tij të merituar. Në mitin origjinal, Megara është gruaja e tij e parë që i dha 3 djem.

Hera e sëmuri Herkulin me një çmenduri të pakontrollueshme, dhe në njërën prej krizave të tij të forta nervore ai vret bashkëshorten e tij së bashku me fëmijët e tyre. Pasi vjen ne vete dhe e ka kuptuar atë që kishte bërë, ndjeu keqardhje të madhe, një ndjesë që e shoqëroi për pjesën tjetër të jetës.

Edhe historia e tij e dytë e dashurisë, nuk ka një fund të lumtur. Gruaja e tij, Deianira, e vrau aksidentalisht duke përdorur një helm vdekjeprurës. Ajo u mashtrua nga një centaur i quajtur Nesus, i cili i dha asaj një këmishë të helmuar për t’ia dhënë burrit të saj nëse ajo vërente se syri i tij fillonte të endet.

Pa ditur gjë ajo ndoqi këshillën, duke këmbëngulur që Herkuli të vishte dhuratën e saj. Por brenda pak çastesh, lëkura e tij u acarua dhe filloi të gërryhet. Herkuli krijoi vetë një turrë drush, për të ndihmuar veten të vdiste më shpejt. Deianira, e brejtur nga ndjenja e fajit, kryen vetëvrasje.

As Pegasi nuk ishte shoqëruesi miqësor i Herkulit. Në kundërshtim me atë që tregohet në film, në mitin origjinal, Herkuli nuk kishte asnjë lidhje me Pegasin. Ndërsa Pegasi ka ekzistuar në mitologji, ai ishte miku i një heroi tjetër, Belerofonit.

Fatkeqësisht, ai nuk ishte gjithashtu një kalë mitik dashamirës. Historia e origjinës së tij është edhe më e zymtë. Ai thuhet se doli nga qafa e masakruar e Meduzës. Ekzistojnë shumë aspekte të tjera të jetës së Herkulit që janë lënë jashtë, apo që janë zbukuruar në versionet më argëtuese moderne të historisë.

Për shembull, këto përfshijnë betejat e tij për shlyerjen e vrasjes së tij, duke kryer Dymbëdhjetë Trimëritë e tij të famshme, njëra prej të cilave ishte vrasja e Hidrës. Por sikurse pritej, në mitin origjinal ai e vrau Hidrën duke përdorur shumë më tepër dhunë, sesa na e paraqet variantin filmik i “Disney”./ Alexandra Dantzer/

VintageNews – Bota.al

Kur Papa bekoi Pokemonin dhe kuriozitete tjera që mund të mos i keni ditur

Periskopi.com Fun

Robert Heft, njeriu që krijoi flamurin e sotëm të SHBA-së, e bëri këtë në kuadër të një projekti në shkollën e mesme, për të cilën ai u vlerësua në notën B.

Gjatë luftës spanjolle-amerikane të vitit 1898, SHBA-ja dërgoi një anije luftarake për të pushtuar Guamin. Ajo gjuajti 13 herë ndaj fortesës në port, pa pësuar asnjë kundërpërgjigje. Spanjollët dërguan përmes një zyrtari një letër, ku kërkonin falje për moskthimin e ‘përshëndetjes’ pasi kishin mbetur pa barut. Ata as që ishin informuar se ndodheshin në luftë.

Në vitin 2000, Papa Gjon Pali II dha bekimin e tij për Pokemon, duke thënë se kjo lojë nuk ka “asnjë efekt anësor moral të dëmshëm”, dhe bazohet tek “lidhjet e miqësisë intensive”.

Pas tradhtisë së misionit të tyre, dhe informimit të FBI-së për agjentët nazistë që ndodheshin në SHBA, të dy burrat që shpëtuan Amerikën nga infiltrimi nazist, u përballën me rrezikun e burgimit të përjetshëm, kërcënimit të ekzekutimit më vdekje, dhe dëbimit nga Amerika.

Downing Street, rezidenca e kryeministrit të Britanisë së Madhe, mban zakonisht një mace, detyra e përditshme e të cilës është të gjuajë minjtë që mund të gjenden në godinë.

Fqinji i gangsterit amerikan, Xhon Goti, përplasi aksidentalisht djalin e Gotit. I mituri vdiq. Fqinji u rrëmbye 3 muaj më vonë, dhe askush nuk dëgjoi më kurrë për të.

Anëtarët e Partisë naziste dhe Ku Klux Klan, qëlluan për vdekje 5 njerëz të pa armatosur në Karolinën e Veriut në 1979 në mes të ditës. Edhe pse filmuan të gjithë ngjarjen, ata u liruan në dy procese gjyqësore të ndara.

Shumë vajza në Kinë, paguajnë 700 dollarë, për të kryer një operacion për qepjen e cipës së tyre të virgjërisë një natë para dasmës, në mënyrë që burrat të mund të shohin gjak në çarçafë, gjatë natës së tyre të parë.

I afërmi i fundit i Princit të Uellsit, u zhduk në fund të rebelimit të tij në vitin 1412, dhe arriti

të fshihet pavarësisht mundësisë së një faljeje nga Londra. Fati dhe vendndodhja e tij, mbeti një sekret i fshehtë i familjes, për më shumë se 600 vjet.

Shkencëtar gjerman, Gerhard Domagk, zhvilloi agjentin antibakterial Prontosil. Ai e përdori atë për të kuruar vajzën e tij, dhe parandaluar prerjen e krahut të saj. Ai fitoi Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1939.

Një numër i vogël prostitutash në Majengo, një lagje e varfër në Nairobi të Kenias, kanë treguar një imunitet të habitshëm ndaj sëmundjes së AIDS-it. Në 30 vitet e fundit, një prostitutë me emrin Agnes ka pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura me rreth 2.000 njerëzit të infektuar, dhe nuk ka treguar ende shenja të sëmundjes.

Pas rënies së Perandorisë Romake, teknologjia e prodhimit të betonit, u harrua për mbi 1000 vjet.

Aktori i njohur amerikan, Keanu Reeves, ka një fond privat mbi kanceri, për të ndihmuar spitalet e fëmijëve dhe kërkimet mbi këtë sëmundje. Ai ka shpenzuar gjithashtu mbi 5 milionë dollarë, për të ndihmuar motrën e tij në luftën e saj kundër leucemisë.

Hunët nuk kishin një sistem të shkruar. Prandaj të gjitha shënimet e tyre, u shkruan nga armiqtë e tyre, që përgjithësisht i përshkruan ata si thuajse monstruozë në pamje, në të folur dhe nës sjellje.

Në vitet 1950, një burrë i bardhë nga Teksasi në SHBA, i quajtur Xhon Hauard Grifin, iu nënshtrua ndryshimeve të shumta fizike, për t’u dukur si një njeri me ngjyrë. Ai udhëtoi për 6 javë në autobuzat e segreguar në jug të SHBA-së. Pas botimit të përvojave të tij, armiqësia dhe kërcënimet e detyruan të shkonte të banonte në Meksikë.

Pasi dëgjoi fjalimin e Kenedit për “fundin e dekadës”, një anglez vuri bast 10 paund për një koefiçent 1000/1 “që një njeri do të shkelë në sipërfaqen e hënës, para fillimit të janarit 1970”.  Dhe në fakt fitoi, shkruan bota al.

Pse Mbretëresha e Anglisë nuk ka një pasaportë, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Periskopi.com Fun

Neil Armstrong, njeriu i parë që zbriti në Hënë, mbante me vete një copë druri nga avioni “Wright Flyer” që në vitin 1903, kreu fluturimin e parë të njeriut, me një objekt më të rëndë se sa ajri.

Kur takoi yllin brazialian të futbollit Pele, presidenti amerikan Ronald Regan tha:”Emri im është Ronald Reagan, unë jam presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju nuk keni nevojë të prezantoheni, sepse të gjithë e dinë se kush është Pele!”.

Serali i mirënjohur “MTV’s 16 and pregnant” në SHBA, ndikoi në pak vite në rënien e ndjeshme të shtatzënive në mesin e adoleshenteve.

Një “cigare më e sigurtë” (Projekti XA), u zhvillua në vitet 1970. Por kompanitë e duhanit,

i bënë presion shpikësit ta fshihte shpikjen e tij, pasi kjo nënkuptonte se cigaret e tyre ishin të pasigurta.

Vite më parë, mundësi i njohur amerikan Hulk Hogan, humbi një telefonatë nga agjenti i tij, për t’u shfaqur në reklamën e një zgare shtëpie për pjekjen e mishrave. Ai ia dha atë mundësi boksierit Xhorxh Foreman, i cili ishte edhe klienti i tij. Foreman fitoi rreth 500 milionë dollarë nga ajo fushatë marketingu.

I vetmi person që votoi kundër shkuarjes në luftë me Japoninë, ishte gjithashtu kongresmenia e parë grua. Ajo votoi gjithashtu kundër hyrjes së SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore.

Në vitin 2009, e përditshmja britaike “The Sun” sulmoi kryeministrin Gordon Braun, për shqiptimin e gabuar të emrit të një ushtari britanik të vrarë në Afganistan. Në fakt, as vetë gazeta nuk ia citoi emrin si duhet.

Shkencëtari i famshëm Nikola Tesla pinte uiski çdo ditë, pasi mendonte se kjo do ta bënte atë të jetonte deri në 150 vjeç.

Edhe pse një vend prej kohësh neutral, Zvicra ka mbi 3.000 pika për të penguar hyrjen e pushtuesve, me ura të rrëmë që shemben, dhe me arileri të fshehura në një rrjet sekret tunelesh.

Enco Ferrari i tha njëherë një burri:Ju mund të jeni në gjendje të ngisni një traktor, por s’do të jeni kurrë në gjendje të drejtoni si duhet një Ferrari”. Burri u inatos aq shumë, sa që u zotua të krijojë makinën e përsosur. Emri i tij ishte Ferruço Lamborxhini.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta, nuk mban pasaportë. Për shkak se të gjitha pasaportat britanike lëshohen në emrin e saj, ajo vetë nuk ka nevojë për një të tillë. Kudo që shkon ajo, mjafton të thotë thjesht që është mbretëresha.

Aktori amerikan Vin Dizel i dërgoi Stiven Spielbergut një video të filmit të tij të shkurtër, shoqëruar me një letër që shprehte admirim për regjizorin e njohur. Më pas, Spielberg, shkroi enkas për të një rol në filmin e mirënjohur “Shpëtoni ushtarin Rajan”.

Njëra nga teoritë se pse gudulisemi, është se ajo shërben si një mekanizëm për zhvillimin e aftësitë për t’u përleshur fizikisht. Më shpesh kjo praktikohet nga prindërit tek fëmija, pasi gudulisja aktivizon zonat e ndjeshme në trup, të cilat zhvillojnë një reagim mbrojtës duke prodhuar të qeshura, të cilat e inkurajojnë ‘agresorin’ të vazhdojë.

Mbi 800 njerëz u përpoqën me saktësi të gjenin peshën e një kau në një panair në vitin 1906. Edhe pse asnjë prej tyre nuk gjeti peshën e saktë, mesatarja e të gjitha supozimeve ishte 0.8 për qind pranë peshës së vërtetë të kaut.

Fluturimi i parë i Vëllezërve Rajt në vitin 1903, nuk u prit me ndonjë entuziazëm nga publiku, Lajmi u zbeh shumë shpejt. Vëllerëzit u tallën dhe u shpërfillën, deri në një demonstrim të dytë në Francë gati 5 vjet më vonë.

Dhëmbët famëkeqë prej druri të Xhorxh Uashingtonit, ishin në fakt dhëmbë njeriu të marrë nga skllevërit.

Në vitin 1957, një pacient i sëmurë me kancer në grahmat e fundit, iu dha një ilaç i pavlerë, që bëri që tumoret e tij të “shkriheshin si topa bore mbi një sobë të nxehtë”.  Kur ai zbuloi se ai ilaç ishte dëshmtuar i paefetkshëm, tumori u kthye. Ai iu dha një version tjetër për ti provokur një tjetër ‘placebo’ dhe sëmundja u zhduk. Pasi mësoi të vërtetën, ai vdiq shumë shpejt nga kanceri, shkruan bota.al.

Gjashtë fakte që nuk i keni ditur për Leondardo DiCaprion

Periskopi.com Showbiz

Gjashtë fakte rreth jetës së aktorit me famë botërore, Leonardo DiCaprio.

  • Thuhet se ai e mori emrin nga i famshmi Leonardo Da Vinci. Nëna e tij shtatëzanë ishte duke e shikuar portretin e Da Vincit në një ekspozitë ne Firence (Itali), kur Leo shqelmoi për herë të parë në barkun e saj. Simbas Leos, babai i tij e interpretoi këtë si një shenjë nga “lart”
  • Edhe pse duket si “party boy” në Wolf of Wall Street ai thotë se asnjëherë s’ka provuar drogë në jetën e tij. U desht të mësohej si të duket “high” nga eskpertë të drograve
  • Si ambientalist që është, Leonardo bleu një ishull në Belize para më shumë se 10 vjetësh, që po vuante nga shkatërrimi i drunjëve dhe mbimeshkimi. Ishulli ishte drejt shkatërrimit, ai me bashkëpunëtorë e kthyen atë në një rezort turistik luksoz
  • Leonardo së bashku me Kate Winslet i paguan shpenzimet (për të gjithë jetën) të mbijetuares së vetme e mbetur gjallë e Titanikut, Millvina Dean, e cila s’kishte para të bëjë këtë vet.
  • Gjatë filmimeve për Django Unchained Leonardo u ndal disa herë në mes të skenes sepse kishte problem të përdorte aq shumë të shara me konotacione raciste. Samuel Jackson e kapi për dore dhe i tha “Motherfucker, this is just another Tuesday for us”
  •  Filmat ku ai ka luajtur kanë fituar më shumë se 7 miliard dollarë

Burimi: Bim Koronica/Maniakë t’filmave

‘Guri i Zotit’ që po sfidon shkencën (Foto)

Periskopi.com Fun

‘Topi Krishna’ apo ‘Vaan irai Kal’ që do të thotë ‘Guri i Zotit të Qiellit’, siç njihet tek vendorët, qëndron në një pjerrtësi prej 45 gradësh në Mahabalipuram të Indisë për 1200 vjet, shkruan Albeu.com

Ky gurë sfidon gravitetin pasi qëndron në një pozitë në të cilën normalisht nuk do të qëndrote ndonjë objekt tjetër. Madje të gjitha përpjekjet për ta rrotulluar atë poshtë kanë dështuar. Gjeologët thonë se është e pamundur që guri të ketë këtë formë kaq jonormale nga natyra.

Disa banorë thonë së është provuar më shtatë elefantë që të lëvizte por edhe kjo përpjekje nuk ka rezultuar e sukseshme. Sipas analizave, objekti në fjalë përbëhet edhe nga graniti, është 6 metra i gjatë, 5 i gjërë dhe peshon 250 tonë.

Dallimi mes vezëve me lëvozhgë të bardhë dhe atyre me të kaftë

Periskopi.com Fun

Ngjyra e vezës zakonisht varet nga ngjyra e pulës. Me fjalë të tjera, pula të bardha bëjnë vezë me guaska të bardha dhe pulat me pupla të kafe bëjnë vezë me guaska kafe.

Por ka edhe përjashtime nga ky rregull.

Për shembull, raca Araucana, e cila ka pupla të kuqërremta, shpesh bën vezë blu, ndërkohë që ndonjëherë ajo bëhet e gjelbër, rozë apo edhe jargavani.

Pse vezët me guaskë kafe zakonisht janë më të shtrenjta?

Çmimi i tyre më i shtrenjtë nuk ka të bëjë fare me vlerën ushqyese. Por ato janë më të shtrenjta për shkak të madhësisë së pulës që i bën ato.

Pulat me krahë të kuqe kërcejnë më shumë. Ato kanë nevojë për më shumë ushqim, duan më shumë tokë, duke i kushtuar më shumë rritësit dhe vezët janë më të shtrenjta në supermarket, shkruan Insajderi.

A e dini pse flamuri amerikan është i vendosur mbrapshtë në uniformat e ushtarëve?

Periskopi.com Fun

Tim Marshall, autor i librit  “Worth Dying for: The Power and Politics of Flags” sqaron përmes Business Insider se pse flamujt amerikanë vendosen në pozitë të përmbysur në uniformat e ushtarëve.

“Shumë njerëz pyesin “pse flamuri amerikan është i përmbysur përderisa gjendet në krahun e ushtarëve amerikanë? Sikurse flamuri amerikan që nuk i përkulet as një njeriu apo mbreti, ju mund ta shihni se edhe në ceremonitë Olimpike flamuri amerikan është i vetmi që nuk përkulet nga maja në secilin shtet mikëpritës. Dhe kjo nuk është shenjë mosrespekti për ata, por është shenjë respekti për flamurin amerikan. Prandaj për ta është e rëndësishme që të jetë gjithmonë i vendosur përballë.

Tash, për një shtyllë të flamurit ku yjet janë të vendosura në anën e majtë të tij, ky është pozicioni ideal. Në njërën pjesë të krahut, ju do ta shikoni ndryshe, dhe kur ushtari, marinari ose kushdo tjetër marshon përpara, flamuri amerikan duhet të duket po ashtu përpara. Ai nuk bën të mbetet mbrapa. Prandaj edhe yjet e flamurit janë të vendosura në anën e djathtë të bexhave të tyre, kështu që duken gjithmonë përballë. Ata janë çdo herë në një pozicion të veçantë.

Ju mund të mendoni se mbase është një zakon ekstem, por kur je aq i dhënë pas flamujve, atëherë kjo kthehet në pasion dhe besim ekstrem.

Dhe amerikanët e marrin shumë shumë seriozisht punën e flamurit, ka thënë Marshall./Periskopi/

Gjëra interesante të këtij Botërori që ndoshta nuk i keni vërejtur

Periskopi.com Botërori 2018

Finalja e Rusi 2018 mes Francës dhe Kroacisë ka qenë një ndeshje shumë e veçantë, por mbi të gjitha ka dhuruar disa statistika e kuriozitete të rralla. 

Këto janë rastësitë e çuditshme që kanë të bëjnë me Perunë e Danimarkën, pa harruar këtu edhe rekordin e interistëve.

4 – Franca, me moshën mesatare 26 vite e 11 ditë, u bë përfaqësuesja e katër më e re në moshë që fiton Botërorin. Më e reja ishte e Brazilit në vitin 1970 (25 vjet e 70 ditë).

0 – Franca u bë përfaqësuesja e parë në historinë e të gjithë Botërorëve që fiton titullin me sulmuesin e saj titullar (Zhiru) që nuk ka bërë qoftë edhe një gjuajtje të vetme në kuadrat në ndeshjet që ka luajtur.

2 – Lukas Hernandez dhe Antuan Grizman janë dy lojtarët e parë të historisë së Atletiko Madrid që fitojnë një Kupë Bote.

Peruja – Kampione në Kupat e Botës ku ka marrë pjesë Peru:
1930: Uruguai (luajti kundër Perusë)
1970: Brazil (luajti kundër Perusë)
1978: Argjentina (luajti kundër Perusë)
1982: Italia (luajti kundër Perusë)
2018: Franca (luajti kundër Perusë)

Danimarka –  Përfaqësuesja e Danimarkës ka hyrë në histori si e vetmja që e cila ka luajtur kundër dy finalistëve të një turneu dhe nuk është mposhtur nga asnjë prej tyre (pa përfshirë penalltitë), duke mos qenë gjithashtu asnjëherë në disavantazh në këto sfida.

12- Dejan Lovren u bë lojtari i 12 në histori që humb në të njëjtin vit edhe finalen e Ligës së Kampioneve, edhe atë të Botërorit. U bashkohet emrave si Balak, Rumenige, Lidholm e Roben.

11- Rafael Varane u bë futbollisti i 11 i cili fiton në të njëjtin vit edhe Ligën e kampioneve, edhe Kupën e Botës. I bashkohet emrave si Bekenbauer, Myler, Roberto Karlos e Karrembë.

3 – Didier Deshamp u bë personi i tretë pas Mario Zagallo dhe Franc Bekenbauer që fiton Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner.

2 – Kilian Mbape, në moshën 19 vjeç e 207 ditë, u bë adoleshenti dhe njëkohësisht futbollisti i dytë më i ri që shënon në finalen e Kupës së Botës që në periudhën kur shënoi Pele (17 vjeç e 251) ditë) në finalen e Botërorit 1958.

2 – Gol dhe autogol në të njëjtën ndeshje Botërori. Ajo që bëri Mario Manxhukiç ka vetëm një precedent në vitin 1978, në ndeshjen kur Brandts i Holandës realizonte kundër Italisë.

1 – Pol Pogba u bë lojtari i parë i Mançester Junajtid që shënonte në finalen e një Botërori.

2 – Ivan Perishiç barazoi Marko Materacin si lojtarët e vetëm që kanë shkaktuar penallti dhe shënuar gol në finalen e Kupës së Botës. Të dy, si lojtarë të Interit.

8 – Interi është skuadra lojtarët e të cilës kanë shënuar më shumë gola në finalet e Botërorëve (8), duke lënë pas Santos (5) dhe Juventus (5)

1 – Mario Manxhukiç u bë lojtari i parë që shënonte autogol në historinë e finaleve të Botërorëve. Më pas, ai u bë futbollisti i 5 që ka shënuar edhe në një finale të Champions, edhe në një të Kupës së Botës.

19 – Vazhdon rekordi i dyshes Pogba-Kante. Kjo ishte ndeshja e 19 kur ata luajnë së bashku si titullarë të Francës. Përfaqësuesja nuk ka humbur asnjë prej këtyre takimeve (15 fitore, 4 barazime).