Merkel i shkruan Kurtit: Keni detyra të rëndësishme, veçanërisht dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në marrjen e drejtimit të qeverisë.

Në letrën e urimit, Merkel, ia përmend Kurtit, disa nga vështirësitë në të cilat do të përballet qeveria e tij, por i ka dhënë mbështetje në luftën kundër luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Merkel, me theks të vecantë e ka përmendur edhe zhvillimin ekonomik, për të cilin ka thënë se është njëri ndër hapat për ta forcuar perspektivën evropiane të Kosovës.

Kancelarja Merkel, ka përsëritur se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, teksa i ka thënë Kurtit se do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.

Letra e plotë e Angela Merkelit:

I nderuar kryeministër,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.

Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë.

Do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.

Ju uroj fat dhe sukses për detyrat e ardhshme.

Juaji sinqerisht

Angela Merkel
Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë

LDK i përgjigjet ofertës për koalicion të Albin Kurtit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i është përgjigjur prerë ofertës së Albin Kurtit me refuzim.

Në një prononcim për Insajderin, Veliu ka thënë se do ta refuzojnë kërkesën e Kurtit dhe se LDK e ka kandidatën për kryeministre.

“Është e drejtë e Kurtit me bë letra e kërkesa të tilla por është e drejtë e LDK-së me i zbatu të vetat. Jo, në asnjë mënyrë nuk kemi me pranu këtë kërkesë të tij”.

“Ne e kemi vendimin e Këshillit të Përgjithshëm që e kemi caktu kandidatin për kryeministër dhe i kemi bë ftesë edhe VV-së, por kushte të tjera në LDK nuk pranojmë”, tha Veliu për Insajderin.

Veliu po ashtu ka thënë se LDK-ja me kandidaten  Vjosa Osmani.

“Ne garojmë me kryeministër tonin, me apo pa VV-në. Unë nuk po shoh ndonjë mundësi për koalicion me VV-në”, tha  Veliu.